Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Papunësia në Gjermani u rrit në muajin mars me 26,000 vetë – rritja më e lartë mujore kjo që nga tetori i vitit 2024. Rritja i tejkalon shumë parashikimet e analistëve.
GJERMANI - Tregu i punës në Gjermani tregoi në mars shenja të reja tensionimi, pasi papunësia u rrit ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga tetori i vitit 2024.
Numri i të papunëve u rrit me 26,000 vetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 2.92 milionë, njoftoi të premten Zyra Federale e Punës. Shifra i tejkaloi prognozat e analistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje të papunësisë me 10,000 vetë.
Në këtë mënyrë niveli i papunësisë arriti në 6.3%, nga 6.2% që ishte një muaj më parë.
Rimëkëmbja e pranverës më e ngadaltë
"Muaji mars shënon fillimin e së ashtuquajturës rimëkëmbje pranverore në tregun e punës. Megjithatë këtë vit rënia ekonomike po e ngadalëson dukshëm atë," tha Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit.
Gjermania, e cila ka përjetuar për dy vite radhazi tkurrje ekonomike, është ende duke u përballur me dobësi të vazhdueshme, veçanërisht në prodhimin industrial.
Rritja e tarifave doganore nga SHBA-ja
Sfidat ekonomike të Gjermanisë janë më të dukshme në sektorin e saj kyç të automjeteve, në të cilin kompani si Volkswagen, po shkurtojnë vende pune për shkak të rënies së kërkesës.
Presioni u shtua edhe më tej këtë javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% për automjetete importuara, vendim që pritet të godasë rëndë prodhuesit gjermanë.
Pak kërkesë në tregun e punës
Agjencia Federale e Punësimit njoftoi se krahasuar me marsin e vitit të kaluar numri i vendeve të lira të punës ka rënë ndjeshëm. Këtë vit ka pasur 64,000 më pak vende të lira pune krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që tregon për një kërkesë të ulët për fuqi punëtore.
Në dhjetëvjeçarin e fundit papunësia ka mbetur nën nivelin 3 milionë, por tendecat aktuale të bëjnë të mendosh se kjo mund të ndryshojë së shpejti./DW
Fatura IRLANDË- Stafi i një restoranti irlandez është "hakmarrë" ndaj CEO-s së i Ryanair, Michael O'Leary. Satfi pa...
Pamje nga momenti MYANMAR- Një tërmet me magnitudë 7.7 sipas shkallës Rihter goditi Myanmarin dy ditë më parë duke sjell...
Pamje nga momenti i nxjerres se gruas nga rrenojat MYANMAR - Në një moment që ka ngjallur shpresë dhe emocion në një periudh&...
Foto ilustruese GAZA- Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të dielën se 14 punonjës të shpëtimit u gjetën të ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron FRANCA - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë një thirrje të fortë p&eum...
Pasojat e termetit ne Myanmar MYANMAR - Një tërmet i fuqishëm ka goditur Myanmarin, duke shkaktuar një katastrofë natyrore me paso...
Donald Trump SHBA - Donald Trump ka sugjeruar mundësinë e një mandati të tretë presidencial, pavarësisht se Kushtetuta e SHBA...
Foto ilustruese ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Verona të Italisë. Mësohet se një 19...
Pamje satelitore nga Myanmar MYANMAR - Pamje satelitore tronditëse kanë zbuluar përmasat e jashtëzakonshme të shkatërrimit t&...
Ekrem Imamoglu GJERMANI - Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, d...