Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mitchell nuk pret një kthim të shpejtë të Serbisë nga Perëndimi.
KOSOVË- Zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ish-ndihmës Sekretari i Shtetit në administratën e Donald Trump, West Mitchell e sheh me njohje nga Serbia dhe 5 vendet e BE-së. Në një intervistë për Euronews Albania Mitchell shprehet se pa njohje nuk do të ketë hapa të Kosovës në OKB.
“Të gjithë e dimë se pa njohje nuk do të ketë hapa të Kosovës drejt OKB dhe as hapa të Serbisë drejt BE. Në aspekt afatgjatë nuk është në interes të askujt që Serbia të varet nga ndihmat europiane, kur njëkohësisht ka lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën për energji, dhe që Kosova të mbetet një ekonomi e varur nga ndihmat e huaja dhe remitancat”, u shpreh ai.
Gjithashtu diplomati amerikan thotë se Ballkani Perëndimor mund të jetë në rrezik për destabilizim, duke iu referuar situatës në Ukrainë.
“Është e qartë që Vladimir Putin mund të krijojë paqëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor. Por mendoj se lufta në Ukrainë ka krijuar mundësi për një diplomaci shumë më kreative dhe shumë më agresive në rajon. Mendoj se Vuçiç është mbështetur pas muri dhe ka më pak linja varësie të mbështetjes ruse sesa nga e kaluara. Kjo mund ta shtyjë atë që të jetë më konstruktiv, por nevojitet që Perëndimi të bëjë më shumë presion”, theksoi Mitchell.
Megjithatë, Mitchell nuk pret një kthim të shpejtë të Serbisë nga Perëndimi.
“Serbia është e njohur për lojën e balancimit me të gjitha palët – Rusinë, Kinën, BE-në, SHBA-në, kjo është një lojë e vjetër dhe shumë e njohur. Ajo që mund të them me besim të plotë është se Serbia nuk ka të ardhme të qëndrueshme përveç se me Perëndimin. Rusia nuk është një treg i qëndrueshëm për Serbinë në të ardhmen afatgjatë. Mendoj se serbët e dinë këtë”, deklaroi ai.
Ç'po ndodh në Kosovë?
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendosur që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për pezullimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç. Në Veri po zhvillohen protestat, për ndalimin e të cilave kërkohet anulimi i vendimit për targat dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar./ Dosja.al
foto ilustruese KOSOVË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë Shqiptare që të qënd...
Emigrantë BRITANI E MADHE- Një miku im punon në një kamp në Londër ku shumë azilkërkues shkojnë për trajt...
foto ilustruese PEJË- Aurona Pelaj, infermierja që dhunoi brutalisht të moshuarën Minire Nura në qendrën e azilit "Orenda" n&...
foto ilustruese GREQI- Një rast i rëndë i abuzmit seksual është raportuar sërish në Greqi. Një 35- vjeçare k...
Kosovë ITALI- Mediat italiane i kanë dhënë jehonë zhvillimeve në veri të Kosovës që duket se sa vijnë e p...
foto ilustruese ITALI- Qeveria e re Italiane, e cila mori detyrën muajin e kaluar, është zotuar se do të godasë emigrantët me...
Pandeli Majko TIRANË- Socialisti Pandeli Majko, i cili ka shërbyer dy herë si Kryeministër i Shqipërisë dhe njëherë...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë inkurajuar privatisht liderët e Ukrainës që të tregoj&eu...
Ramush Haradinaj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në ...
Goran Rakiç SERBI- Serbët kanë mbajtur një tubim këtë të diel në veri të Mitrovicës, ku i pranishë...