LIVE UPDATES
Bota

Skandal apo ide budallaqe/ Partia në pushtet në Poloni rrezikon fitoren në zgjedhje

Katër javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit 2023, partia në pushtet e Polonisë, Ligj dhe Drejtësi (PiS), duket se po bie në një kurth të krijuar nga vetë ajo. Për vite me radhë, populistët e krahut të djathtë polak kanë agjituar kundër refugjatëve nga vendet kryesisht myslimane

20 Shtator 2023, 09:14 Nga A.B

Skandal apo ide budallaqe/ Partia në pushtet në Poloni rrezikon

Katër javë përpara zgjedhjeve parlamentare të 15 tetorit 2023, partia në pushtet e Polonisë, Ligj dhe Drejtësi (PiS), duket se po bie në një kurth të krijuar nga vetë ajo. Për vite me radhë, populistët e krahut të djathtë polak kanë agjituar kundër refugjatëve nga vendet kryesisht myslimane.

Në fushatën elektorale, politikanët e kërkojnë votën me sloganin "E ardhme e sigurt për Poloninë” dhe pohojnë se vetëm ata mund ta shpëtojnë vendin dhe Evropën nga "orteku” i imigracionit të paligjshëm nga Afrika dhe Azia. Dhe në referendumin, që PiS kërkon të mbajë së bashku me zgjedhjet parlamentare për të fituar vota përmes çështjeve të ngritura, dy nga katër pyetjet kanë të bëjnë me emigracionin.

Megjithatë, zbulimet e fundit nga media e pavarur polake vënë në pikëpyetje besueshmërinë e qeverisë së PiS. Thuhet se ka pasur parregullsi dhe korrupsion në dhënien e vizave në konsullatat polake jashtë Evropës. Imazhi i një partie që paraqitet si garantuesi i vetëm i sigurisë kufitare po tronditet.

Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë duhet të largohet

Kur zëvendësministri i Jashtëm polak Piotr Wawrzyk, i cili ndër të tjera mbikëqyrte edhe konsullatat polake në mbarë botën, u shkarkua papritur më 31 gusht 2023, vetëm disa persona të brendshëm e dinin arsyen e vërtetë. Ai humbi edhe vendin e tij në listën zgjedhore, të cilën e konsideronte të sigurt. Deri në javën e dytë të shtatorit nuk dihej që prokuroria kishte hapur tashmë një hetim për parregullsi në dhënien e vizave në mars 2023. Ndërkohë, shtatë persona janë arrestuar dhe tre mbeten në masën parandaluese.

Pak para zgjedhjeve, opozita polake pa rastin të akuzonte PiS për hipokrizi në çështjen e emigracionit. "PiS ka tradhtuar idealet e veta, vlerat e veta. Ka premtuar siguri dhe ka krijuar një rrezik," i tha TVN të hënën Michal Szczerba, deputet i partisë më të madhe opozitare, Platforma Qytetare (PO). Pas një inspektimi në Ministrinë e Jashtme javën e kaluar, lideri i opozitës Donald Tusk njoftoi se rreth 250.000 viza polake të lëshuara në 30 muajt e fundit - për njerëzit nga Afrika dhe Azia - ishin të kontestueshme.

Film fals Bollywood për të marrë viza Shengen

Sipas portalit Onet dhe gazetës Gazeta Wyborcza, zëvendësministri i Jashtëm Wawrzyk nxiti një sistem për lëshimin e vizave që lejonte përshpejtimin e procedurës në këmbim të ryshfetit. Ai kishte ushtruar gjithashtu presion ndaj krerëve të konsullatave për t'u dhënë viza të shpejtë personave të përzgjedhur prej tij.

Sipas Onet, rreth 36 qytetarë indianë që paraqiteshin si yje të filmit Bollywood kishin marrë viza Shengen me shumë hyrje në këtë mënyrë. Sipas portalit të lajmeve, filmi kishte edhe një titull, por hetimet e mëtejshme zbuluan se koreografi i supozuar nuk dinte të kërcente dhe grimerja nuk kishte punuar kurrë në industrinë e filmit. Vizat me shumë hyrje janë veçanërisht të lakmuara, sepse ato lejojnë hyrjen në Meksikë, nga ku është më e lehtë të futesh kontrabandë në SHBA. Sipas informacioneve të Onet, 21 nga 36 anëtarët e grupit të supozuar të xhirimit e kanë shfrytëzuar këtë mundësi.

Skandal i madh apo thjesht një "ide budallaqe”?

Në fillim, pala qeveritare u përpoq të minimizonte çështjen dhe ta mënjanonte atë. "Tusk flet për qindra mijëra. Kjo është një gënjeshtër, një gënjeshtër dhe një tjetër gënjeshtër," sulmoi lideri i PiS Jaroslaw Kaczynski kundërshtarin e tij më të madh në fushatën zgjedhore aktuale, në një tubim zgjedhor të mbajtur në Thorn të shtunën (16.09.2023). "Nuk ka asnjë problem, madje as një çështje, por thjesht një ide budallaqe me sfond kriminal”, deklaroi lideri i populistëve të djathtë të Polonisë.

Ministri i Drejtësisë Zbigniew Ziobro njoftoi se hetimet kishin të bënin me saktësisht 268 raste dhe jo 250.000. Ndër të tjera, konsullatat në Indi, Filipine, Singapor dhe Hong Kong, si dhe Tajvan, ishin në qendër të vëmendjes së prokurorëve. Sipas Ziobros, korrupsionin  e zbuloi vetë shërbimi sekret polak. Përkundrazi, mediat polake larg qeverisë pretendojnë se shërbimet e huaja të inteligjencës, veçanërisht SHBA e kishin paralajmëruar palën polake.

Opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Jashtëm Zbigniew Rau, i cili megjithatë e përjashtoi këtë. "Nuk ka pasur asnjë problem me vizat," u tha ai gazetarëve në Nju Jork të hënën. Ai theksoi se agjencia e tij kishte lëshuar pothuajse dy milionë viza në dy vitet e gjysmë të fundit, shumica e tyre për qytetarët e Ukrainës dhe Bjellorusisë. Ajo që po diskutohet tani në publik është "një kaskadë lajmesh të rreme".

Qeveria polake merr masa kundër çështjes së vizave

Megjithatë, masat e marra nga qeveria e Varshavës të premten e kaluar (15.09.2023) tregojnë se çështja nuk perceptohet aspak si e parëndësishme diku tjetër. Shefi i departamentit juridik të Ministrisë së Jashtme, Jakub Osajda, i besuari i Wawrzyk-ut, u shkarkua me efekt të menjëhershëm. Janë urdhëruar kontrolle në departamentin konsullor të Ministrisë së Jashtme, si dhe në të gjitha konsullatat polake në mbarë botën. Gjithashtu, u ndërprenë të gjitha kontratat me kompanitë private që kishin vepruar si ndërmjetës në çështjet e vizave.

Për një kohë të gjatë, mediat e kontrolluara nga PiS nuk e përmendën fare çështjen e vizave; në vend të kësaj, kanali televiziv shtetëror TVP raportoi për numrin e lartë të emigrantëve të rinj që mbërrinin në Lampeduza. Për të thyer këtë mur heshtjeje, politikani i PO Tomasz Grodzki mbajti një fjalim televiziv në kohën kryesore të premten, i cili gjithashtu duhej të transmetohej drejtpërdrejt në televizionin shtetëror - si president i Senatit, Grodzki ka të drejtë për këtë lloj fjalimi. "Çështja e vizave është skandali më i madh i Polonisë deri tani në shekullin e 21-të”, deklaroi politikani i PO.

Një ditë më vonë, kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Sejm dhe politikania e PiS, Elzbieta Witek, kundërsulmoi: "Gënjeshtrat nuk mund të lihen pa përgjigje". Ajo përdori  përsëri fjalimin e saj televiziv për të sulmuar opozitën. "Tusk do të thotë Lampeduza në Poloni," paralajmëroi ajo.

A do të mbetet Polonia në zonën Shengen?

Disa polakë tani janë të shqetësuar për qëndrimin e Polonisë në zonën Shengen për shkak të çështjes. "Nëse akuzat konfirmohen, Polonia do të dëbohet nga zona Shengen," paralajmëroi ish-ambasadori polak në Letoni dhe Armeni, Jerzy Marek Nowakowski.

Në një sondazh të publikuar nga gazeta Rzeczpospolita këtë të hënë, 18.09.2023, 30 për qind e të anketuarve thonë se çështja e vizave do të dëmtojë PiS në zgjedhje. Pothuajse 40 për qind besojnë se populistët e djathtë do të mbijetojnë në këtë skandal./DW

poloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj