LIVE UPDATES
Bota

G7-a do të rrisë trysninë financiare ndaj Rusisë

Zelensky, që ndodhet në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Lidhjes Arabe, flet të premten përmes internetit në takimin e G7-ës, ndërsa të dielën do të udhëtojë për në Hiroshima ku do t’iu bashkohet udhëheqësve të shtatë demokracive më të pasura, në ditën e fundit të bisedimeve

19 Maj 2023, 15:26 Nga I.A
G7-a do të rrisë trysninë financiare ndaj Rusisë
G7

JAPONI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkon të dielën në Hiroshima të Japonisë për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të Grupit të shtatë vendeve më të pasura të botës. G7-a pritet të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe të marrë masa ndaj vendeve që e ndihmojnë atë t'i shmangë sanksionet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara nga Hiroshima, me këto hapa G7-a synon të vështirësojë aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Zoti Zelensky, që ndodhet në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në takimin e Lidhjes Arabe, flet të premten përmes internetit në takimin e G7-ës, ndërsa të dielën do të udhëtojë për në Hiroshima ku do t’iu bashkohet udhëheqësve të shtatë demokracive më të pasura, në ditën e fundit të bisedimeve.

Udhëheqësit e G-7-ës pritet të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë me qëllim dobësimin e aftësive të Moskës për të financuar luftën e saj në Ukrainë.

Në një takim me kryeministrin japonez Fumio Kishida, Presidenti Joe Biden tha se grupi ndan vlera të përbashkëta.

“Masat përfshijnë mbështetjen e popullit të Ukrainës ndërsa ata e mbrojnë territorin e tyre sovran dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për agresionin e saj brutal … për të siguruar një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë presidenti amerikan, Joe Biden.

Shumica e sanksioneve janë vendosur nga SHBA-ja, kryesisht mbi asetet e rusëve me vlerë mbi 58 miliardë dollarë.

Udhëheqësit e G7-ës lëshuan një deklaratë pas takimeve me dyer të mbyllura ku thanë se “mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet”. Ata u zotuan se do “të qëndrojmë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

“Rusia e filloi këtë luftë dhe mund t'i japë fund kësaj lufte”, thanë ata.

“Viti i kaluar ishte viti i sanksioneve. Unë mendoj se ky vit është viti i zbatimit të këtyre sanksioneve, si edhe për të shqyrtuar se çfarë kontrollesh shtesë për eksportin mund të vendosen për të siguruar që Rusia nuk është në gjendje të sigurojë kapacitete ushtarake dhe të teknologjisë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj”, thotë Kimberly Donovan nga Qendra Gjeo-Ekonimike e Këshillit Atlantik.

Megjithatë, grupi nuk do të shpallë një ndalim gjithëpërfshirës për mallrat e eksportuara në Rusi.

Takimi i nivelit të lartë gjithashtu do të përqëndrohet në kundërshtimin e asaj që grupi e quan “shtrëngim ekonomik” të Kinës apo praktikat ekonomike që Pekini i shfrytëzon për të rritur ndikimin tek shtetet e treta të cilave iu ka dhënë hua apo ku ka investuar.

“Gjatë takimit, unë do të doja të shprehja vendosmërinë e palëkundur të G-7-ës për të mbështetur rendin e lirë dhe të hapur ndërkombëtar të mbështetur në sundimin e ligjit”, thotë kryerministri japonez, Fumio Kishida.

Kërcënimet bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, së bashku me valën e provave me raketa të Koresë së Veriut dhe arsenalin bërthamor të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi, kanë kontribuar që Japonia ta bëjë çarmatimin bërthamor një pjesë të rëndësishme të takimit të G7-ës. Ndërsa samiti u hap të premten, udhëheqësit e vizituan strukturën e vetme që është ende në këmbë pas bombardimit me bombë atomike të qytetit në vitin 1945 nga SHBA-të, tani një memorial për paqen.

Marrë nga VOA

volodymyr zelensky g7 lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet