LIVE UPDATES
Bota

Tajvani prodhon një nëndetëse të telekomanduar mes tensioneve me Kinën

Nëse këto nëndetëse dislokohen në një numër të madh, kompania Thunder Tiger Group thotë se ato mund të shërbejnë si një masë frenimi ndaj një sulmi të mundshëm.

4 Gusht 2023, 22:55 Nga I.A
Tajvani prodhon një nëndetëse të telekomanduar mes
Nendetese

SHBA- Rritja e tensioneve me fqinjin e saj të madh, Kinën, po nxit Tajvanin të kërkojë mënyra të reja të vetëmbrojtjes. Një kompani me seli në qytetin Taichung ka prodhuar një prototip të një nëndetëse që mund të kontrollohet nga distanca, që sipas disa analistëve, mund ta ndihmojë Tajvanin në rast të një sulmi nga një vend i madh si Kina.

Stërvitjet e fundit ushtarake të Kinës kanë rritur shqetësimin në Tajvan për kërcënimin që paraqet fqinji i tij i madh. Kina tha se stërvitjet ajrore dhe detare në shkallë të gjërë synonin të lëshonin një “paralajmërim serioz” për politikanët pro-pavarësisë në ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit dhe mbështetësit e tyre të huaj.
Tajvani i ka parë stërvitjet e ushtrisë kineze si shenjë e një konflikti të mundshëm. Një kompani në qytetin qendror të Taichungut po bënë prova me një prototip të një nëndetëseje, që mund të drejtohet nga distanca dhe në rast të një konflikti ushtarak mund të përdoret për të goditur objektiva të armikut.

Nëndetësja “Seawolf 400” është prodhuar nga Thunder Tiger Group, një kompani që merret me prodhimin e dronëve. Rreth një dekadë më parë, ajo filloi të shfrytëzonte burimet e saj për prodhimin e nëndetësve pa njerëz në bord, që mund të drejtohen nga distanca. Tani, me prototipin “Seawolf 400” dhe tensionet në rritje në ngushticën e Tajvanit, kompania gradualisht po hynë në tregun e mbrojtjes.

“Kjo është për të përmbushur nevojat e situatës aktuale në politikën botërore dhe në ngushticën e Tajvanit. Ne e kemi ndërtuar këtë platformë për përdorim të mundshëm ushtarak, megjithëse kemi plane edhe për përdorim civil”, thotë Bryan Lin, Menaxher për Teknologjinë në kompaninë Thunder Tiger Group.
Kina ka rritur presionin e saj ushtarak mbi Tajvanin vitet e fundit, duke dërguar avionë luftarakë dhe luftanije drejt ishullit pothuajse çdo ditë.

Gene Su, Menaxher i Përgjithshëm në Thunder Tiger Group thotë se teknologjia e tyre është me kosto efektive.
“Qeveria jonë dhe vendet që kanë pikëpamje të ngjashme na mbështesin në përgatitjet për një luftë asimetrike. Një shembull i luftës asimetrike në këtë rast është krahasimi i kostos së madhe të nëndetësve prej miliarda dollarësh me këtë nëndetëse të telekomanduar, me kosto relativisht të ulët, por që mund të pengojë armikun”, shpjegon ai.

“Në dekadën e kaluar, ne ndërtuam mjete zhytëse me përmasa të vogla dhe të mesme për të zëvendësuar zhytësit që dërgoheshin në misionet e zbulimit. Por më vonë e kuptuan që kemi nevojë për platforma më të mëdha dhe vendosëm të prodhonim këtë nëndetëse katër metra të gjatë. Ajo mund të mbajë më shumë pajisje shkencore si dhe mund të mbledhë e analizojë më shumë të dhëna”, shtoi ai.

Nëse këto nëndetëse dislokohen në një numër të madh, kompania Thunder Tiger Group thotë se ato mund të shërbejnë si një masë frenimi ndaj një sulmi të mundshëm.

“Së pari duhet të kuptojmë se ku janë anijet e armikut ose mjetet e tyre amfibe. Pastaj ne mund t'i lëshojmë këto nëndetëse pa njerëz në bord për të kapur në befasi palën sulmuese. Nëse armiku vëzhgon një zonë dhe përgatitet të sulmojë ne do të mund të lëshonim nëndetëset vetëvrasëse pa njerëz në bord për t’i befasuar ata", thotë analisti ushtarak Erich Shih.

Marrë nga VOA

tajvani kina bryan lin thunder tiger group

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez