LIVE UPDATES
Bota

Kërcënohet kryeministri kroat, policia para objektit të Qeverisë

Ky kërcënim ndaj kryeministrit dhe qeverisë përkon me raportin e Shërbimit Informativ të Sigurisë – SOA lidhur me situatën e sigurisë në Kroaci në vitin e kaluar, i cili u publikua më 12 maj.

12 Maj 2023, 15:17 Nga a.l
Kërcënohet kryeministri kroat, policia para objektit të
Andrej Pllenkoviç

KROACI- Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç u konfirmoi gazetarëve në Dubrovnik se më 12 maj është marrë një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të Qeverisë së Kroacisë dhe se njësia për intervenim e policisë po siguron ndërtesën e Qeverisë në sheshin Markova të Zagrebit.

Ky kërcënim ndaj kryeministrit dhe qeverisë përkon me raportin e Shërbimit Informativ të Sigurisë – SOA lidhur me situatën e sigurisë në Kroaci në vitin e kaluar, i cili u publikua më 12 maj.

Dhe tani ka një kërcënim, njësia për intervenim e policisë është aktualisht para Qeverisë sepse sot në mëngjes ka pasur një kërcënim të atij lloji ndaj meje dhe anëtarëve të Qeverisë. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës dhe ne duhet të punojmë për të shtypur grupet e tilla, duke angazhuar të gjitha shërbimet që merren me këtë çështje", tha Pllenkoviç në një deklaratë për mediat në Dubrovnik.

Kryeministri kroat tha se për këtë arsye “SOA e publikoi këtë raport dhe t’i japim fund kësaj”.

“Kroacia është vend demokratik, ku respektohet sundimi i ligjit, institucionet dhe rendi kushtetues. Dhe është e sigurt se ata që duan të rrëzojnë pushtetin me mjete të dhunshme, nuk do të kalojnë pa u vënë re dhe shteti dhe institucionet e tij do të veprojnë. Ata punojnë gjatë gjithë kohës”, tha Pllenkoviç.

Kërcënimet e zbuluara të ‘individëve me pikëpamje ekstremiste’

SOA thekson se “zbuloi përpjekje të individëve me qëndrime ekstremiste dhe militante për të organizuar pasuesit e tyre në mënyrë paraushtarake, me qëllim të zbatimit të trajnimit ushtarak dhe blerjes së armëve, si dhe me qëllimin përfundimtar të përmbysjes së rendit kushtetues demokratik”.

Pllenkoviç tha në Dubrovnik se “ishin dy grupe të identifikuara shumë qartë, të cilat ndërlidhnin një rreth njerëzish, me qëllim të përmbysjes së dhunshme të rendit kushtetues”. Ai rikujtoi se para tre vjetësh, Danijell Bezuk shkoi në ndërtesën e Qeverisë, i armatosur me kallashnikov dhe filloi të qëllonte dhe në këtë rast u plagos rëndë polici Oskar Fiuri.

Keni pasur një sulm terrorist nga Bezuk, para tre vjetësh, në Banske Dvori, jo domosdo për të plagosur policin Oskar Fiuri, por për të kryer një akt terrorist kundër Qeverisë, do të thotë, kundër kryeministrit, kundër meje. Për këtë nuk ka asnjë dilema”, shtoi kryeministri kroat.

Pllenkoviç vlerësoi se “ai i ri e ka bërë këtë për shkak të atmosferës dhe ambientit, në të cilin është rritur”.

Dikush i dha armën, dikush e mësoi të shtinte, dikush e nxiti atë që të kishte atë moment vullneti që është më i rëndësishmi. Ishim me fat që nuk ia arriti qëllimit”, tha kryeministri.

Sulmi ndodhi më 12 tetor të vitit 2020. I riu, 22- vjeçar, më pas kreu vetëvrasje në një pyll aty afër, ndërkaq Prokuroria e Shtetit e cilësoi aktin e tij si terrorizëm./REL 

andrej plenkovic

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet