LIVE UPDATES
Bota

Sky Shield: Mbrojtje ajrore për Europën

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë, dhe ka hedhur dritë mbi aftësitë mbrojtëse tëNATO-s dhe Europës. Tani është duke u bërë armatosja, janë duke u përgatitur strategji të reja mbrojtjeje. Këtu bën pjesë mbrojtja nga sulmet e mundshme të raketave ruse, nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet dhe arrin tek një konfrontim me Moskën.

30 Shtator 2023, 09:36 Nga A.B

Sky Shield: Mbrojtje ajrore për Europën

Sky Shield, sistemi i mbrojtjes ajrore i propozuar nga Gjermania mendohet të forcojë mburojën e NATO-s për Europën. Çfarë duhet ditur për këtë nismë, që filloi si reagim ndaj sulmit të Rusisë kundër Ukrainës?

Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka kthyer luftën në Europë, dhe ka hedhur dritë mbi aftësitë mbrojtëse tëNATO-s dhe Europës. Tani është duke u bërë armatosja, janë duke u përgatitur strategji të reja mbrojtjeje. Këtu bën pjesë mbrojtja nga sulmet e mundshme të raketave ruse, nëse lufta në Ukrainë përshkallëzohet dhe arrin tek një konfrontim me Moskën.

Pjesëmarrëse 19 vende europiane

Por mburoja mbrojtëse e NATO-s për Europën ka të çara që pritet të mbyllen nga sistemi i mbrojtjes ajrore, European Sky Shield Initiative, ESSI, propozuar nga Gjermania më tetor 2022. 15 vende nënshkruan në atë kohë një deklaratë të përbashkët në kuadër të takimit të NATO-s në Bruksel, për të krijuar një mbrojtje europiane nga ajri. Krah Gjermanisë, nënshkruan Belgjika, Bullgaria, Estonia, Finlanda, Britania e Madhe, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Rumania, si dhe Sllovakia, Sllovenia, Çekia dhe Hungaria. Më vonë nismës iu bashkuan edhe Danimarka, Suedia, Austria dhe Zvicra.

Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) foli për "fitore të sigurisë për gjithë Europën dhe argumentoi se mbrojtja ajrore europiane është me kosto më të ulët dhe me aftësi më të mëdha, se sa çdo shtet të ngrejë mbrojtjen vet, që kushton shumë dhe është komplekse. Franca, Italia dhe Polonia nuk marrin pjesë në këtë nismë. Parisi kritikoi duke thënë se ky nuk është një projekt i pastër europian, sepse pritet të blihet teknologji nga Izraeli dhe SHBA.

Synimi i Sky Shield është të krijojë sisteme mbrojtëse sa më të koordinuara, me rreze të shkurtër, të mesme dhe të gjatë për të shmangur çdo lloj rreziku që mund të vijë nga ajri. Ministria gjermane e Mbrojtjes, përcakton në faqen e saj të internetit, si rreze të shkurtër një distantë prej 15 kilometrash dhe një lartësi maksimale prej 6 kilometrash. Rrezja e mesme, sipas saj, është 15 deri 50 kilometra larg dhe deri 25 kilometra lartësi; rrezja e madhe është më shumë se 50 kilometra larg dhe deri 35 kilometra lartësi.

IRIS-T për mbrojtje nga sulmet me dronë

"Në të tre nga këto fusha ekzistojnë të çara, që mendohet të mbyllen nga ESSI, përkatësisht mundësitë ekzistojnë tashmë, por ato duhen forcuar ose shtuar,” shkruan ministria gjermane e Mbrojtjes.

Për rrezet e shkurtra deri të mesme sistemet ekzistuese të mbrojtjes duhen zëvendësuar nga sistemet moderne të IRIS-T. Ky sistem i prodhuar në Gjermani, mund të sigurojë mbrojtjen nga raketat, raketat drejtuese, dronët, avionët dhe helikopterët në një largësi deri 40 kilometra dhe lartësi deri 20 kilometra.

Në qershor të 2023, Komisioni i buxhetit të Parlamentit gjerman, Bundestag dha dritën jeshile për krijimin e gjashtë njësive të tilla. Deri tani IRIS-T nuk është vënë në përdorim nga ushtria gjermane. Por forcat ajrore gjermane janë të ushtruara me këtë sistem, sepse kanë bërë trajnimin e ushtarëve ukrainas. Gjermania i ka dhënë deri tani dy njësi të tilla Ukrainës.

Për mbrojtjen ajrore më të shtrirë, ushtria gjermane, Bundeswehr, ka në dispozicion sistemin Patriot të armëve (Phased Array Tracking Radar to Intercept on Target), i cili është ende efektiv por duhet modernizuar. Ky sistem amerikan që bën nga toka mbrojtjen ajrore kundër raketave, përdoret kundër avionëve, raketave të drejtuara dhe raketave me rreze të mesme veprimi. Mbas vitit 1984, Patriot është vënë në përdorim nga shumë forca të armatosura, përfshirë edhe Bundeswehrin gjerman.

Përmirësime duhen bërë sidomos në mbrojtjen kundër raketave të drejtuara. Për shkak të nivelit të ulët të fluturimit të tyre dhe kapjes me vonesë të shkaktuar nga niveli i ulët i fluturimit, mbrojtja kundër tyre mund bëhet kryesisht me sistemet moderne të mbrojtjes si Patriot ose IRIS-T. Një mbrojtje gjithëpërfshirëse e sipërfaqes është, sipas të dhënave të Bundeswehrit, "shumë e kushtueshme dhe e mundshme vetëm me përdorimin e shumë sistemeve dhe bën të qartë domosdoshmërinë e një bashkëpunimi ndërkombëtar.”

Një e çarë tjetër ka të bëjë me mbrojtjen nga raketat me rreze të gjatë veprimi, që mund të qëllojnë objektiva edhe jashtë atmosferës së tokës. "Kjo e çarë duhet mbyllur shpejt, sidomos sepse Rusia e ka një armë të tillë. Gjermania duhet të jetë në gjendje që të mbrohet më shpejt se deri tani nga raketat drejtuese me rreze veprimi më të gjatë se 1000 kilometra,” shkruan ministria gjermane e Mbrojtjes.

Këtë gjë mund ta bëjë sistemi amerikano- izraelit i mbrojtjes kundër raketave, Arrow 3, i cili do të vihet në përdorim në Gjermani deri në fund të 2025. Komisioni për buxhetin dhe shpenzimet për mbrojtjen në Parlamentin gjerman, aprovoi në qershor të 2023 blerjen e tij. Sipas të dhënave izraelite, ai kushton gati katër miliardë euro. Arrow 3 mund të shkatërrojë raketat sulmuese që ndodhen në lartësinë deri 100 kilometra në fillim të stratosferës dhe ka rreze veprimi që arrin deri në 2400 kilometra. Ngjashëm si Patriot, Arrow 3 funksionon i lidhur me një pajisje mobile që bën ndezjen, një stacion të lëvizshëm kontrolli, një stacion mobil radarësh dhe raketa të drejtuara.

Një kupolë e padukshme për një territor sa më të madh

Vendet që marrin pjesë në nismën European Sky Shield duan të krijojë së bashku sistemet e duhura të mbrojtjes, në mënyrë që së bashku të mbulojnë sa më shumë territor me kosto sa më të ulët. Për këtë tregohet kujdes për të parë çfarë nevojash ka cili vend. Anëtarët e ESSI kanë rënë dakord që të mbështesin njëri tjetrin me sisteme armësh dhe municionin përkatës. Nëpërmjet krijimit dhe mbarëvajtjes së përbashkët, duhen ulur kostot e blerjes dhe mbajtjes në përdorim. Në Gjermani kjo pasuri qindra miliardë euroshe e financuar nga borxhet, ka krijuar mundësinë e investimeve për Bundeswehrin në ngritjen e një sistemi modern të mbrojtjes ajrore./DW

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet