LIVE UPDATES
Bota

Të drejtat e emigrantëve, Britania përplaset me Gjykatën Evropiane

Britania nënshkroi një marrëveshje me Kigalin vitin e kaluar, që do priste një numër të papërcaktuar imigrantësh që do të transportoheshin atje për përpunimin e dokumenteve të azilit pa të drejtë ankese. Sipas marrëveshjes, Britania tashmë i ka paguar Ruandës 150 milionë dollarë.

19 Maj 2023, 16:00 Nga f.i
Të drejtat e emigrantëve, Britania përplaset me Gjykatën
foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pasi gjykatësit atje bllokuan fluturimet që transportonin azilkërkuesit nga Britania drejt Ruandës për përpunimin e dokumenteve. Ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të imigrantëve që mbërrijnë me varka të vogla në brigjet e Britanisë dhe qeveria beson se politika e dërgimit të tyre në Ruandë do të dekurajojë shumë njerëz që të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, shumë analistë thonë se aleatët evropianë të Britanisë nuk kanë prirjen të reformojnë gjykatën.

Autoritetet britanike kanë diktuar deri më tani këtë vit, gati shtatë mijë emigrantë që kalojnë Kanalin e Lamanshit me varka të vogla nga Franca. Totali për vitin 2022 i kaloi 45,000. Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar vazhdimisht – siç është shprehur ai – “të ndalë varkat”.

Britania nënshkroi një marrëveshje me Kigalin vitin e kaluar, që do priste një numër të papërcaktuar imigrantësh që do të transportoheshin atje për përpunimin e dokumenteve të azilit pa të drejtë ankese. Sipas marrëveshjes, Britania tashmë i ka paguar Ruandës 150 milionë dollarë.

“Është qasje e re ambicioze, por besoj se është në përputhje me detyrimet tona ndërkombëtare”, tha kryeministri britanik Rishi Sunak.

Por gjyqtarët në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nuk ishin dakord me këtë lëvizje. Ndërsa avioni i parë ishte gati të nisej për në Ruandë qershorin e kaluar, gjykata lëshoi atë që njihet si “Rregulli 39” – bllokimin e fluturimeve me arsyetimin se ato mund të shkelin Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut nënshkruese e së cilës është edhe Britania. Këshilli i Evropës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Si përgjigje, qeveria britanike ka prezantuar një legjislacion të ri i cili do të anulonte vendimet e gjykatave evropiane. Projektligji po debatohet aktualisht në parlament. Në një takim të Këshillit të Evropës këtë javë, kryeministri Sunak tha se do të përpiqet të bindë partnerët evropianë që të reformojnë vetë gjykatën.

“Ne duam të sigurojmë që Gjykata Evropiane të sillet gjithmonë në një mënyrë të drejtë, efektive dhe transparente”, tha kryeministri Sunak.

Disa analistë thonë se Evropa nuk është e predispozuar për të negociuar me Britaninë pas daljes së vendit nga BE-ja.

“Nuk jam e sigurt se ata do të bëjnë përpjekje për reformimin e një institucioni tjetër evropian për të kënaqur zotin Sunak dhe qeverinë e tij të vijës së ashpër, kur bëhet fjalë për migracionin”, thotë Camino Mortera-Martinez me Qendrën për Reformën Evropiane.

Disa anëtarë të partisë Konservatore të zotit Sunak duan që Britania të largohet nga Këshilli i Evropës dhe konventa e tij për të drejtat e njeriut. Vendi i fundit që u largua nga organizata ishte Rusia, e dëbuar vitin e kaluar pas pushtimit të Ukrainës.

“Përballë kërcënimit ‘na jep atë që duam, ose do të largohemi nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Këshilli i Evropës’, përgjigja mund të jetë ‘kjo do t’ju bënte të ngjashëm me Rusinë.’ Mendoj se do të ishte gabim që Britania ta bënte këtë për momentin, veçanërisht duke pasur parasysh se kemi një luftë në Ukrainë”, thotë analistja.

Pak më shumë se një e katërta e emigrantëve që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022 ishin shqiptarë. Britania ka deportuar mbi një mijë prej tyre. Kryeministri shqiptar tha muajin e kaluar se Britania po përjetonte një ‘krizë nervore’ lidhur me migracionin./VOA

emigrantet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet