23 Dhjetor 2022, 14:35
Nga d.a.
Pendarovski
MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se bazuar në vlerësimet e NATO-s, trupat e KFOR-it mund ta mbajnë situatën nën kontroll në veri të Kosovës edhe në rast të përshkallëzimit të gjendjes atje.
Në një intervistë për televizionin maqedonas, Kanal5, Pendarovski tha se situata në veri nuk është për t’u nënvlerësuar, por beson në aftësitë e Aleancës për të menaxhuar situatën.
“Situata nuk është për t’u nënvlerësuar, por NATO-ja ka fuqi të madhe atje. Nëse NATO-ja me forcat e saj ushtarake mund të qëndrojë pas Ukrainës, një vend me 45 milionë banorë, i sulmuar nga një vend me 145 milionë banorë, pa e nënvlerësuar situatën, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem nëse ka ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës”, ka deklaruar Pendarovski.
Për shkak të gjendjes së krijuar në këtë pjesë të Kosovës, presidenti maqedonas tha se çdo dhjetë ditë ka bisedime me komandantin e KFOR-it për shkak se në misionin ushtarak të NATO-s marrin pjesë edhe 65 ushtarë maqedonas.
Ai tha se nuk duhet të ketë panik shtesë në opinion lidhur me situatën në Kosovë, sikur që nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, pasi, sipas Pendarovskit, “NATO-ja e ka situatën nën kontroll deri tani dhe në të ardhmen”.
Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.
Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim./REL/
stevo pendarovski tensione në veri të kosovës
Bota
23 Dhjetor 2022, 13:52
l.S
16-vjeçari i gjendur i pajetë në lumin Shkumbin
TETOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 16-vjeça...
Bota
23 Dhjetor 2022, 13:08
l.S
Pamje nga shtëpia ku u përdhunua 15-vjeçari në Greqi
GREQI- Janë publikuar pamjet e banesës ku një 15-vjeçar n&...
Bota
23 Dhjetor 2022, 13:15
a.l
Gjukanoviç
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka kërkuar sërish ndihmën e Bashkimit Evropian për t&e...
Bota
23 Dhjetor 2022, 13:11
f,g,d,a
Foto nga sulmi
PARIS- Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur ka...
Bota
23 Dhjetor 2022, 12:31
l.S
16-vjeçari i gjetur i pajetë në Tetovë
TETOVË– Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në ...
Bota
23 Dhjetor 2022, 11:50
l.S
KOSOVË- Pas tensioneve në veri të Kosovës, disa gazetarë të mediave vendase kanë rënë pre e sulmeve nga disa pers...
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:53
a.l
BND
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të saj të inteligjencës së ja...
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:46
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i është kthyer punës në Kiev pas vizitës së ti...
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:33
a.l
Wagner
KOREJA E VERIUT- Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka mohuar një raportim mediatik ku pretendohej se kishte furnizuar me mu...
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:08
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
TIRANË- Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Ja...