LIVE UPDATES
Bota

Tajvani për konfliktin me Kinën: E paqartë kush do të na ndihmonte nga shtetet nëse fillojmë luftën

Kina e pretendon Tajvanin si territor të vetin, të cilin ka thënë se do ta vinte nën kontroll edhe me forcë në rast nevoje, ndërsa shqetësimet po rriten për një konflikt të mundshëm të armatosur.

2 Maj 2023, 14:44 Nga k.m.
Tajvani për konfliktin me Kinën: E paqartë kush do të na
Foto ilustruese

Tajvani synon të luftojë për veten në çfarëdo konflikti të armatosur me Kinën, dhe është e paqartë se cilat vende mund t’i dalin krah atij, ka thënë ministri i Jashtëm i ishullit vetëqeverisës. Kina e pretendon Tajvanin si territor të vetin, të cilin ka thënë se do ta vinte nën kontroll edhe me forcë në rast nevoje, ndërsa shqetësimet po rriten për një konflikt të mundshëm të armatosur. Joseph Wu ka thënë se Tajvani, me popullsi prej 23 milionë banorësh, krahasuar me Kinën që ka 1.4 miliard banorë, duhet të mbrojë veten dhe nuk po u kërkon vendeve të tjera të luftojë për të.

Megjithatë, i pyetur se kush mund të luftojë përkrah Tajvanit, në rast të një lufte me Kinën, Wu është përgjigjur: Kjo është pyetje shumë e mirë.

“Shumë njerëz po debatojnë paqartësinë strategjike apo qartësinë strategjike, por, ne e dimë përgjegjësinë tonë”, ka thënë Wu.

“Tajvani duhet të mbrojë veten, populli duhet ta mbrojë Tajvanin, këtë vend, dhe ne jemi të vendosur të mbrohemi dhe nuk po u kërkojmë vendeve të tjera të luftojnë për Tajvanin”, ka shtuar Wu, raporton AP.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë disa herë se forcat amerikane do të ndihmojnë për mbrojtjen e Tajvanit, ndonëse politika zyrtare amerikane mbetet e paqartë rreth dislokimit të mundshëm të forcave. Ministri i Mbrojtjes i Australisë, Richard Marles, ka thënë në mars se vendi i tij nuk ka bërë kurrfarë premtimi për ta ndihmuar SHBA-në në ndonjë konflikt të ardhshëm për Tajvanin, si pjesë e një marrëveshjeje për të siguruar nëndetëse bërthamore amerikane.

Biden dhe udhëheqësit e Australisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë njoftuar se Australia do të blejë nëndetëse sulmuese bërthamore nga SHBA-ja, për ta modernizuar flotën e saj, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit.

Kritikët australianë të marrëveshjes argumentojnë se SHBA-ja nuk do t’i jepte pesë prej nëndetëseve të saj të llojit Virginia, pa garanci se ato do të ishin në dispozicion në rast të një konflikti me Kinën për Tajvanin. I pyetur nëse Tajvanin e pret një luftë, Wu është përgjigjur: Shpresoj shumë që jo.

“Arsyeja është shumë e qartë: Lufta nënkupton shkatërrim, jo vetëm për atë që sulmohet, por ndoshta edhe për vendet e tjera”, ka theksuar Wu.

“Prandaj, në këtë moment, ndonëse po shohim se tensioni po rritet dhe se konflikti po duket më i mundshëm, ndërsa paqja ka gjasat më të vogla për t’u ruajtur, duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar shpërthimin e një lufte”, ka thënë ai.

Tajvani po punon për të ruajtur status quo-n – në thelb pavarësinë de facto, pa një deklarim formal. Ish-koloni japoneze deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, Tajvani u nda nga pjesa kontinentale e Kinës katër vjet më vonë, pasi qeveria nacionaliste e Chiang Kai-shekut iku në ishull para marrjes së pushtetit nga komunistët e Mao Zedongut.Tajvani nuk ka qenë kurrë pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe, ndonëse gjithnjë e më e izoluar në skenën diplomatike dhe e kërcënuar ushtarakisht nga Pekini, ka ruajtur një prani ndërkombëtare, të pavarur nga Pekini.

SHBA-ja mbetet aleatja më e ngushtë ushtarake dhe politike e Tajvanit, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve formale diplomatike ndërmjet tyre. Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë paralajmëruar për mundësinë e konfliktit në vitet e ardhshme, ndërsa forcat amerikane kanë rritur praninë e tyre në Azi, më së fundi në Filipine, për të reaguar në rast të një zhvillimi të tillë.

Të premten, Ministria tajvaneze e Mbrojtjes tha se ushtria e Kinës pilotoi 38 aeroplanë sulmues dhe aeroplanë të tjerë luftarakë afër Tajvanit, si pjesë e një fushate ngacmimi dhe frikësimi./REL

tajvani kina-tajvani

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez