LIVE UPDATES
Bota

Situata në New York, hotelet mund të bëhen edhe më të shtrenjtë

Kritikët thonë se qyteti po dorëzohet përpara trysnisë së industrisë së hotelerisë dhe po pakëson opsionet për një qëndrim më ekonomik për vizitorët. Edhe pa këto ndryshime, tregu i mjediseve të dhëna me qira për periudha të shkurtra ishte në rënie.

1 Tetor 2023, 22:16 Nga I.A
Situata në New York, hotelet mund të bëhen edhe më të
Nju Jork

SHBA- Nju Jorku ka qenë prej dekadash një destinacion popullor, megjithëse i shtrenjtë, për turistët vendas dhe të huaj. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, tashmë dhomat e hoteleve në këtë qytet mund të bëhen edhe më të shtrenjta, për shkak të rregullave të reja për dhënien e hapësirave me qira.

“Do të shohim tani apartamentin tim që e jap me qira për periudha të shkurtra, këtu në South Slope, Bruklin”, thotë Tricia Toliver, e cila e jep shtëpinë me qira nëpërmjet rrjetit Airbnb.

Kur Nju Jorku ndryshoi në fillim të shtatorit politikën për qiratë aftashkurtra, Tricia Oliver, ashtu si shumë persona në qytet, që japin shtëpitë me qira nëpërmjet rrjetit Airbnb, e hoqi nga kjo platformë njoftimin për apartamentin e saj. Përpara se të bëhej ky ndryshim i rregullave, zonja Toliver thotë se fitonte rreth 3 mijë dollarë në muaj nga dhënia e shtëpisë me qira.

“Ishte një e ardhur e mirë shtesë dhe bazuar tek kjo mora vendimin të dilja në pension”, thotë zonja Toliver.

Si zonja Toliver, edhe pronarët e tjerë të shtëpive që jepeshin me qira, përballen tashmë me ligje të reja, si p.sh. nuk lejohet më dhënia me qira për një periudhë më të shkurtër se 30 ditë. Zonja Toliver thotë se këto ndryshime do të kenë ndikim të madh.

“Nuk mundem ta regjistroj tek bashkia pasi është rezidencë më vete. Ligjet e reja kërkojnë që të jetoj këtu në të njëjtën hapësirë me qiramarrësit dhe të mos ketë ndarje me brava të brendshme... Tani duhet t’i bëj llogaritë me shumë kujdes, pasi do të kem më pak të ardhura në të ardhmen”, thotë ajo.

Sipas bashkisë së Nju Jorkut, “regjistrimi u hap rrugën pronarëve që zbatojnë ligjet e hershme të qytetit dhe mbron vizitorët nga mjediset e paligjshme dhe të pasigurta, ndërkohë që i jep fund mjediseve që jepen me qira afatshkurtër në mënyrë të paligjshme”.

Kritikët thonë se qyteti po dorëzohet përpara trysnisë së industrisë së hotelerisë dhe po pakëson opsionet për një qëndrim më ekonomik për vizitorët. Edhe pa këto ndryshime, tregu i mjediseve të dhëna me qira për periudha të shkurtra ishte në rënie.

“Tregu i objekteve me qira afatshkurtër mund të bjerë me 50%-70%. Dhe në Nju Jork në veçanti, hotelet pritet të përfitojnë nga kjo, duke patur më shumë kërkesë, e cila do të rrisë çmimet”, thotë profesor Sean Hennessey, nga Qendra për Mikpritjen “Jonathan M. Tisch”, në Universitetin e Nju Jorkut.

Ai mendon se edhe qytete të tjera do të miratojnë rregulla të ngjashme.

“Mendoj se do të përhapet në qytete të tjera, pasi këto qytete komunikojnë me njëri-tjetrin për të përmirësuar praktikat e tyre. Dhe tregjet e ngarkuara urbane kanë nevojë për rregulla të forta për një fenomen relativisht të ri”, thotë profesor Hennessey.

Në San Françisko dhe në Santa Monika të Kalifornisë janë vendosur tashmë kufizime ndaj mjediseve afatshkurtra me qira, ashtu siç ka ndodhur edhe në Amsterdam dhe në Londër.

Por zyrtarët e platformës së mjediseve me qira Airbnb thonë se nuk mendojnë se ligje të tilla do të shtrihen edhe në qytete të tjera.

“Ligjet e qytetit Nju Jork janë të bazuara në një përqasje shumë arkaike dhe të vjetëruar. U themi pronarëve të shtëpive me qira në mbarë botën se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë nga afër me bashkitë dhe qeveritë në mbarë botën. Nuk mendojmë se do të shtrihen në qytete të tjera rregullat e Nju Jorkut”, thotë Nathan Rotman, drejtues në kompaninë Airbnb për pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadanë.

Megjithëse disa mendojnë se nga kjo do të përfitojnë hotelet, që do të marrin kështu një pjesë më të madhe nga fitimet në tregun prej miliona dollarësh të qirave afatshkurtra në Nju Jork, vetë nju jorkezët shpresojnë se me rregullat e reja do të ketë më shumë apartamente të disponueshme për qira afatgjata dhe ndoshta edhe një rënie në çmimin e qirave.

Marrë nga VOA

tricia toliver jonathan m. tisch

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës