LIVE UPDATES
Bota

Gjashtë vite pas Marrëveshjes së Prespës, çfarë po ndodh me tensionet mes Shkupit dhe Athinës?

Gjashtëvjetori i arritjes së Marrëveshjes së Prespës, më 17 qershor 2018, i gjen dy vendet të tensionuara, sidomos pas 12 majit, kur presidentja e re maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, nuk e ka përdorur emrin shtetëror të vendit, gjatë ceremonisë së betimit në Parlament.

17 Qershor 2024, 16:36 Nga M.B
Gjashtë vite pas Marrëveshjes së Prespës, çfarë
foto ilustruese

SHKUP- Drejtuesit e rinj të institucioneve në Shkup janë të vendosur që të mos përdorin emrin kushtetues të shtetit - Maqedonia e Veriut - qoftë brenda ose jashtë vendit, pavarësisht reagimeve të shumta nga Greqia, e cila kërkon respektimin e marrëveshjes së arritur për ndryshimin e emrit nga Maqedoni, në Maqedoni të Veriut. Gjashtëvjetori i arritjes së Marrëveshjes së Prespës, më 17 qershor 2018, i gjen dy vendet të tensionuara, sidomos pas 12 majit, kur presidentja e re maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, nuk e ka përdorur emrin shtetëror të vendit, gjatë ceremonisë së betimit në Parlament.

Edhe në një fjalim të mbajtur të dielën në Samitin për Paqe Globale, në Zvicër, emrit Maqedonia e Veriut iu referua me termin “vendi im”, ndërsa në të gjitha njoftimet që publikohen nga kabineti i saj, Davkovkës i referohen me “presidentja e shtetit”.

Mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski, po vazhdon të përdorë nëpër fjalime emrin e vjetër të shtetit, “Republika e Maqedonisë”.

“Është e drejtë e imja njerëzore ta quaj shtetin tim ashtu siç unë dua dhe e ndjej”, ka thënë Mickoski, teksa ka komentuar reagimet e palës greke, e cila ka paralajmëruar për pasoja, nëse vazhdojnë të shkelen “parimet bazë të Marrëveshjes së Prespës”.

Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim në BE qysh prej 17 dhjetorit të vitit 2005, mirëpo bisedimet për anëtarësim nuk ka mundur t’i nisë për shkak të vetos së Greqisë, vend që ka insistuar në ndryshimin e emrit të shtetit, për shkak të një rajoni që e ka në veri, me emrin “Maqedoni”.

Pas 13 vjet bllokadash, dy vendet patën arritur marrëveshje në Prespë, e cila parashihte ndërrimin e emrin nga “Republika e Maqedonisë” në “Republikë të Maqedonisë së Veriut”.

Greqia, më pas, pati hequr veton dhe dy vjet më vonë, Shkupi është anëtarësuar në NATO, dhe ka bërë hapa drejt BE-së. Mirëpo, pas zgjedhjeve të fundit që ka mbajtur Maqedonia e Veriut, që ka rezultuar me emrat e rinj në pushtet, Greqia ka paralajmëruar që do të mund të kthejë veton. Zyrtarët grekë kanë thënë se janë për forcimin e raporteve mes dy vendeve, por që diçka e tillë mund të arrihet vetëm pas respektimit të detyrimeve që dalin prej Marrëveshjes së Prespës.

Zëvendësministrja e jashtme e Greqisë, Aleksandra Papadopulo, ka thënë për mediat maqedonase se “presidentja dhe kryeministri nuk janë qytetarë të thjeshtë, dhe se për ta përdorimi i emrit kushtetues nuk është çështje personale”.

“Ne jemi fqinj, jemi aleatë në NATO dhe besoj se do të jemi edhe partnerë në Bashkimin Evropian, prandaj duam që kjo fqinjësi të vazhdojë dhe të forcohet. Greqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me shtetin tuaj. Por, ka një bazë për këtë bashkëpunim dhe ajo është Marrëveshja e Prespës. Respektimi i të gjitha obligimeve të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë Marrëveshjen e Prespës është baza për bashkëpunim. Dua të besoj dhe pres në vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e re. Mesazhi është shumë i qartë, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen. Emri i shtetit është Maqedonia e Veriut. Ky emër duhet të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë shtetit”, ka thënë Papadopulo.

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski, ka thënë se Qeveria që do të drejtojë ai do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, por beson që përdorimi i emrit të shtetit “është e drejtë e secilit që ta përdorë ashtu si e ndjen”.

Veç kësaj, Mickoski ka thënë se Qeveria e re do të hartojë një dokument me të dhëna mbi detyrimet që kanë zbatuar dy shtetet, meqë, sipas tij, edhe Athina ka detyrime që duhet të përmbushë. Ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka thënë se “pala greke ka përmbushur detyrimin kryesor të saj, zhbllokimin e anëtarësimit të vendit në NATO”. Përplasjet mes Shkupit dhe Athinës e kanë marrë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, të cilët i kanë bërë thirrje, në veçanti Maqedonisë së Veriut, që t'i respektojë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, si një dokument që garanton paqe, stabilitet dhe perspektivë evropiane për qytetarët e saj. Me rastin e gjashtëvjetorit të Marrëveshjes së Prespës, dy nënshkruesit e saj, ish-kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, kanë organizuar një konferencë për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm në Athinë. Përgjatë konferencës do të ndahet edhe një cmim për ndërmjetësuesin e bisedimeve, diplomatin amerikan, Matthew Nimetz./ REL

greqia maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më