LIVE UPDATES
Bota

Telashe edhe në fushëbetejë, edhe në Kremlin

I njohur për taktikat e tij brutale, Surovikin ka shërbyer edhe në luftërat e Çeçenisë dhe Sirisë. Emërimi i tij, në mediat perëndimore, është cilësuar si përpjekje e Kremlinit për të përmirësuar dështimet në fushëbetejë.

16 Tetor 2022, 19:18 Nga k.m.
Telashe edhe në fushëbetejë, edhe në Kremlin
Foto ilustruese

Pas aneksimit të paligjshëm të katër rajoneve të Ukrainës - Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja - presidenti rus, Vladimir Putin, është shfaqur para publikut të tij në Moskë i pamposhtur dhe i vendosur për të vazhduar tutje.

“E vërteta është në anën tonë. Forca është tek e vërteta, që do të thotë fitore. Fitorja do të jetë e jona”, ka thënë Putin.

Në realitet gjërat duken ndryshe. Forcat e Ukrainës kanë përparuar edhe brenda territoreve që Rusia pretendon se i ka aneksuar. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në një konferencë për media më 11 tetor se Ukraina është në epërsi.

“Presidenti Putin është duke dështuar në Ukrainë. Përpjekjet për aneksime, mobilizimi i pjesshëm dhe retorika për armët bërthamore paraqesin përshkallëzimin më të madh të situatës që nga fillimi i luftës. Këto tregojnë se lufta nuk po shkon siç është planifikuar”, ka thënë Stoltenberg.

Rusia ka humbur afro 6.000 ushtarë në luftën në Ukrainë, sipas shifrave të fundit që ka publikuar ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Kjo shifër është shumë më e vogël se vlerësimet e Pentagonit, që flasin për 80.000 ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur vetëm në gjashtë muajt e parë të luftës.

Putin ka shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak për luftën në Ukrainë, me synimin për të grumbulluar deri në 300.000 ushtarë. Së voni, ai ka emëruar edhe komandantin e parë të përgjithshëm për luftën në Ukrainë, gjeneralin Sergei Surovikin. I njohur për taktikat e tij brutale, Surovikin ka shërbyer edhe në luftërat e Çeçenisë dhe Sirisë. Emërimi i tij, në mediat perëndimore, është cilësuar si përpjekje e Kremlinit për të përmirësuar dështimet në fushëbetejë.

“Kjo mund të tregojë se Moska tani po e kupton se ushtria e saj është në rrezik kolapsi në Ukrainë”, ka shkruar gazeta britanike, Guardian. Emërimi i Surovikinit është “një pranim i qartë se gjërat nuk janë duke shkuar mirë”, ka shkruar BBC.

Shumë vëzhgues perëndimorë janë të prirë ta shohin regjimin rus si një monolit, por realiteti duket se ka nisur të komplikohet. Zyrtarë të linjës më të ashpër ruse kanë nisur të shprehin hapur zemërimin. Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka sulmuar direkt komandantët ushtarakë rusë për, siç ka thënë, dështimet në Ukrainë. Kadyrov ka dërguar edhe ushtarët e tij për të luftuar në shtetin fqinj.

“Nëse sot ose nesër nuk bëhen ndryshime në strategji, do të detyrohem të flas me udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe udhëheqjen e vendit për t’iu shpjeguar situatën reale në terren. Është një situatë shumë interesante. Është tronditëse”, ka thënë Kadyrov.

Oligarku rus, Yevgeniy Prigozhin, themelues i grupit të mercenarëve, Vagner, ka kritikuar po ashtu Ministrinë e Mbrojtjes, e cila udhëhiqet nga besniku i Putinit, Sergei Shoigu. Deputeti Andrei Kartapolov ka thënë se ministria duhet t’i ndalojë gënjeshtrat për gjendjen e ushtrisë ruse në Ukrainë, sepse “populli ynë nuk është aspak budalla”. Propagandistët televizivë, si Margarita Simonyan dhe Vladimir Soloviev, kanë akuzuar ushtrinë ruse për nxitje të destabilitetit në vend, duke u përpjekur të rekrutojë, siç kanë thënë, rusë të papërshtatshëm për shërbim.

Paraprakisht, mbi 40 zyrtarë të zgjedhur lokalë në të gjithë Rusinë kanë nënshkruar një peticion me thirrjen: “Kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putinit nga posti i presidentit të Federatës Ruse”.

Tani shtrohet pyetja: A do të kenë këto mospajtime të hapura pasoja politike për Putinin?

Për programin Expose të Radios Evropa e Lirë flet Sarah Wilson Sokhey, ligjëruese e shkencave politike në Universitetin e Kolorados:

“Ai [Putin] po përballet me rreziqe politike, edhe pse nuk është e qartë natyra e saktë e tyre ose e presionit që do ta largonte vërtet nga pushteti në një afat të shkurtër. Megjithatë, ka një reagim negativ prej se ka shpallur atë që e quan mobilizim të pjesshëm. Këtë e tregon edhe fakti se mijëra burra rusë po përpiqen të largohen nga vendi ose janë larguar tashmë”.

Putin, ish-spiun, ka qenë politikani më i fuqishëm i Rusisë prej se ka marrë presidencën në vitin 2000, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Boris Yeltsin. Për më shumë se dy dekada në pushtet, ai ka gëzuar reputacionin e të qenët gjithmonë fitues, thonë analistët. Sipas tyre, ai ka pasur vlerësime të larta edhe te populli, përkundër protestave të herëpashershme - ndër të fundit, ato kundër luftës në Ukrainë dhe kundër mobilizimit ushtarak, që kanë rezultuar me mijëra njerëz të arrestuar.

Sarah Wilson Sokhey, nga Universiteti i Kolorados, thotë se sondazhet e opinionit sugjerojnë se vlerësimet për Putinin janë ende të larta, por shpreh dyshim nëse ato janë të besueshme në një shtet autoritar si Rusia.

“Ka disa prova që tregojnë se popullariteti i tij ka pësuar goditje. Madje, edhe organizata e sondazheve e Kremlinit, VCIOM, ka treguar rënie të lehtë të vlerësimeve për të. Edhe Levada, që është qendër e pavarur, ka thënë se ka rënie të lehtë, por, megjithatë, vlerësimet mbeten të larta”.

“Ka arsye për të qenë skeptikë për këto të dhëna dhe për të dyshuar se qytetarët rusë ndihen rehat nëse thonë se nuk e mbështesin Putinin”, thotë Sokhey.

Në sondazhin e publikuar më 30 mars, të parin pas nisjes së luftës në Ukrainë, qendra Levada ka gjetur se mbi 80 për qind e të anketuarve rusë i mbështesin veprimet e Putinit. Sipas analistëve, regjimi i Putinit është ndërtuar mbi përfitime të ndërsjella - domethënë, oligarkëve dhe liderëve rajonalë u është dhënë leja për të vjedhur shtetin, në këmbim të besnikërisë së tyre. Nëse dalin jashtë kësaj vije, ata mund të shkatërrohen brenda natës.

Shumë analistë e cilësojnë si regjim shtypës, me mjaft mjete dhe ligje për t’i mbajtur nën kontroll qytetarët.

Brian Taylor, profesor në Universitetin Syracuse në Nju Jork, thotë për Exposenë se nuk sheh shenja të çarjeve në regjimin rus, që mund të çojnë në rrëzimin e tij. Por, shton ai, janë disa skenarë që do të mund ta rrezikonin.

“Padyshim, një humbje katastrofike ushtarake, edhe më e madhe se kjo tani; pastaj kolapsi i plotë i forcave [ruse], ikja e tyre nga fronti; rikthimi i më shumë territoreve nga Ukraina - përfshirë jo vetëm qytetin e Hersonit, por një pjesë më të madhe të rajonit - mbyllja e pikës hyrëse në Krime... Këto gjëra do të çonin në akuza më të mëdha në Moskë. Por, jo domosdoshmërisht në rënien e regjimit”.

“Nga pikëpamja e Putinit, ka gjithmonë burime për t’u hedhur në luftë, ka mënyra për të shpërbërë Ukrainën dhe për të penguar mbështetjen e Perëndimit për Ukrainën. Kështu që, aktualisht, nuk mendoj se ai ka disponim për t’u tërhequr dhe nuk mendoj se është i detyruar të tërhiqet”, thotë Taylor.

Për më tepër, Rusia nuk ka traditë të madhe të grushtshteteve të suksesshme ushtarake, shton Taylor, njëherësh autor i librit “Kodi i Putinizmit”.

“Disa njerëz kanë nxjerrë mësime nga diktaturat tjera, në të cilat, problemet ushtarake kanë çuar në kolapsin e tyre. Këto janë informacione relevante. Por, nëse e shohim në kontekstin rus, nuk ka shumë shembuj të një gjëje të tillë në histori, përveç në vitin 1917. Nëse kjo duket si viti 1917 nga këndvështrimi i Rusisë, atëherë ndoshta regjimi është në rrezik. Por, nuk mendoj se jemi në këtë pikë”, thotë Taylor.

Në vitin 1917, Rusinë e kanë përfshirë dy revolucione, që i kanë dhënë fund sundimit shekullor perandorak dhe kanë sjellë lëvizje të tilla politike dhe sociale, që kanë çuar në formimin e Bashkimit të atëhershëm Sovjetik. Sokhey thotë se marrë parasysh faktin se Perëndimi është duke i shtuar vazhdimisht sanksionet kundër Rusisë, rreziku për Putinin mund të rritet nëse elita fillon ta shohë atë si kërcënim për pasurinë e saj.

“Për të pasur protesta popullore që do ta rrëzonin Putinin, do të duhej të kishte një lëvizje të madhe dhe të qëndrueshme brenda Rusisë. Por, tash për tash së paku, kjo nuk duket se do të ndodhë, nuk duket se do të ketë lëvizje të tillë të qëndrueshme që do ta largonte me sukses nga pushteti. Një skenar më realist mund të jetë që elita e nivelit më të lartë të kthehet kundër Putinit”, thotë Sokhey.

Dy analistët thonë se, edhe nëse Putin humb pushtetin, kjo gjë nuk do të dihet deri në ditën kur do të ndodhë. Se kush do ta pasonte, po ashtu është e paqartë. Në një afat të shkurtër, ata pajtohen se luftimet në fushëbetejë do të vazhdojnë - ndoshta edhe më ashpër.

Cilido që të jetë skenari, Ukraina tashmë ka përjetuar humbje shkatërruese, si në civilë dhe ushtarë, ashtu edhe në infrastrukturë./REL

vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj