LIVE UPDATES
Bota

Takimi në Bruskel/ Weber: S'mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, pa kthimin e serbëve në institucione

Weber thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian bëri gabim kur arriti një marrëveshje mes dy shteteve në fillim të këtij viti pasi shumica e serbëve të Kosovës në veri u dorëhoqën nga institucionet nga nëntori i vitit të kaluar dhe ende nuk ka plan për rikthimin e tyre.

12 Maj 2023, 15:22 Nga a.l
Takimi në Bruskel/ Weber: S'mund të ketë zbatim të
Bodo Weber

KOSOVË- Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, mendon se Kosova dhe Serbia do ta kenë të vështirë të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel, me situatën aktuale në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Weber thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian bëri gabim kur arriti një marrëveshje mes dy shteteve në fillim të këtij viti pasi shumica e serbëve të Kosovës në veri u dorëhoqën nga institucionet nga nëntori i vitit të kaluar dhe ende nuk ka plan për rikthimin e tyre.

Pa u zgjidhur kjo çështje, mendoj se nuk do të shohim zbatim të marrëveshjes bazë dhe kjo është ajo që po shohim, jo vetëm nga (Marrëveshja e)Brukselit, por edhe nga marrëveshja për Aneksin e Zbatimit në Ohër”, tha Weber.

Kosova dhe Serbia, aktualisht, janë duke diskutuar për çështjen e themelimit të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Më 2 maj, Qeveria e Kosovës refuzoi një draft-statut që iu prezantua për këtë asociacion, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, propozoi një “draft-vizion” të tij për këtë qëllim gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.

Vizioni i tij, siç thotë Kurti, bazohet në një model kroat për pakicat kombëtare dhe siç tha më 11 maj, ai është i interesuar që të bashkëpunojë “për ta shkruar e definuar edhe më tutje këtë vizion për komunitetin serb në Kosovë”.

Duke e komentuar këtë propozim të Kurtit, Weber thotë se problemi nuk qëndron te një model apo tjetër i Asociacionit, por tek i gjithë koncepti i një bashkimi një-etnik me rrezik të keqpërdorimit nga Serbia.

Kjo është sfida që nuk mund të zgjidhet nga asnjë model. Pra, duhet të gjendet një rrugë e mesme në mes të implementimit të kësaj ideje (të Asociacionit), por duke e bërë në diçka që mundet në të vërtetë të forcojë qeverisjen lokale, por edhe diçka që nuk ndërtohet në një formë që në të ardhmen mund të përdoret si një vegël për Serbinë që të përzihet në çështje të brendshme të Kosovës”, thotë ai.

Sipas Weberit, arsyeja pse Asociacioni si i tillë mund të shkaktojë problem është për faktin se serbët e Kosovës (shumica) udhëhiqen nga një parti- Lista Serbe- e cila ka lidhje të njohura me Beogradin.

Ai thotë se demokratizimi i politikës së këtij komuniteti duhet të bëhet me intervenimin e Perëndimit. I dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak, vizitoi Kosovën dhe gjatë vizitës bisedoi edhe me qytetarë e përfaqësues politikë të serbëve në veri.

Lajçak u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut. Ai tha se qëllimi i vizitës së tij në veri ishtë që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu për të parë se si e shohin situatën ata”.

Ajo që dëgjova më shqetësoi. Ne duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqendrohemi plotësisht te normalizimi”, shkroi ai në një postim në Twitter.

Pas takimit, Lista Serbe njoftoi se me Lajçakun biseduan për situatën politike dhe të sigurisë dhe se vlerësojnë që Prishtina “çështjet e hapura i zgjidh me lëvizje të njëanshme dhe dhunë institucionale”.

Lista Serbe deklaroi se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve që janë mbajtur në komunat në veri. Më 23 prill të këtij viti, në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetarë komunash. Këto zgjedhje u shpallën pasi shumica e serbëve të asaj zone dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Serbët, në përgjithësi, i bojkotuan zgjedhjet dhe në katër komuna u zgjodhën përfaqësues shqiptarë përmes votave nga një dalje shumë e ulët e votuesve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje dolën 1.567 votues apo 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të qytetarëve atje me të drejtë vote. Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011. Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është arritur në vitin 2013, por nuk është zbatuar kurrë. Serbia ka këmbëngulur në kompetenca të gjera për këtë asociacion, ndërsa Kosova ka thënë se të tillat do ta rrezikonin funksionalitetin e shtetit.

bodo weber

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin