LIVE UPDATES
Bota

Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

Me një liri më të madhe për të fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar më pas qendra bërthamore dhe ka vrarë gjeneralë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë. Derisa Irani është mobilizuar për t’u hakmarrë disa orë më vonë, kapaciteti i tij – veçse i dobësuar nga sulmet e mëparshme izraelite – është rrënuar edhe më tepër.

18 Qershor 2025, 07:46 Nga r.ll
Spiunë, dronë dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin
foto ilustruese

TEL AVIV- Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të përgatitur ndër vite, që ka rezultuar me sulme precize kundrejt shënjestrave të nivelit të lartë. E udhëzuar nga spiunët dhe inteligjenca artificiale, ushtria izraelite ka nisur zjarr në terrin e natës përmes aeroplanëve luftarakë dhe dronëve të kontrabanduar, duke ia gjymtuar Iranit një pjesë të sistemeve raketore dhe atyre për mbrojtje ajrore.

Me një liri më të madhe për të fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar më pas qendra bërthamore dhe ka vrarë gjeneralë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë. Derisa Irani është mobilizuar për t’u hakmarrë disa orë më vonë, kapaciteti i tij – veçse i dobësuar nga sulmet e mëparshme izraelite – është rrënuar edhe më tepër.

Situata është përshkruar kështu pas diskutimeve me 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarë izraelitë të inteligjencës dhe sektorit ushtarak, disa prej të cilëve kanë folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushtet anonime, në mënyrë që të mund të japin më shumë informacione për operacionet. Disa prej pretendimeve të tyre nuk kanë mundur të verifikohen. Mirëpo ish-udhëheqësja e kërkimeve në agjencinë izraelite të spiunimit, Mossad, Sima Shine ka konfirmuar skeletin e sulmit, duke thënë se ka pasur informacione të brendshme se si është planifikuar dhe ekzekutuar ai.

“Sulmi është kulminacion i shumë viteve të punës së Mossadit për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit”, ka thënë Sima Shine, ish-drejtoreshë për kërkime në Mossad, dhe tani është analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Doza e befasisë është shtuar për shkak të bindjeve të zyrtarëve iranianë se Izraeli nuk do të kryente ndonjë sulm, përderisa Irani ka qenë i angazhuar në bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me programin e avancuar bërthamor Ndonëse ishte planifikuar një rund i gjashtë i takimeve mes dy vendeve të dielën në Oman, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka aktivizuar operacionin “Luani në ngritje” të premten.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë i njoftuar për nisje të sulmit. Netanyahu ka thënë ndër vite se neutralizimi i programit bërthamor të Iranit është jetik për sigurinë e Izraelit, prandaj Izraeli ka ndërmarrë veprime për të dobësuar kapacitetet e Iranit për pasurim të uraniumit në gradën ushtarake. Megjithatë, Netanyahu ka thënë se një sulm më agresiv ka qenë i domosdoshëm, pasi Irani ka vazhduar të pasurojë programin e vet, pavarësisht përpjekjeve diplomatike amerikane dhe paralajmërimeve prej vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara.Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khameini, ka bërë thirrje të vazhdueshme për shkatërrim të Izraelit. Liderët politikë iranianë kanë thënë se programi i tyre bërthamor është për qëllime të mbrojtjes, ndonëse është shteti i vetëm pa bombë që pasuron uranium në nivele pothuajse të kategorisë ushtarake.

Kontrabandimi i dronëve në Iran

Mossadi dhe ushtria izraelite kanë punuar së bashku për të paktën tre vjet për të krijuar themelin e operacionit, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës, i cili ka thënë se ka njohuri për sulmin. Sulmi është planifikuar edhe në bazë të informacioneve që ka mbledhur Izraeli gjatë valës së sulmeve ajrore në tetorin e vitit të kaluar, përgjatë së cilës “është vënë në pah dobësia e sistemeve iraniane për mbrojtje”, ka thënë Naysan Rafati, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Për të shkatërruar edhe më tepër mbrojtje ajrore iraniane dhe sistemet raketore në nisje të sulmit të javës së kaluar, agjentët e Mossadit kanë kontrabanduar armë me precizitet të lartë brenda Iranit, të cilat kanë goditur shënjestrat prej afërsisë, sipas dy zyrtarëve të sigurisë, që kanë folur në kushte anonimiteti.

Në mesin e këtyre armëve ka pasur dronë të vegjël, të cilët agjentët i kanë futur në shtet me makina, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës. Agjentët e Mossadit kanë stacionuar armë shumë afër qendrave për nisjen e raketave iraniane tokë-ajër, ka thënë Shine.Sipas saj, agjencia punon me një mori njerëzish, lokalë dhe izraelitë.

Përdorimi i inteligjencës njerëzore dhe asaj artificiale për t’i selektuar shënjestrat

Për të analizuar informacionin e mbledhur prej burimeve të ndryshme, Izraeli e ka përdorur inteligjencën artificiale, ka thënë një zyrtar i inteligjencës, i përfshirë në selektim të individëve dhe qendrave që janë shënjestruar. Ai ka thënë se inteligjenca artificiale është përdorur për t’iu ndihmuar izraelitëve që të shoshitnin thesarin e të dhënave që posedonin.

Puna ka nisur në tetorin e vitit të kaluar, sipas një zyrtari që ka folur në kushte anonime, pasi nuk ka qenë i autorizuar që të flasë për mediat; do të thotë një muaj përpara sesa Netanyahu ka deklaruar se ka urdhëruar planet për sulme. Një hulumtim i Associated Press më herët këtë vit ka shpërfaqur se ushtria izraelite përdor modele amerikane të inteligjencës artificiale në luftë, për t’i përgjuar komunikimet dhe për t’i mësuar lëvizjet e armiqve.

Këto modele janë përdorur në luftërat me Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Liban. Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, janë organizata të shpallura terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. Zyrtari i inteligjencës që është përfshirë në identifikimin e shënjestrave të mundshme, ka thënë se fillimisht opsione kanë qenë figura të larta të udhëheqësisë, ushtrisë, pastaj ato civile si dhe infrastruktura. Shënjestrat janë përzgjedhur nëse është vërtetuar se përbëjnë kërcënim për Izraelin – shembull nëse janë të përfshirë thellë në Gardën Revolucionare Islamike – forcë paramilitare që kontrollon raketat balistike të Iranit.

Ky zyrtar ka thënë se e ka pasur detyrë që të krijojë një listë me gjeneralë iranianë, përfshirë hollësitë për ta, sikurse ku punojnë dhe si e kalojnë kohën e lirë. Në mesin e zyrtarëve të lartë ushtarakë të vrarë prej të premtes është edhe gjenerali Hossein Salami, udhëheqës i Gardës Revolucionare të Iranit dhe gjenerali Mohammed Bagheri, shef i stafit të forcave të armatosura të Iranit. Përveç inteligjencës artificiale, Mossadi është mbështetur edhe në spiunë për t’i identifikuar shkencëtarët kryesorë bërthamorë dhe pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit, sipas një zyrtari të sigurisë. Të paktën tetë anëtarë të Gardës, përfshirë kreun e programit bërthamor janë vrarë në një sulm izraelit në një bunker nëntokësor.

Shënjestrimi i pajisjeve iraniane

Një tjetër aspekt i sulmit ka qenë goditja e pajisjeve iraniane që përdoren për të transportuar dhe nisur raketat. Shine ka thënë se strategjia ka qenë e ngjashme me operacionet ukrainase më herët gjatë këtij muaji në Rusi. Në atë operacion, pothuajse një e treta e bombarduesve strategjikë të Moskës janë shkatërruar apo dëmtuar me dronë të prodhuar me pak para, të cilët kanë depërtuar në territorin rus, sipas zyrtarëve ukrainas.

Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, shefi i policisë shtetërore, gjenerali Ahmadreza Radan, ka thënë se “janë zbuluar shumë pajisje që bartnin dronë të vegjël dhe disa dronë taktikë”. Sipas tij, “një numër tradhtarësh janë duke tentuar të prekin sistemin ajror për mbrojtje duke fluturuar mini-dronë”.

Sa larg shkon e gjithë kjo?

Mossadi besohet të ketë kryer një mori sulmesh në fshehtësi në programin bërthamor iranian në vjetët e fundit, përfshirë sulmet kibernetike dhe vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë. Megjithatë, rrallë e ka pranuar se ka qenë mbrapa atyre operacioneve. Në fillim të vitit 2000 e më pas, centrifugat iraniane të përdorura për pasurim të uraniumit janë shkatërruar nga i ashtuquajturi Stuxnet – virus kompjuterik – që besohet të jetë krijuar nga izraelitët dhe amerikanët.

Më 2018, Izraeli pati vjedhur arkivin e kërkimeve bërthamore të Iranit, që përfshinte dhjetëra mijëra dokumente, ka thënë Yossi Kuperwasser, gjeneral i pensionuar dhe ish-hulumtues i inteligjencës ushtarake që tani drejton Institutin e Jerusalemit për Strategji dhe Siguri.

Në korrik të vitit 2024, Izraeli e ka vrarë një lider të lartë të Hamasit, Ismail Haniyehun, me një bombë në dhomën e gjumit për mysafirë në shtëpinë e një zyrtari në Teheran. Sulmi i Izraelit javën e kaluar në zemër të programit bërthamor të Iranit dhe strukturave ushtarake nuk ka ardhur pa plan, ka thënë gjenerali i pensionuar izraelit, Amir Avivi, i cili udhëheq institutin Forumi i Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri. Ai ka thënë se ky operacion ka qenë rezultat i “inteligjencës izraelite dhe punës që është bërë ndër vite në Iran, dhe krijimit të një prezence të madhe”./REL

konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari