Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Sot është zhvilluar seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. • Seanca zgjati më shumë se 5 orë, nisi në orën 9:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 17:00. • Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nesër do të paraqesin deklaratat, avokatët e të akuzuarëve. • Ish-krerët e lartë të UÇK-së akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. • Pak para se Prokurorët të paraqisnin deklaratat e tyre, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shprehën para trupës gjykuese pafajësinë. •Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse, ku ka lexuar pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës. • Prokurori, James Pace tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë ketrajtuar shumë njerëz në disa zona të Kosovës. • Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka përshkruar, ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, si njeri me shumë autoritet, që i jepte urdhra Shtabit të Përgjithshëm. Prokurorja Clare Laëson tha se gjatë gjykimit do të shihet se si Krasniqi, sipas saj, kishte dhënë urdhra në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. • Prokurori Pace ka deklaruar se Thaçi dhe 3 të tjerët kanë ndaluar disa persona, pasi pretendonin se ishin bashkëpunëtorë të serbëve. Pace shtoi se i ndaluari ka pranuar akuzat për t'i shpëtuar torturave të mëtejshme. • Prokurori i Speciales në fjalën e tij, deklaroi se nga 440 incidente ku u ndaluan persona të ndryshëm nga UÇK-ja, së paku 144 prej tyre nuk kanë mbijetuar. • Alan Tieger ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kishin dhunuar 13 përfaqësues të LDK-së në Qirizë të Skënderajt, pasi sipas tij ata po zhvillonin një vizitë humanitare në këtë zonë. • Në monitor janë shfaqur prova, ku Specialja pretendon se UÇK-ja kishte hierarki dhe fuqi organizative. • Prokurori i specializuar, Alex Whiting në fjalën e tij para ish-krerëve të UÇK-së, tha se ata ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm dhe mbanin poste të larta drejtuese në UÇK. prokurori tha se ish-krerët e UÇK-së kryen krime lufte për të fituar pushtet gjatë luftës. • Sipas Whiting, kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin dhe torturimin e kundërshtarëve. Në fund të seancës së sotme foli mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, i cili tha ky proces gjyqësor duhet ta gjejë të vërtetën. Sipas tij, shqiptarët që u paraqitën si viktima në këtë rast kanë pranuar që të mos flisnin, por kjo nuk ka funksionuar. Ndër të tjera Laws tha se disa prej atyre që janë paraqitur si viktima janë etiketuar si tradhtarë. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi se nesër do të vazhdojë gjykimi me dëshmitë e avokatëve të të akuzuarve.
34 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Familja Geci ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë Speciale në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve tëUÇK-së në Hagë, ku u përmend emri i ish-ushtarit Gani Geci sipas së cilës organi i akuzës pretendoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka quajtur kolaboracionist dhe vrasës. Mirëpo, pika e 59 është refuzuar të nënshkruhet nga UÇK. Megjithatë, 'Specialja' rikujtoi deklaratat e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimin të cilët asokohe “demantonin” Thaçin.
Në lidhje me ketë ka reaguar Fadil Geci, familjar i ish-ushtarit Gani Geci.
“EDHE NË HAGË REXHEP SELIMI E JAKUP KRASNIQI E PASKAN THËNË TË VERTETËN PËR KUMUNIKATËN NR. 59. Ata të cilët nuk kishin histori dhe donin të krijonin “histori të rrejshme” mbi historinë e familjes sonë duke njollosur familjen tonë, vëllain tonë për të ardhur në pushtet në emër të Marksizmit dhe te Leninizmit dhe në emër të LPK-së”, ka thënë Geci në një postim në Facebook.
Ai i ka cilësuar autorët e komunikatës 59’s si marksistë-lenistë, duke akuzuar se ishin të orientuar kah Kremlinit.
“Ne familja jonë e kemi theksuar që 24 vite që do rrotullojmë çdo guri, do trokasim çdo dere për t’i demaskuar fundërrinat pa histori që donin te krijonin histori të rrejshme mbi kurrizin e atyre që historia i njeh me shekuj si familje atdhetaresh e patriotike në të gjitha kohërat të cilat kalonte populli ynë në luftëra kundër okupatoreve sllavo-rus dhe perendorisë osmane”, ka thënë ai ndër tjerash.
Geci tregoi se kë shënjestronte kjo komunikatë.
“Komunikata 59 e shtabit te LPK-se është bërë me qellim te eliminimit fizik te vëllait tonë Gani Geci dhe njollosjen e familjes tonë duke dashur te na fusin ne rendin e kolaborocionistve për te qenë këta të cekurit të lirë, të manipulojnë në Drenicë si te duan ata për epshet e tyre dhe “idealit” marksist-leninist te orientuar nga Kremlini”, ka deklaruar ai.
Sot në Gjykatën Speciale në Hagë u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata sot u njohën me akuzat e përzgjedhura nga Prokuroria Speciale. Prokurorët për më shumë se 5 orë kanë dëshmuar disa pika të aktakuzave, mes të cilave edhe ajo e ngritjes së një hirearkie dhe fuqie organizative nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i bërë përgjegjës 4 ish-udhëheqësit e luftës për vrasjen e mbi 100 personave që u tha se konsideroheshin tradhtarë. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi se nesër do të vazhdojë gjykimi me dëshmitë e avokatëve të të akuzuarve.
HAGË- Sot në Gjykatën Speciale në Hagë u mbajt seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Ata sot u njohën me akuzat e përzgjedhura nga Prokuroria Speciale. Prokurorët për më shumë se 5 orë kanë dëshmuar disa pika të aktakuzave, mes të cilave edhe ajo e ngritjes së një hirearkie dhe fuqie organizative nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i bërë përgjegjës 4 ish-udhëheqësit e luftës për vrasjen e mbi 100 personave që u tha se konsideroheshin tradhtarë.
Po ashtu prokurorët pretenduan se ish-krerët e UÇK-së kanë keqtrajtuar dhe detyruar anëtarë të LDK-së që të bëjnë deklarata publike për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për cfarë është dëshmuar më sipër, ish-krerët e UÇK-së u përshkruan si krijues të një “ndërmarrje të përbashkët kriminale” nga Zyra e Pokurorit të Specializuar.
Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting, foli i pari, duke thënë se nuk po gjykohet UÇK-ja por individët në fjalë.
“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në. Nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj. Nëse dikush e thotë këtë, e ka gabim, është e rreme. Thjesht nuk është e vërtetë. Akuzat ngrihen kundër katër personave, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, se kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin ’98 dhe ’99”, tha ai.
Në nisje të procesit gjyqësor është 'piketuar' ish-presidenti Hashim Thaçi, për të cilin prokurori ëhiting e akuzoi atë se e kishte mohuar rolin e tij dhe të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Gjatë hetimit të kësaj çështjeje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’ju dhënë prokurorëve intervistë të zgjatur dhe të video-incizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe lidhur me rolin e Shtabit të Përgjithshëm. Për shembull, z. Thaçi pretendoi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të ’98-ës dhe edhe pas kësaj date, ekzistonte vetëm në letër”, tha prokurori.
Provat që ëhiting tha se do të paraqiten gjatë procesit gjyqësor, sipas tij, do të tregojnë se këto pretendime ishin të rreme. Sipas tij, ato bien ndesh me deklaratat tjera të Thaçit dhe me deklaratat e të akuzuarve tjerë.
“Ndërkohë që do të dëgjoni provat e paraqitura gjatë këtij gjykimi, të nderuar gjykatës, ju sugjeroj t’ia bëni vetes këtë pyetje: përse z. Thaçi erdhi këtu në Hagë dhe i bëri këto pretendime të rreme sa i takon rolit të tij gjatë luftës dhe lidhur me UÇK-në. Nga çfarë donte të largohej? Çfarë po përpiqej të fshihte. Në fund, gjykimi që po fillon sot, do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha prokurori i Speciales.
Hirearkia dhe fuqia organizative e UÇK-së sipas Prokurorëve të Specializuar
Pas Alex ëhiting, fjalën e mori prokurori tjetër, Mattheë Halling i cili foli për strukturën dhe kompetencat brenda UÇK-së. Duke pasuar argumentat e kolegut të tij, Halling tha se pyetja që shtrohet përpara trupit gjykues është nëse të akuzuarit mbanin poste brenda UÇK-së që u lejojnë atyre, siç tha ai, të kryenin krime që i përmban aktakuza.
Pyetjes iu përgjigj vetë, duke thënë se provat do të tregojnë se ata kishin poste të tilla. Halling përsori një pjesë nga dëshmia e Rexhep Selimit para prokurorëve, ku kishte treguar se kush i shkruante deklaratat e UÇK-së.
“Me kalimin e kohës dhe me zhvillimin organizativ, secili nga katër të akuzuarit kishin kompetenca, autoritet dhe ndikim që ua bënë atyre të mundur që të zbatonin dhe të vinin në jetë qëllimin të përbashkët të ushtronin kontroll efektiv. Në këtë gjykim do të jetë e rëndësishme të bëhet dallimi midis asaj që aspironte të bënte UÇK-ja dhe asaj që bëri faktikisht. Në mënyrë që të mbijetonte UÇK-ja duhet të kishte një strukturë të organizuar, UÇK-ja buroi nga LPK e cila besonte se liria mund të fitohej vetëm përmes forcës, ndërkohë ishte në kundërshtim me qasjen e LDK-së dhe kryetarin e saj Ibrahim Rugova, e cila mbështeste rezistencën e politikës jo të dhunshme ndaj shtetit serb”, tha ai.
Ndër tjerash, prokurori Halling ka prezantuar edhe një organogram të strukturës së UÇK-së të nëntorit 1998, duke iu referuar të dhënave, që sipas Gjykatës Speciale, u gjetën në banesën e Jakup Krasniqit.
“Mund të shihni Krasniqin që bën me dije rolin e vet si zëvendëskomandant i UÇK-së dhe rolin që kishin tre të akuzuarit e tjerë: Hashim Thaçi politik, Rexhep Selimi inspektor i përgjithshëm, Kadri Veseli funksionar zbulimi”, tha prokurori Halling.
Ai prezantoi edhe një dokument që po ashtu tha se u gjet në banesën e Jakup Krasniqit. Sipas tij, ai dëshmon se Krasniqi i udhëzonte komandantët e zonave që të kryenin arrestime.
“Ky urdhër i fillimit të dhjetorit të vitit ’98, i nënshkruar nga Jakup Krasniqi dhe që është gjetur në banesën e tij është një shembull tjetër ku udhëzon komandantët e zonës që të urdhërojnë policinë ushtarake që t’i arrestojnë ata shtetas që i tregojnë besnikëri okupatorit, që mbajnë uniforma të policisë serbe, sepse kështu kanë kryer akte tradhtie ndaj shqiptarëve. E njëjta gjë do të bëhet në të ardhmen për çdo qytetar që është implikuar me çdo forcë policie që nuk është pjesë e UÇK-së, përpara se të vendoset statusi politik i Kosovës”, tha ai.
Pika 59
Deklarata nr. 59 e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës akuzonte ish-ushtarin Gani Geci si kolaboracionist dhe vrasës, e cila u përmend në seancën e sotme si dëshmi kundër katër ish-krerëve të UÇK-së. Sipas prokurorit, Geci kërkohej që të keqtrajtohej.
“Keqtrajtimi” i anëtarëve të LDK-së
Duke vijuar me dëshmitë, Prokuroria gjithashtu deklaroi se krerët e UÇK-së kanë keqtrajtuar personat të cilët kundërshtonin metodat e organizatës. Këta, sipas prokutorit Alan Tieger ishin pjesëtarë të partisë Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai gjithashtu pretendoi se Thaçi dhe Selimi e anëtarët të tjerë të UÇK-së, në shtator të vitit 1998 keqtrajtuan 13 përfaqësues të LDK-së në Qirez të Skënderajt, pasi ata, sipas tij, po e zhvillonin një vizitë humanitare në atë zonë.
“Ndonjëherë këta quheshin tradhtarë, bashkëpunëtorë… Provat tregojnë që personat e etiketuar kështu ndaloheshin dhe keqtrajtoshin në mënyrë të tmerrshme.Provat tregojnë gjithashtu që Hashim Thaçi iu tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK-ja nuk e njihte parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkruajnë deklarata që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja dhe iu kërkoi atyre që të jepnin dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori.
Prokurorja tjetër, Clare Laëson tha se gjatë procesit gjyqësor do të dëgjohet se Thaçi dhe Veseli kanë tentuar të detyrojën disa anëtarë të shquar të LDK-së që të bënin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së.
“Do të dëgjoni Thaçin dhe Veselin së bashku që i kanë nxjerrë të ndaluarit nga një qendër ndalimi. Këta persona nuk janë parë më kurrë që prej atëherë. Thaçin dhe Veselin, edhe njëherë tjetër bashkë mund të dëgjoni që kërkonin të detyronin anëtarë të shquar të LDK-së që të jepnin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së. Thaçin, të shoqëruar kësaj here nga një anëtar i identifikuar i NPK-së dhe nga krimineli i shpallur fajtor, Sabit Geci, që drejton ndalimin dhe merr në pyetje 13 anëtarët e delegacionit parlamentar ndërkohë që ata ishin të lënduar nga rrahjet. Ky është një incident në të cilin ka qenë i përfshirë edhe vetë Selimi”, tha prokurorja.
Një rast tjetër e ka përmendur prokurori James Pace, ku pretendon se Hashim Thaçi dhe Sabit Geci kishin marrë në pyetje disa të ndaluar, të identifikuar si rugovistë.
“Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare…Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”, tha ai.
Mbrojtësi i viktimave: Frikësohen nga hakmarrja
Në fund të seancës së sotme foli mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, i cili tha ky proces gjyqësor duhet ta gjejë të vërtetën. Sipas tij, shqiptarët që u paraqitën si viktima në këtë rast kanë pranuar që të mos flisnin, por kjo nuk ka funksionuar. Ndër të tjera Laws tha se disa prej atyre që janë paraqitur si viktima janë etiketuar si tradhtarë.
“Çmimi që u desh të paguanin ishte jeta në mërgim.Ata ishin persona të fortë. Në qoftë se ata kanë qenë duke i bërë këto krime, me siguri nuk kanë imagjinuar që do të vinte një ditë si kjo e sotmja”, tha ndër tjerash Laws.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi se nesër do të vazhdojë gjykimi me dëshmitë e avokatëve të të akuzuarve.
HAGË- Është mbyllur seanca e sotme gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve.
“Sot mbyllim seancën publike. Takohemi nesër më 4 prill në orën 09:00 paradite për të vazhduar me deklaratat hyrëse të Mbrojtjes. Fillojmë me Mbrojtjen e Thaçit”, tha Smith.
Prokuroria sot pati pesë orë kohë që të paraqes deklaratën hyrëse. Në të, pati shumë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
HAGË- Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka përshkruar, ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, si njeri me shumë autoritet, që i jepte urdhra Shtabit të Përgjithshëm. Prokurorja Clare Lawson tha se gjatë gjykimit do të shihet se si Krasniqi, sipas saj, kishte dhënë urdhra në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
“Në ndërkohë, Jakup Krasniqi do të shihet duke negociuar dhe duke dhënë urdhra të shumta – sërish në emër të Shtabit të Përgjithshëm – për arrestimin dhe lirimin e të ndaluarve. Ajo çfarë nuk do të dëgjoni, është ndonjë nga të akuzuarit duke marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet e ngritura, ose krimet që kanë vuajtur kundërshtarët, ose që të ndëshkojnë krimet që kanë vuajtur ata. Apo edhe mosreferimin e këtyre personave për UNMIK-un apo KFOR-in për hetime… Sepse krimet kanë qenë të synuara nga të akuzuarit", ka shtuar prokurorja Lawson.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Vijon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Prokurori i Gjykatës Speciale, James Pace ka deklaruar se Thaçi dhe 3 të tjerët kanë ndaluar disa persona, pasi pretendonin se ishin bashkëpunëtorë të serbëve. Pace shtoi se i ndaluari ka pranuar akuzat për t'i shpëtuar torturave të mëtejshme. Prokurori pohon se Hashim Thaçi e Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë.
“Hashim Thaçi dhe Sabit Geci morën në pyetje të ndaluarit duke i identifikuar si Rugovistë, duke i kërkuar që të nënshkruanin deklaratat për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe duke kërkuar të heqin dorë nga LDK-ja dhe të jepnin dorëheqje nga të gjitha funksionet parlamentare…Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u keqtrajtuan se ishin spiunë apo simpatizantë të presidentit Rugova dhe të LDK-së. U morën në pyetje për mbështetje të LDK-së dhe për kundërshtimin e UÇK-së”, shprehet prokurori.
Në fillim të fjalimit të tij, ai tha se ka pasur raste kur dy nga të ndaluarve u është kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale.
“Do të dëgjoni se dy prej të ndaluarve ju tha të kryenin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin, të ndaluarit rrahën përpara njëri-tjetrit, dhe kur një i ndalur kërkoi të pinte ujë e detyruan të pinte hollues boje. Në qershor 1998 dy kundërshtarë që ishin arrestuar dhe marrë në pyetje dhe në një rast rrahur rëndë prej anëtarëve të LPK-së. I çuan pastaj në drejtim të shtabit të përgjithshëm të UCK-së. Është dëshmia e një gruaje e cila e pa të birin pasi e kishin ndaluar, trupi ishte me shenja mavijosje dhe i rrahur. Kufomat e disa prej viktmave të zhdukur me forcë nuk janë gjetur më kurrë, krahas akuzave për burgim e arrestim, akte të tjera çnjerëzore, të akuzuarit akuzohen edhe me përndjekje. Dallimet mes viktimave ishin krahas moshës, përkatësisë etnike dhe profesioneve dhe kohëzgjatjes së ndalimeve. Të ndaluarit që u mbajtën në qendra ndalimi, gjatë tërë kohës janë marrë në pyetje. Ata që përceptoheshin si kundërshtarë që bashkëpunonin me forcat ushtarake e ish-Jugosllavisë”, tha ai.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Vijon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Prokurorja Clare Lawson tha se në vijim do të deklarohen prova të tjera ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për akuzat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Lawson tha se Thaçi dhe Veseli kanë detyruar disa anëtarë të shquar të LDK-së që të bënin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së. Ajo gjithashtu, përmendi edhe rastin ku Thaçi, Veseli e Selimi akuzohen se kishin keqtrajtuar 13 përfaqësues të LDK-së.
“Do të dëgjoni Thaçin dhe Veselin së bashku që i kanë nxjerrë të ndaluarit nga një qendër ndalimi. Këta persona nuk janë parë më kurrë që prej atëherë. Thaçin dhe Veselin, edhe njëherë tjetër bashkë mund të dëgjoni që kërkonin të detyronin anëtarë të shquar të LDK-së që të jepnin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së. Thaçin, të shoqëruar kësaj here nga një anëtar i identifikuar i NPK-së dhe nga krimineli i shpallur fajtor, Sabit Geci, që drejton ndalimin dhe merr në pyetje 13 anëtarët e delegacionit parlamentar ndërkohë që ata ishin të lënduar nga rrahjet. Ky është një incident në të cilin ka qenë i përfshirë edhe vetë Selimi”, tha prokurorja.
Laë son tha se në procesin gjyqësor, trupi gjykues do të dëgjojë se si Selimi, në një rast, e merrte në pyetje një të ndaluar dhe se, sipas saj, në një rast tjetër kërcënonte një gazetar.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Pas pauzës së dytë, ka nisur sërish gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi në Hagë. Për disa orë me radhë, prokurorët kanë paraqitur disa prova lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Prokurori, James Pace tha se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë ketrajtuar shumë njerëz në disa zona të Kosovës.
“Kanë bërë keqtrajtime fizike në Drenoc, Llapashticë. Viktimat u detyruan të hapin vetë varret e tyre. Të ndaluarit u vendosën në dhoma të mbuluara me gjak. Keqtrajtim të pamëshirshëm, ata që mbetën gjallë vuajnë edhe sot. Në Llapashnik, kanë bërë dëmtime të organeve trupore”, u shpreh ai.
Pace shtoi se dëshmitarët kanë pritur 25 vite që të flasin për këto krime, prandaj ata që bënë këto vepra duhet të marrin dënimin e merituar.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
FRANCË- Shqipëria ka arritur që të mbledh firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011 për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, shkruan se rruga e drejtësisë për Kosovën do të jetë e gjatë, por drejtësia do të triumfojë në fund.
Postimi i Ramës:
I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT E NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore. Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare.
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.
HAGË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca deklaron se pret që e vërteta nga gjyqi në Hagë të dalë sa më shpejtë, ndërsa shtoi se themelimi i Speciales e ka dëmtuar Kosovës.
“Nuk mund të gjykohet historia. Me popullin tonë ka ndodhur gjenocidi, ka ndodhur lufta e drejtë ka ndodhur ndihma ndërkombëtare dhe ka ndodhur liria. Këtë s’mund ta ndryshojë askush. Ne po i vuajmë disa vendime të së kaluarës. Themelimi i Gjykatës Speciale e ka dëmtuar Kosovën”, tha Konjufca.
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./ Dosja.al
KOSOVË- Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi po ndjekin procesin e gjyqit në Hagë ndaj djalit të tyre, nga shtëpia.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestori ka falenderuar shqiptarët për përkrahjen masive që iu kanë dhënë ish-krerëve të UÇK-së në marshin në Prishtinë dhe atë në Hagë. Ai ka shpërndarë në rrjete sociale një foto teksa falenderon dhe takon qytetarët që protestuan para Gjykatës me flamurin shqiptar dhe portretet e ish-krerëve të UÇK-së në flamuj.
“Faleminderit të gjithë shqiptarëve që masivisht u solidarizuan me prindërit tanë, si dje në Prishtinë, ashtu dhe sot në Hagë! Malli për babain lehtësohet nga krenaria për të kur e shohim një përkrahje kaq të madhe. Krenar me UÇK-në. Faleminderit të gjithëve! Zoti qoftë me ju”, ka shkruar ai.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ndërprerë përkohësisht. Gjykatësi Charles Smith njoftoi se do të kthehen në orën 14:30 për të përmbyllur seancën e parë gjyqësore.
Prokuroria e Specializuar gjatë prezantimit të deklaratës hyrëse përmendi rastet e ndalimit të personave nga UÇK-ja. James Pace tha se anëtarët e UÇK-së u hoqën lirinë qindra individëve pa proces të rregullt gjyqësor.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./ Dosja.al
HAGË- Prokurori i Speciales në fjalën e tij, deklaroi se nga 440 incidente ku u ndaluan persona të ndryshëm nga UÇK-ja, së paku 144 prej tyre nuk kanë mbijetuar.
“Ata vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin kolaboracionistë”, tha prokurori i ZPS-së.
Prokurori në fjalën e tij u shpreh se ata ishin edhe pjesëtarë të UÇK-së e disa serbë, boshnjakë, romë e të tjerë.
“U ndaluan si kolaboracionistë. Në atë kohë, kjo akuzë ishte e rëndë e madje vdekjeprurëse”, tha ai.
Në Jabllanicë, ai tha ishin rrahur për vdekje së paku dy persona. Njëri ishte vrarë me armë zjarri e tjetri kishte vdekur nga rrahja, edhe pasi ishte dërguar në një spital të UÇK-së. Prokurori tha se në Llapushnik u mbajtën 38 persona, të gjithë pa proces gjyqësor. Ai tha se të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e dhjetë personave.
“Një grup tjetër prej 20 personave u liruan, kurse 2 nga ta që u arratisën, u kapën dhe u vranë", tha ai.
Prokurori përmendi edhe fshatin Zllash, ku UÇK mbajti së paku 8 persona.
“Ata akuzohen për vrasjen dhe zhdukjen me forcë të së paku një personi”.
Sipas aktakuzës, ky person, gjatë 18 ditëve të mbajtjes, u akuzua si kolaboracionist dhe u rrah edhe me shkop bejzbolli. Prokurori tha se në një vend tjetër ku u mbajtën të ndaluarit nga UÇK-ja ishin edhe në Kleçkë. Madje për këtë vend, ai paralajmëroi gjykatën se do të dëgjojnë shumë gjatë këtij procesi gjyqësor.
HAGË- Prokurori i Speciales, Alan Tieger ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kishin dhunuar 13 përfaqësues të LDK-së në Qirizë të Skënderajt, pasi sipas tij ata po zhvillonin një vizitë humanitare në këtë zonë.Tieger citoi një deklaratë për shtyp, që pretendoi se ishte e policisë ushtarake të UÇK-së dhe që fliste për arrestimin e 13 përfaqësuesve të një delegacioni parlamentar. Përveç Thaçit e Selimit, sipas prokurorit, në keqtrajtimin e tyre kishin marrë pjesë edhe anëtarë tjerë të UÇK-së.
“Provat tregojnë gjithashtu që Hashim Thaçi iu tha anëtarëve të delegacionit të arrestuar se UÇK-ja nuk e njihte parlamentin e Kosovës, i pyeti ata dhe i bëri ata që të shkuajnë deklarata që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja dhe iu kërkoi atyre që të jepnin dorëheqje nga postet parlamentare”, tha prokurori Tieger.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Detaje nga gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një nga gazetarët e Euronews.al ka ndjekur procesin nga afër, ndërsa ka ndarë për televizionin detaje. Ai tha se fillimisht për të hyrë brenda u desh të linte celularin, lap topin dhe gjithçka për të parë pjesën procesin. Xhemajl Rexha tregoi se në galerinë afër gazetarëve ishin familjarët e ish-krerëve, Krasniqi, Selimi dhe Veseli. Gazetari tregoi më tej se gjëja e parë që zoti Selimi bëri ishte përshëndetja e bashkëshortes. Ndërsa, Thaçi ishte më serioz dhe mbante qëndrim.
“Ishte një moment absolutisht shumë i veçantë. Ishte mundësia për të parë për herë të parë nga afër ish-presidentin Thaçi, zotërinjtë Krasniqi, Selimi, Veseli pas dy vitesh e gjysmë të mbajtjes në Hagë. Në galerinë publike fare afër gazetarëve ishin familjarët e tyre. Gjëja e parë që zoti Selimi bëri ishtë përshëndetja e bashkëshortes. Ai ishte më në disponim. Thaçi ishte më serioz dhe mbante qëndrim,” – u shpreh Rexha.
Gazetari nënvizoi se janë 10 krime lufte për të cilat akuzohen ish-liderët e UÇK-së.
HAGË- Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur se as lufta e UÇK-së dhe, siç tha ai, as e Kosovës për liri s’janë në gjyq dhe s’duhet të gjykohen. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', ai tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
“As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni”, ka shkruar ai në Facebook.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Protesta para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përfunduar. Në këtë protestë morën pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku u shprehën se ish-krerëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.
Mes të pranishmëve ka qenë edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endri Thaçi i cili tha se e vërteta dhe liria do të fitojë. Ndërsa vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi tha se pret një gjykim të drejtë. Saka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës, Ragip Xhaka tha para protestuesëve se po synohet të dëmtohet historia.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Prokuroria Speciale në fillim të gjykimit ndaj ish-krerëve shqiptarë të luftës, deklaron se ata kishin nisur krijimin e një ndërmarrjeje dhe organizimi të përbashkët kriminal. Në monitor janë shfaqur prova, ku Specialja pretendon se UÇK-ja kishte hierarki dhe fuqi organizative.
Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specilizuar, Alex ëhiting, tha se do të ofrojnë prova që dëshmojnë se UÇK-ja, siç tha ai, kishte hierarki dhe për autoritetin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit në Shtabin e Përgjithshëm.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, sot në Hagëështë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. BBC ka publikuar njëpërmbledhje të asaj se çfarëështë deklaruar deri më tani nga palët, Prokuroria Speciale dhe ish-krerët e UÇK-së. Shkrimi nis me deklaratën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se është i pafajshëm për akuzat e krimes së luftës dhe krime kundër njerëzimit. BB shkruan se gjyqi filloi me fjalët hyrëse të prokurorisë. Thaçi po gjykohet së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi dhe ish-komandantin e UÇK-së Rexhep Selimi. Të katër të bashkëpandehurit, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë si gjatë dhe pas luftës, mohojnë çdo keqbërje.
SHKRIMI I PLOTË I BBC:
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai doli në gjyq të hënën me tre të bashkëpandehur, të akuzuar për vrasjen e afro 100 njerëzve dhe mizori të tjera, përfshirë zhdukjet me forcë.
Akuzat datojnë nga lufta e pavarësisë së Kosovës kundër Serbisë në vitet 1998-99, në të cilën vdiqën më shumë se 10,000.
Zoti Thaçi ishte bashkëthemelues i një grupi që luftonte për pavarësi dhe konsiderohet si hero në Kosovë.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) u krijua në fillim të viteve 1990 si një grup militant i shqiptarëve etnikë, në atë që atëherë ishte një provincë e Serbisë, dhe gjatë luftës supozohet se ka kryer sulme ndaj pakicës etnike serbe të rajonit.
Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, Thaçi u bë kryeministri i parë dhe më vonë president, por dha dorëheqjen në vitin 2020 për t'u përballur me akuzat në Hagë.
Viktimat dhe grupet e të drejtave të njeriut shpresojnë se gjykimi i tij - në një gjykatë speciale të njohur si Dhomat e Specializuara të Kosovës - do të zbulojë se çfarë ndodhi me disa nga mijëra njerëz që u zhdukën gjatë konfliktit në Kosovë.
Sipas aktakuzës së gjykatës, krimet ndodhën në më shumë se 100 lokacione në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore, ku civilët serbë dyshohet se u ndaluan dhe u keqtrajtuan ose u vranë.
Çfarë ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Gjyqi filloi me fjalët hyrëse të prokurorisë. Gjyqtarët do të dëgjojnë gjithashtu avokatët mbrojtës dhe një përfaqësues të këshillit të viktimave të luftës të Kosovës. Zoti Thaçi po gjykohet së bashku me ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi dhe ish-komandantin e UÇK-së Rexhep Selimi.
Të katër të bashkëpandehurit, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë si gjatë dhe pas luftës, mohojnë çdo keqbërje.
“Unë e kuptoj aktakuzën dhe nuk jam plotësisht fajtor”, tha z. Thaçi në gjyq.
Lëvizja për pavarësi në Kosovë filloi pas vendimit të presidentit serb Slobodan Millosheviç në vitin 1989 për t'i hequr provincës statusin e saj vetëqeverisës. Tensionet çuan në luftë në shkallë të gjerë në 1998, e cila përfundoi vetëm pasi një fushatë ajrore e NATO-s kundër Serbisë bëri që forcat e saj të largoheshin nga krahina. Kosova shpalli pavarësinë e saj në mënyrë të njëanshme në vitin 2008 dhe u njoh nga 99 nga 193 shtete anëtare të OKB-së, por jo nga Serbia.
Në rastin e parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës dënuan me 26 vjet burg komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa, i cili ishte në krye të një burgu ku ndodheshin torturat. Ai apelon kundër dënimit. Në vitin 2007-12, ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u gjykua dy herë dhe u lirua nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi.
Përshtatur nga BBC
HAGË- Qindra shqiptarë po marrin pjesë në protestën e organizuar kundër gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Mes të pranishme është edhe vajza e Kransiqit, Gresa e cila tha se pret një gjykim të drejtë.
“Është emocion i dhimshëm, por neve po na mban krenaria, duke pasur parasysh që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”, tha Krasniqi.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Prokurori i specializuar, Alex Whiting në fjalën e tij para ish-krerëve të UÇK-së, tha se ata ishin anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm dhe mbanin poste të larta drejtuese në UÇK.
“Të katër pa asnjë dyshim ishin udhëheqësit parësor të UÇK-së. Por kishte edhe një anë tjetër më të errët të udhëheqjes së tyre dhe ky është objekti i gjykimit që po fillon sot”, tha ëhiting.
Prokurori Whiting ka shtuar se shumica e viktimave ishin shqiptarë të Kosovës.
“Kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin, torturimin dhe nganjëherë edhe vdekjen e kundërshtarëve”, tha ai.
Më herët Whiting tha se Gjykata nuk akuzon UÇK-në dhe të gjithë anëtarët e saj, dhe se nëse dikush e thotë këtë kjo nuk është e vërtetë.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se Gjykata Speciale nuk po gjykon luftën e UÇK-së, por të katër ish-krerëve të akuzuar për krime lufte, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Përmes një postimi në 'Twitter', Rohde ka komentuar edhe marshimin e djeshëm në Prishtinë ku u shpreh se e drejta për të protestuar është thelbësore dhe tregoi një shoqëri civile të emancipuar në Kosovë.
“E drejta për të protestuar është thelbësore në çdo demokraci, dhe marshi i djeshëm në Prishtinë tregoi një shoqëri civile të emancipuar në Kosovë. Por dua të ritheksoj: Nuk është UÇK-ja ajo që po gjykohet, por individë që akuzohen për krime të rënda lufte/krime kundër njerëzimit, zhdukje të personave dhe tortura. Drejtësia për viktimat mbetet e rëndësishme – pa mosndëshkim për askënd. Gjykata Speciales ka mbështetjen e plotë”, ka shkruar Rohde.
The right to demonstrate is essential in any democracy, and yesterdays‘ manifestation in Pristina showed a thriving civil society in ????????. But I would also like to reiterate: It is not the KLA which is on trial… 1/2 https://t.co/ZFnwxUOlWh
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 3, 2023
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Prokuroria Speciale në Hagë ka shpalosur aktakuzën kundër 4 krerëve të UÇK-së më procesin gjyqësor të filluar sot, ndërsa ka pretenduar sërish pikën 35 të aktakuzës, 'Ndërmarrje Kriminale të Përbashkët', e cila përfshin pothuajse tërë UÇK-në.
Megjithëse me herët Prokuroria Speciale pretendoi se ky proces është ndaj individëve dhe jo ndaj UÇK-së, ajo ka ripërsëritur pikën 35 ku i portretizon si anëtarë të “Ndërmarrjes Kriminale të Përbashkët” pothuajse të gjithë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së – nga Shtabi i Përgjithshëm, Komandantët dhe Zëvendëskomandantët e Zonave, të Brigadave, të Njësiteve, e deri te ushtarët më të thjeshtë dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Një numër i madh shqiptarësh nga diaspora dhe të tjerë që kanë udhëtuar nga Kosova po protestojën duke kërkyar drejtësi për ish-krerët e UshtrisëÇlirimtare të Kosovës ndaj të cilëve Gjykata Speciale ka nisur sot gjykimin. Në mes të protestuesëve është edhe babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Ky i fundit ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve në këtë protestë ku tha se po synohet të dëmtohet historia.
“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.
Ragip Xhaka ishte i burgosur politik gjatë pushtimit serb. Paraditen e djeshme në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./ Dosja.al
HAGË- Prokurori i Speciales, Alex Whiting tha se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi donin t’i eliminonin kundështarët për shkaqe politike. Gjatë fjalës hyrëse, prokurori tha se ish-krerët e UÇK-së kryen krime lufte për të fituar pushtet gjatë luftës. Sipas Whiting, kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin dhe torturimin e kundërshtarëve.
“Provat, do të tregojnë që katër të akuzuarit në rolin e tyre si udhëheqës të lartë në shtabin e përgjithshëm, mbështetën dhe zbatuan një politikë e cila vinte në shënjestër ata persona që konsideroheshin prej tyre si kundërshtarë, përfshirë ata që akuzoheshin si kolaboracionistë; shpesh mbështetur nga asgjë, përpos lidhjeve me institucionet serbe si dhe personat e përceptuar si jombështetës të qëllimeve apo mjeteve të UÇK-së dhe më vonë të qeverisë së Kosovës. Kjo politikë e promovuar nga të akuzuarit gjatë periudhës së aktakuzës synonte burgosjen, keqtrajtimin dhe torturimin dhe ndonjëherë vdekjen e kundërshtarëve”, ka thënë ai.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
PRISHTINË- Endrit Thaçi, djali i ish- presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas nisjes së gjykimit ndaj Thaçit dhe tre krerëve të UÇK-së në Hagë. Një ditë pas protestës që u mbajt në Prishtinë, ai ka ndarë foto, duke i thënë edhe një mesazh të atit.
“Sot fillon gjyqi. Fillon edhe beteja e radhës për të vërtetën. Me zemrën plot siç ishin edhe sheshet dje plot, e vërteta e luftës dhe lirisë do të fiton. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj,”- ka shkruar ai.

Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Prokurori Alex ëhiting në seancën e zhvilluar ndaj ish-katër krerëve të UÇK-së është shprehur se akuzat kanë të bëjnë me ata dhe jo me gjithë UÇK-në. Gjatë fjalës së tij, ai tha se akuzat janë ngritur vetëm për ish-krerët e UÇK-së.
“Kjo çështje gjyqësore nuk kërkon të procedojë UÇK-në dhe nuk akuzon të gjithë anëtarët e saj. Akuzat ngrihen kundër katër vetëve. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bënin fare me krimet për të cilat është ngritur aktakuza”, ka thënë ëhiting.
Ai është shprehur se një prej çështjeve më të ndjeshme të këtij rasti ka të bëjë me frikësimin e dëshmitarëve. Sipas tij, disa prej dëshmitarëve që do të paraqiten në seancë gjatë procesit gjyqësor do të kenë “frikë” që të tregojnë për ato që kanë përjetuar.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi u shpreh përballë togave të zeza në Hagë se nuk bie dakord me akuzat që janë ngritur ndaj tij. Teksa iu kërkua që të tregonte nëse e kupton akuzën që është ngritur ndaj tij, Krasniqi u shpreh se e ka të vështirë duke shtuar se është i pafajshëm e se nuk mban asnjë përgjegjësi për atë që është shkruar.
‘E kam të vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën si është përpiluar kjo akuzë. S'kam asnjë lidhje me akuzat që lexoi prokuroja. Akuzën e kuptoj kështu siç është, por nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet. Jam krejtësisht i pafajshëm.’- u shpreh Krasniqi.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka konfirmuar në deklarimin e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë se është i pafajshëm. Teksa u pyet nga trupa gjykuese nëse është i vetëdijshëm për akuzat që janë ngritur ndaj tij, Selimi u shpreh se i njeh e madje shtoi se është i pafajshëm.
"Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e akuzës"
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka deklaruar para Gjykatës Speciale, se është i pafajshëm. Teksa u pyet nëse e kupton akuzën që është ngritur ndaj tij, Veseli tha se e kupton por është i pafajshëm.
Pyetja- A e kuptoni aktakuzën?
Veseli: E kuptoj
Pyetja- Konfirmoni vetëdeklarimin tuaj.
Veseli- Po gjithsesi e shpreh pakënaqësinë time, megjithatë ju falenderoj, tërësisht i pafajshëm.
Çfarë po ndodh sot?
Sot në Gjykatën e Hagës, që prej orës 09:00, ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, deklarojnë se janë të pafajshëm për 4 akuza për krime lufte dhe 6 akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës në Hagë për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është vetëdeklaruar i pafajshëm para togave të zeza në Gjykatën e Hagës. Ai është pyetur nëse e kupton akuzën e ngritur ndaj tij, gjë që Thaçi e ka konfirmuar.
PYETJE: Në paraqitjen e parë 9 nëntor 2020 u vetëdeklaruat i pafajshëm për të gjitha pikat, a konfirmoni deklarimin fillestar?
Hashim Thaçi: E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm.
HAGË- Shumë shqiptarë presin me ankth në Hagë, aty ku po zhvillohet gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së. Në mesin e shumë protestuesve, ndodhet edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.
Ai me qindra bashkatdhetarë të tjerë, janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale të Hagës.
Sot në Gjykatën e Hagës ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë, Memli Krasniqi bashkë me Uran Ismailin dhe Abelard Tahirin ndodhen sot në Hagë, pasi është duke u zhvilluar gjyqi ndaj ish krerëve të UÇK-së. Teksa ka ndarë një foto në rrjetin e tij social, ai është shprehur i bindur se ata do të dalin fitimtarë në këtë betejë.
“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar ai.
Sot në Gjykatën e Hagës ka nisur gjykimi ndaj katër ish-krerëve të lartë të UÇK-së, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për katër akuza për krime lufte dhe gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale që prej vitit 2020. Një grup shqiptarësh janë mbledhur para gjykatës për të protestuar e kërkuar lirimin e tyre./Dosja.al
HAGË- Dhjetëra autobusë me shqiptarë kanë shkuar në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve sot do të fillojë gjykimi. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, qytetarët janë mbledhur për të tubuar, me flamuj të kuq dhe plisa.
Autobusët kanë ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika dhe protesta pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjyqi në atë orë duhet të ketë nisur prej një orë. Po ashtu, edhe dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësinë, ku morën pjesë afër 100 mijë persona.