LIVE UPDATES
Bota

Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare

Shefi i NATO-s tha se Putini bëri deklaratë të pasaktë kur gjatë fjalimit të fitores tha se trupat e NATO-s janë në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë ofruar trajnime, por “nuk po planifikojnë asnjë prani ushtarake në terren”.

18 Mars 2024, 22:43 Nga E. D
Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri
Jens Stoltenberg

RUSI- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk ishin “as të lira, e as të drejta” dhe vetëm konfirmuan se Rusia “është një shoqëri autoritare”.

Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë më 18 mars në Tbilisi, Stoltenberg tha se zgjedhjet që i dhanë presidentit Vladimir Putin mandatin e pestë “ishin të manipuluara, dhe pa dyshim, pa befasi”. Ai tha po ashtu se përpjekjet e Moskës për të mbajtur zgjedhje në territoret e pushtuara të Ukrainës ishin shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Shefi i NATO-s tha se Putini bëri deklaratë të pasaktë kur gjatë fjalimit të fitores tha se trupat e NATO-s janë në Ukrainë. Aleatët e NATO-s kanë ofruar trajnime, por “nuk po planifikojnë asnjë prani ushtarake në terren”.

Stoltenberg përsëriti se NATO vazhdon të ketë politikën e derës së hapur për shtetet që duan të anëtarësohen dhe mohoi se aleanca po “zgjerohet në mënyrë agresive kah lindja”, që ishte një prej justifikimeve që Putini përdori për të nisur pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Shteteve në Evropën Lindore u është thënë se nëse plotësojnë standardet e NATO-s dhe janë shoqëri demokratike, anëtarësimi në aleancë është i hapur për ta, tha ai.

“Ne respektojmë nëse ju nuk dëshironi të anëtarësoheni në NATO. Por, sigurisht ne respektojmë nëse ju dëshironi të anëtarësoheni në NATO”, tha Stoltenberg duke shtuar se këto shtete nuk mund të jetojnë “në një botë ku Moska vendos se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë fqinjët e saj”.

Shefi i NATO-s nuk deshi të flasë nëse Ukrainës do t’i hapet rrua për anëtarësim në NATO gjatë samitit të aleancës në Uashington në korrik, por ai tha se pret që NATO-ja të marrë “vendime që do t’i mundësojnë Ukrainës të jetë më afër NATO-s”, përfshirë hapa për t’u siguruar se ushtria e Ukrainës “është plotësisht në përputhje” me NATO-n.

I pyetur nëse aspiratat e Gjeorgjisë që t’i bashkohet NATO-s do të avancohen gjatë samitit, Stoltenberg tha se ai nuk mund të paragjykojë rezultatin e samitit.

Për herë të parë Stoltenbergu tha se Gjeorgjia dhe Ukraina “kanë përgjegjësi të ndara dhe të pavarura” kur vjen puna për aplikimet e tyre për NATO.

“Këto shtete janë në nivele të ndryshme dhe në rrugë të ndryshme”, tha ai, duke lënë të kuptohet se aplikimi i Ukrainës është më urgjent për shkak të luftës aktuale kundër forcave ruse.

“Nuk po them se Ukraina është më përpara se Gjeorgjia në të gjitha fushat. Ka vlerësime individuale, ka përpjekje individuale për të mbështetur Gjeorgjinë dhe për të mbështetur Ukrainën dhe do të jenë vendime të ndara individuale”, tha ai.

Stoltenberg, i cili u ka bërë thirrje anëtarëve të NATO-s që t’i ofrojnë Kievit municione dhe pajisjet e nevojshme ushtarake, po ashtu e pranoi se mbështetja ndërkombëtare për ushtrinë ukrainase nuk ka mbetur në nivelin e njëjtë të lartë siç ishte në fillim të luftës, duke vënë në pah se në Kongresin amerikan ende nuk është miratuar një paketë e madhe e ndihmës. Megjithatë, ai tha se ende shpreson që SHBA-ja do të pajtohet për këtë paketë sepse është edhe në interesin e sigurisë së Uashingtonit./REL

jens stoltenberg

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez