LIVE UPDATES
Bota

Talibanët prej 2 vitesh në sundim/ Ministrja gjermane: Hap drejt kthimit në Epokën e Gurit

Annalena Baerbock e hodhi poshtë mundësinë që Gjermania t’i normalizojë marrëdhëniet me qeverinë talibane, e cila nuk është njohur nga asnjë shtet deri tani.

15 Gusht 2023, 11:55 Nga k.m.
Talibanët prej 2 vitesh në sundim/ Ministrja gjermane: Hap drejt
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e ka dënuar qeverisjen e Afganistanit nga grupi islamist, Taliban, në dyvjetorin e uzurpimit të pushtetit nga talibanët.

“Dy vjet sundim nga talibanët nënkupton dy vjet kthim mbrapa drejt Epokës së Gurit për njerëzit e Afganistanit”, tha Baerbock në një komunikatë më 14 gusht. Miliona njerëz në Afganistan po vuajnë nga uria nën sundimin e talibanëve, të cilët për çdo ditë po ua heqin nga një të drejt grave dhe vajzave, tha ajo.

Baerbock e hodhi poshtë mundësinë që Gjermania t’i normalizojë marrëdhëniet me qeverinë talibane, e cila nuk është njohur nga asnjë shtet deri tani. Talibanët e morën pushtetin në dorë më 15 gusht të vitit 2021, pas largimit të forcave të SHBA-së dhe NATO-s. Që nga atëherë Afganistani i ka humbur ndihmat për zhvillimin e vendit dhe mbështetjen financiare nga donatorët perëndimorë. Pasi mbeti nën sundimin taliban, Afganistani u bë njëri prej vendeve të goditura më së rëndi nga kriza në botë, pasi më shumë se 28 milionë njerëz – apo rreth dy e treta e popullsisë së tij – ka nevojë urgjente për ndihma humanitare, sipas Human Righst Watch.

Qeveria teokratike e talibanëve ka vendosur kufizime në çdo aspekt të jetës në Afganistan, përfshirë paraqitjet fizike të banorëve, në liri të lëvizjes, në të drejtën për të punuar e studiuar, si dhe qasjen në forma të argëtimit. Gratë e kanë pësuar më së shumti, dhe grupe për të drejta të njeriut i kanë akuzuar talibanët se po tentojnë t’i zhdukin gratë nga jeta publike dhe që t’i burgosin ato nëpër shtëpi.

Deri më tani, talibanët i kanë lëshuar mbi 100 urdhra në linjë me interpretimin e tyre të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit.

Pjesëtarë të "Policisë së Moralit" i kanë ndëshkuar publikisht shkelësit e vendimeve, me raste edhe në mënyrë të dhunshme.

Burrat dhe gratë janë burgosur, apo janë rrahur me kamxhikë nëpër hapësira publike. Shumë prej urdhrave dhe kufizimeve të talibanëve janë rikujtim i veprimeve të tyre kur kanë qenë për herë të parë në pushtet, më 1996-2001, kur ata i kanë privuar afganët edhe prej të drejtave më bazike. Prej kthimit në pushtet, talibanët e kanë futur nën tavolinë Kushtetutën e Afganistanit dhe e kanë ndryshuar sistemin e drejtësisë./REL

annalena baerbock gjermani

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim