LIVE UPDATES
Bota

“Skenari i makthit”, Izraeli po shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur Iranit

Pas këtij sulmi, Izraeli është duke i shqyrtuar opsionet e veta, të cilat, sipas analistëve, mund të jenë nga një ofensive diplomatike për ta izoluar Iranin, deri te sulmet ushtarake mbi Republikën Islamike.

17 Prill 2024, 07:45 Nga N.F
“Skenari i makthit”, Izraeli po shqyrton opsionet për
Foto ilustruese

IZRAEL- Sulmi i paparë i Iranit kundër Izraelit e ka shtyrë Lindjen e Mesme buzë një lufte të përgjithshme. Teherani i lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit më 13 prill, duke e kryer sulmin e parë të drejtpërdrejtë kundër armikut të vet të përbetuar.

Pas këtij sulmi, Izraeli është duke i shqyrtuar opsionet e veta, të cilat, sipas analistëve, mund të jenë nga një ofensive diplomatike për ta izoluar Iranin, deri te sulmet ushtarake mbi Republikën Islamike. Duke qenë se rreziku i përshkallëzimit është më i madh se kurrë më parë, skenari më i keq, një luftë e përgjithshme mes Iranit dhe Izraelit, është shumë i mundshëm, thonë analistët.

“Izraeli duhet t’i marrë parasysh qëllimet, jo vetëm rezultatet, dhe kjo nënkupton se në Izrael do të argumentohet për një përgjigje brenda Iranit, bashkë me të gjitha rreziqet që kjo i sjell”, tha Michael Horowitz, nga konsulenca ndërkombëtare Le Beck me bazë në Bahrejn.

Derisa as Irani, e as Izraeli nuk duan përshkallëzim të situatës, “vallja në të cilën janë futur ata – duke tentuar ta frenojnë njëri-tjetrin – është shumë e rrezikshme”, shtoi ai. Sulmi i Iranit ishte hakmarrje ndaj një sulmi të dyshuar ajror izraelit në konsullatën iraniane në Siri më 1 prill, ku për pasojë u vranë disa komandantë iranianë, përfshirë dy gjeneralë.

Sulmet e dyshuara izraelite i kanë vrarë së paku 18 pjesëtarë të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), degës elitare të Forcave të Armatosura të Iranit, në Siri prej dhjetorit të kaluar. Sulmi i 13 prillit nga Irani u duk se ishte tejet i kontrolluar dhe i planifikuar me qëllim që të mos shkaktojë viktima apo dëme të mëdha. Ministri i Mbrojtjes izraelit, Yoav Gallant, tha se Izraeli “nuk ka zgjidhje” përpos t’i përgjigjet sulmit të Iranit.

Teherani, megjithatë, paralajmëroi se përgjigja e tij do të jetë edhe “më e fuqishme” dhe “më e gjerë”, nëse Izraeli hakmerret. Kryekomandanti i IRGC-së, gjeneralmajor Hossein Salmani, tha më 14 prill se operacioni i Iranit i quajtur “Zotimi i Sinqertë” – e ka “ndryshuar formulën” dhe se Teherani do t’i përgjigjej veprimeve të Izraelit, në vend se të tregojë “durim strategjik”.

“Irani dëshiron një ndryshim të rëndësishëm dhe ka thënë se nga tani e tutje, çdo veprim i Izraelit do të marrë përgjigjen e ngjashme”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë Farzin Nadimi nga Instituti i Uashingtonit.

Një operacion i drejtpërdrejtë ushtarak i Izraelit kundër Iranit mund të nxisë luftë të përgjithshme mes këtyre dy vendeve, që sipas Horwitzit është “skenar i makthit”. Një skenar i tillë mund t’i tërheqë edhe Shtetet e Bashkuara, aleatët kryesorë të Izraelit, si dhe t’i nxisë përfaqësuesit e Iranit dhe grupet militante proiraniane në rajon ta sulmojnë Izraelin, përfshirë Hezbollahun e Libanit, rebelët huthi të Jemenit dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.

“Nëse arrijmë në këtë pikë, ne mund të shohim sulme javore izraelite kundër Iranit, përfshirje të plotë të Hezbollahut në një sulm kundër Izraelit, një pushtim tokësor izraelit në Liban dhe një tentim nga Irani për ta mbyllur Gjirin Persian”, tha Horowitz.

Ka vite që Irani kërcënon me mbylljen e Ngushticës strategjike Hormuz, që është një rrugë e rëndësishme për furnizimin botëror me naftë. Edhe në mungesë të një sulmi të drejtpërdrejtë izraelit kundër Iranit, “një varg sulmesh hakmarrëse mes Iranit dhe Izraelit mund të na çojnë në këtë pikë, nëse palët e jashtme nuk veprojnë siç kanë bërë deri tani për t’i ulur tensionet”, paralajmëroi Horowitz.

Shumë fuqi botërore dhe aktorë rajonalë kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë kërkuar Izraelit të tregojnë vetëpërmbajtje. Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Uashingtoni nuk do ta mbështetë një sulme izraelite kundër Iranit, sipas mediave.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndikim shumë të madh ndaj Izraelit, nëse duan ta përdorin atë”, tha për Radion Farda Stephen Walt, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit.

“Tani, me mundësinë e një lufte të gjerë, duket se administrata Biden i ka thënë Izraelit se, nëse bën diçka më shumë, do të jetë i vetëm”, shtoi ai.

Derisa nuk është e pamundur për Izraelin ta shpërfillë Uashingtonin dhe të merret me këtë çështje vetë, Walt tha se shanset për një konflikt rajonal janë të vogla, sepse “shumica e aktorëve në rajon nuk duan që kjo të ndodhë”. Ai theksoi se grupet e vetme që “mund të kenë interes” në një luftë të gjerë, janë Hamasi – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe Qeveria e vijës së ashpër e Netanyahut. Edhe kështu, nuk do të kishte fitues të vërtetë në një konflikt të gjerë, sipas Horowitz.

Marrë nga REL

lufta ne lindjen e mesme izrael skenar

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim