LIVE UPDATES
Bota

Situata në veri/ VOA: Escobar e Lajçak, në përpjekje për shmangien e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Vizita e tyre pason takimin e javës së kaluar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ku nuk u shënua ndonjë përparim, por me pajtimin që të vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje.

24 Gusht 2022, 21:24 Nga e.k
Situata në veri/ VOA: Escobar e Lajçak, në përpjekje
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, thanë të mërkurën se po bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje për çështjen e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale dhe targave të makinave, që do të shmangte tensionet në terren.

Ata i bënë këto komente pas takimeve në Prishtinë me udhëheqësit e Kosovës, para se të shkojnë në Beograd, në një përpjekje për të siguruar marrëveshje mes palëve.

“Ne jemi këtu që të sigurohemi që asgjë e keqe nuk do të ndodhë”, tha zoti Lajçak duke mos dashur të jap hollësi lidhur me propozimet e mundshme për zgjidhjen e çështjes.

“Mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobarin, së pari për të treguar unitetin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, që është i plotë dhe po punojmë së bashku kur vjen puna te normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe e dyta faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që kemi parë në terren më 31 korrik dhe presimqë ne të gjithë së bashku, negociatorët por edhe udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht dhe për këtë jemi këtu”, tha zoti Lajçak.

“Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t'u siguruar që të gjitha dëshirat e mira dhe ai optimizëm të shndërrohen në një propozim konkret”, tha zoti Escobar duke nënvizuar se vizita e tij paraqet mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Unë jam këtu për të mbështetur në fakt Kosovën dhe Serbinë për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira...unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte vërtet për të treguar mbështetje të plotë për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha zoti Escobar.

Zoti Escobar dhe Lajçak u takuan me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në vazhdën e përpjekjeve për të shënuar përparim drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tensionet në terren, të cilat pasuan reagimet serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës.

Beogradi zbaton masa te njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi gjatë 10 viteve të fundit.

Vizita e tyre pason takimin e javës së kaluar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ku nuk u shënua ndonjë përparim, por me pajtimin që të vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, tha mbrëmë në një intervistë me televizionin serb N, se Serbia shkoi e përgatitur në bisedimet e së enjtes, gjë që nuk mund të thuhet për palën tjetër.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili foli të mërkurën për herë të parë për ecurinë e këtyre bisedimeve tha se ka pasur propozim që të rikthehen targat e automjeteve me akronimin KS, neutrale ndaj statusit politik të Kosovës.

“Opsionet ku Kosova duhet të prodhojë targa neutrale me vetveten nuk vjen në konsiderim, me mua si kryeministër, me këtë udhëheqje demokratike pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit të kaluar, nuk mund të ketë prodhimtari neutrale ndaj statusit në Republikën e Kosovës. RKS janë tabelat e Kosovës dhe madje kjo është në përputhje me vet zotimet e Beogradit të bëra në Bruksel”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se gjatë bisedimeve në Bruksel, pala serbe nuk ka pasur angazhim dhe propozime konkrete. Ai tha se Serbia panevojshëm dhe krejt artificialisht është duke përshkallëzuar retorikën dhe veprimet në fushën e sigurisë, ndërsa po kërcënon qytetarët serbë për të penguar integrimin e tyre.

Presidenti serb ka akuzuar Kosovën për refuzimin e çdo kompromisi ndërsa ka theksuar se qëllimi i vetëm i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova.

Ai ka paralajmëruar se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet ,nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre. Ky paralajmërim u ritheksua të mërkruën nga kryetarët e katër komunave në veriun e Kosovës të banuara me shumicë serbe, gjatë një mbledhjeje të tyre të përbashkët lidhur me çështjen e reciprocitetit.

Marrë nga VOA

gabriel escobar miroslav lajçak escobar dhe lajcak ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj