LIVE UPDATES
Bota

Të paktën 9 persona të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Ukrainë

Një person u shpëtua nga vendi i ngjarjes dhe katër persona besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit vazhduan kërkimet gjatë natës së kaluar.

23 Mars 2023, 11:24 Nga k.m.
Të paktën 9 persona të vrarë nga sulmet ajrore ruse në
Foto ilustruese

Të paktën nëntë persona mbetën të vrarë nga sulmet ajrore ruse në qytetet ukrainase më 22 mars, teksa luftimet e ashpra vazhduan në rajonin lindor të Donjeckut për kontrollin e qytetit të Bahmutit. Të paktën tetë persona u vranë dhe shtatë u plagosën kur u goditën dy konvikte të një kolegji në Rzhyshchiv, rreth 64 kilometra në jug të Kievit, thanë shërbimet e urgjencës në Facebook.

Një person u shpëtua nga vendi i ngjarjes dhe katër persona besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e shpëtimit vazhduan kërkimet gjatë natës së kaluar, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Disa orë më vonë, dy ndërtesa banimi u sulmuan me raketa në qytetin juglindor të Zaporizhjas. Një person u vra dhe 29 u dërguan në spital nga ai sulm, tha ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko.

Administrata ushtarake rajonale tha se sulmi "nuk kishte qëllime ushtarake".

Klymenko tha se autoritetet në vend regjistruan "një krim tjetër lufte të Federatës Ruse kundër popullsisë civile". Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se sulmet treguan se Moska nuk është e interesuar për paqe.

"Më shumë se 20 dronë vrasës iranianë, si dhe raketa, granatime të shumta. Dhe, kjo është vetëm për një natë të kaluar nën terrorin rus kundër Ukrainës,"- shkroi Zelenskyy në Twitter.

"Sa herë që dikush përpiqet të përdorë fjalën ‘paqe’ në Moskë, jepet një urdhër tjetër për sulme të tilla kriminale,"- shtoi ai, duke iu referuar dukshëm vizitës shtetërore të presidentit kinez, Xi Jinping, në Rusi, e cila përfundoi më 22 mars.

"Rusia po bombardon qytetin me egërsi shtazore. Zonat e banuara ku jetojnë njerëz të zakonshëm dhe fëmijë, po qëllohen me armë. Shteti terrorist kërkon të shkatërrojë qytetet tona, shtetin tonë, popullin tonë”, shkroi Zelenskyy në mesazhin që shoqërohej me videon e një shpërthimi të fuqishëm.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha në raportin e tij të përditshëm se Rusia ndërmori një tjetër sulm ajror masiv me dronë të prodhuar nga Irani.

“Sipas informacioneve paraprake, 16 nga 21 dronët e nisur nga armiku u shkatërruan nga mbrojtësit tanë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se kërcënimi i sulmeve ajrore mbetet i lartë në të gjithë vendin.

Në rajonin verior Zhytomyr, një sulm me dron dëmtoi një objekt të infrastrukturës, tha kreu i administratës ushtarake rajonale Vitaliy Bunechko në Telegram. Zelenskyy më 22 mars vizitoi zonën pranë Bahmutit, qytet ky që ka qenë epiqendra e luftimeve intensive prej muajsh, dhe ku janë shkaktuar humbje të mëdha për të dyja palët.

Ai u dha dekorata mbrojtësve të Bahmutit dhe u informua për situatën operacionale në frontin e luftës, tha shërbimi i tij për shtyp./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari