LIVE UPDATES
Bota

Të shqetësuar rreth shëndetit të tij, demokratët i kërkojnë sërish Biden të rishqyrtojë kandidimin

Biden ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet, i bindur se ai është kandidati që mund ta mundë sërish ish-presidentin Donald Trump.

18 Korrik 2024, 18:21 Nga E. D
Të shqetësuar rreth shëndetit të tij, demokratët i
joe biden

SHBA- Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për të fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokratët po e nxisin atë të rishqyrtojë çështjen e kandidimit, ndërsa ai po qëndron larg fushatës, për shkak të infektimit me COVID-19.

Biden ka këmbëngulur se nuk do të tërhiqet, i bindur se ai është kandidati që mund ta mundë sërish ish-presidentin Donald Trump.

Por publikisht dhe privatisht, demokratët me peshë po dërgojnë sinjale shqetësimi dhe disa shpresojnë se ai do t’i bëjë një rivlerësim të trajektores së garës dhe trashëgimisë së tij në drejtimin e vendit.

Gjatë javës së kaluar, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, biseduan privatisht me presidentin, duke parashtruar pikëpamjet e demokratëve në Kongres, përfshirë shqetësimet e tyre.

Të mërkurën, ligjvënësi i Kalifornisë, Adam Schiff, një aleat i ngushtë i ish- kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u bë demokrati i profilit më të lartë në Dhomën e Përfaqësuesve, që i bëri thirrje zotit Biden të tërhiqet nga gara. Ai tha se ndërsa e di që ky vendim i përket vetëm presidentit Biden, ai beson se është koha që ai të "kalojë stafetën".

Ndërsa tensionet mbi aftësinë e zotit Biden për të fituar u qetësuan disi, kryesisht pas atentatit për vrasjen e zotit Trump dhe ndërsa në Miluoki po mbahej Kuvendi Kombëtar Republikan, demokratët e dinë se kanë kohë të kufizuar për të zgjidhur shqetësimin brenda partisë pas paraqitjes së dobët të zotit Biden, në debatin e parë presidencial.

Sigurisht, shumë demokratë duan që zoti Biden të qëndrojë në garë. Dhe Komiteti Kombëtar Demokrat po vazhdon me planet për një votim virtual, për ta bërë zotin Biden zyrtarisht kandidat të partisë, që në javën e parë të gushtit, përpara Kuvendit Kombëtar Demokrat, që nis më 19 gusht në Çikago.

Të mërkurën në mbrëmje, rrjeti televiziv ‘ABC News’ dha detaje të reja rreth takimit privat të zotit Biden gjatë fundjavës me zotin Schumer në shtëpinë e presidentit në Dellauer.

Sipas njoftimit zoti Schumer i kishte thënë presidentit se do të ishte "më mirë për Partinë Demokrate dhe në të mirë të vendit, nëse ai tërhiqej”.

Një zëdhënës i zotit Schumer e quajti lajmin një spekulim të plotë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates tha se zoti Biden i kishte thënë zotit Schumer si dhe zotit Jeffries se "ai ishte i emëruari i partisë dhe se kishte në plan të fitonte e mezi priste të punonte me të dy, për të kaluar axhendën e tij 100 ditore, për të ndihmuar familjet amerikane”.

Por në mesin e demokratëve në mbarë vendin, gati dy të tretat thonë se zoti Biden duhet të largohet e të lejojë partinë e tij të emërojë një kandidat tjetër, sipas një sondazhi të ri të qendrës ‘NORC’ për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike si dhe agjencisë së lajmve ‘AP’. Kjo kundështon fort pretendimin e zotit Biden pas debatit se "demokratët e thjeshtë" vazhdonin ta mbështesnin atë edhe pse "emra të mëdhenj" të partisë i ishin kundërvënë.

Me reagimin e zotit Schiff, shkon në 20 numri i ligjvënësve demokratë në Kongres që i kanë bërë thirrje zotit Biden të tërhiqet nga gara presidenciale.

Në përgjigje të komenteve të zotit Schiff, zyrtarët e fushatës së zotit Biden vunë në dukje atë që e quajtën "mbështetje të gjerë" që gëzon presidenti për garën nga anëtarët e Kongresit në shtetet fushëbetejë, si dhe nga anëtarët afrikano-amerikanë e hispanikë të Kongresit.

Njoftimi i zotit Schiff erdhi pasi zoti Schumer dhe zoti Jeffries inkurajuan partinë që të shtyjë me një javë planet për të mbajtur votimin virtual për të emëruar zotin Biden si kandidat, gjë që mund të ndodhë të dielën, sipas dy personave që kanë dijeni mbi çështjen dhe folën në kushte anonimiteti.

Komisioni i rregullores i Komitetit Kombëtar Demokrat takohet të premten për të diskutuar se si do të funksionojë votimi virtual dhe për ta finalizuar çështjen javën e ardhshme.

"Ne nuk do të zbatojmë një proces votimi virtual të nxituar, por do të nisim një proces të rëndësishëm rishqyrtimi, se si do të funksiononte votimi virtual", shkruhej në një letër të publikuar të mërkurën të peshkopit Leah D. Daughtry dhe guvernatorit të Minesotës Tim Walz, bashkëkryetarë të komisionit të rregullores në Kuvendin Kombëtar Demokrat./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj