4 Prill 2024, 07:46
Nga N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Ditën e sotme do të mbahet takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviç për çështjen e dinarit serb. Ky takim vjen pasi dy muaj më parë ka hyrë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për transaksionet me para të gatshme, ku thuhet se e vetmja valutë zyrtare është euro, duke përjashtuar kështu dinarin nga qarkullimi.
Në lidhje me këtë takim që pritet të mbahet sot ka shkruar ditë më parë i dërguari i Bashkimi Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
“Të dy palët do të kthehen në Bruksel këtë javë dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të kapërcejmë dallimet të enjten”, shkruan ai.
Pas takimit të fundit, më 25 mars në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës, Bislimi ka shprehur nevojën për një takim shtesë për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb. Ai nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth propozimeve të diskutuara në Bruksel, të ndërmjetësuara nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke shpjeguar se zbulimi i detajeve mund të kishte një ndikim negativ në procesin.
dianr kosove serbia bruksel bislimi
Bota
4 Prill 2024, 07:34
M.B
Emmanuel Macron
BRUKSEL- Franca mohoi pretendimet ruse se ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar dialog mbi Ukrainën ose pë...
Bota
4 Prill 2024, 07:43
N.F
Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Të enjten, më 4 prill, NATO-ja e feston 75-vjetorin. Kjo ngjarje do të shënohet me ceremoni të ndryshe n...
Bota
4 Prill 2024, 07:35
N.F
Foto ilustruese
IRAN-Një sulm është regjistruar në një stacion policie në jug të Iranit. Mësohet se nga ky sulm kan...
Bota
4 Prill 2024, 07:30
N.F
Foto ilustruese
JAPONI- Një tërmet nënujor me magnitudë 6.2 ka ndodhur sot brigjet e prefekturës Fukushima në verilindje...
Bota
4 Prill 2024, 07:25
M.B
Donald Trump
SHBA- Një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e ish-presidentit Donald Tr...
Bota
3 Prill 2024, 22:43
N.F
Guo Wengui
SHBA- Të martën një gjykatës amerikan nuk pranoi kërkesën e biznesmenit kinez në mërgim Guo Wengui p&eum...
Bota
3 Prill 2024, 22:40
E. D
foto ilustruese
NJU JORK- Të burgosurit në Nju Jork po padisin departamentin e korrigjimeve shtetërore lidhur me vendimin për të m...
Bota
3 Prill 2024, 22:30
E. D
HAIT- Diplomatët në një organ rajonal të Amerikës të mërkurën u kërkuan politikanëve haitianë që t...
Bota
3 Prill 2024, 22:21
E. D
Antony Blinken
SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken i bëri thirrje të mërkurën udhëheqësit të Azerbajxhanit ...
Bota
3 Prill 2024, 22:15
E. D
foto ilustruese
GAZA- Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ranë dakord për n...