Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vuçiç tha para takimit që nisi pas orës 14:00 se “pesë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët” erdhën në Beograd dhe se kjo nënkupton se “sot do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për Serbinë
BEOGRAD- Takimi mes pesë diplomatëve perëndimorë dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka nisur më 21 tetor në Beograd.
Vuçiç tha para takimit që nisi pas orës 14:00 se “pesë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët” erdhën në Beograd dhe se kjo nënkupton se “sot do të jetë ndoshta një nga ditët më të vështira për Serbinë” dhe për të personalisht, sipas agjencisë së lajmeve Beta.
“Mund ta marr me mend me çfarë vijnë në Beograd ata. Nuk fle natën për shkak të kësaj. Pa fajin tonë, ne do të gjejmë një mënyrë dhe do të arrijmë ta shpëtojmë Serbinë dhe mos t’ia japim atë si dhuratë askujt. Një gjë e garantoj, nuk do ta mbroj veten, por do të luftoj dhe do ta mbroj Serbinë, pavarësisht sa shumë dhe sa të fortë janë ata [diplomatët]”, tha Vuçiç në 15-vjetorin e themelimit të Partisë Progresive Serbe. (SNS).
Diplomatët perëndimorë, dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Alessandro Cattaneo, shkuan në Beograd pasditen e të shtunës, pas një vizite në Prishtinë më herët thatë ditës, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajçak, i cili i priu pesëshes diplomatike në Prishtinë, tha se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.
Në lidhje me dialogun, Lajçak theksoi se në Kosovën dhe Serbi erdhi me një plan.
“Ne gjithmonë e kemi një plan, pra ne e kemi një plan dhe ne e diskutuam planin me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq sot më vonë. Tani nuk do të jap më shumë hollësi”, tha Lajçak.
Lajçak nënvizoi se sulmi në Banjskë vetëm se a e ka bërë edhe më të rëndësishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se ai është rruga e vetme për dy vende me aspirata evropiane.
“Dialogu është më i rëndësishëm së kurrë, sepse nëse nuk ka dialog mund të përsëritet eskalimi, dhe kjo nuk është çka duam ne, as çka doni ju. Prandaj jemi këtu. E dyta, nuk ka alternativë tjetër pos dialogut, sepse dialogu sjell normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e hap rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Lajçak./REL
Kyriakos Mitsotakis EGJIPT- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë fjalës së tij në samitin e paqes në Kajro, d&eu...
pamje nga pasojat e stuhise EVROPË- Një stuhi e fuqishme ka goditur Britaninë, Gjermaninë Veriore dhe Skandinavinë Jugore p&...
Takimi me Vuçiç SERBI- Pesë emisarët perëndimorë kanë mbërritur mesditën e sotme në Beograd dhe pa hu...
foto ilustruese GAZA- Numri i të vdekurve në Gaza që nga nisja e luftës ka shkuar në 4,385, ku 1756 prej tyre janë fëmij...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk po fle natën duke m...
Pamje nga samiti në Egjipt EGJIPT- Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi organizoi ditën e sotme një samit në Kajro një samit ...
foto nga marshimi PRISHTINË- Një marshim protestues në mbështetje të Palestinës është mbajtur ditën e sotme n&...
Albin Kurti me diplomatët evropianë KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar se pesëshja e diplomatëve evropi...
Karaibe KARAIBE- BE-ja ka ngritur shqetësime për sigurinë në lidhje me tregtinë e “pasaportave të arta” dhe ë...
foto ilustruese MAROK- Policia marokene ka deklaruar se një ditë më parë se kishte sekuestruar 1.37 ton kokainë në Casablanca...