LIVE UPDATES
Bota

Si kthehet dimri në armë lufte në Ukrainë, rrëfimet: S'dimë ku do shkojmë, lusim Zotin tu japë arsye të ndalin

Rusia i ka shtrirë sulmet në Ukrainë edhe kundër infrastrukturës civile. Në fillim të dimrit qindra mijëra vetë kanë mbetur pa drita dhe ngrohje. Reporteri i Deutsche Welles, Jan-Philipp Scholz takoi disa prej tyre.

9 Dhjetor 2022, 08:47 Nga DOSJA
Si kthehet dimri në armë lufte në Ukrainë, rrëfimet:
Ukrainë

UKRAINË- Sapo ka filluar periudha më e bukur e vitit. Të paktën për Polinën dhe shoqet e saj. Lista e dëshirave për t'ia dërguar plakut të vitit të ri është përpiluar dhe tani madje fillon të bjerë edhe borë. Pothuajse të gjithë fëmijët e tjerë kur nisi lufta janë larguar nga fshati i largët që ndodhet në skajin verilindor të rajonit të Harkivit dhe shkolla ka kohë që është mbyllur. Prandaj bora e parë e vitit është një ndryshim i mirëpritur.

Frikë nga temperaturat në rënie

"Tani mund të luajmë me slitë dhe të bëjmë luftë me topa bore,” tregon Polina e entuziazmuar. Dhjetëvjeçarja e ka bërë bashkë me shoqet njeriun prej bore, të parin për këtë vit. Ato arritën madje të gjenin një karrotë për t'ia venë në vend të hundës. Dhe parashikimi i motit thotë, se njeriu prej bore nuk do të shkrijë shumë shpejt. Ditët e ardhshme temperaturat pritet të jenë minus 12 gradë celsius.

Pjesa më e madhe e të rriturve në rajon, nuk gëzohet nga parashikimi i motit. Përkundrazi, me rënien e temperaturave është rritur shqetësimi se nuk do jenë në gjendje të zgjohen mëngjesin e ardhshëm. "Ngrica është duke u bërë gjithnjë e më e madhe e nata duhet kaluar në errësirë. Nuk dua ta mendoj se ku jemi duke shkuar,” tregon Iryna. Ajo është pensioniste dhe jeton në periferi të qytezës Isjum, në lindje të Ukrainës, në një banesë parafabrikate nga koha e Bashkimit Sovjetik. Pallati gjashtëkatësh është goditur disa herë me artileri, gati të gjithë fqinjët e saj janë larguar. Iryna ka qendruar. "Ku të shkoj? Për të ikur duhet të paktën një makinë dhe disa kursime,” shpjegon pensionistja. "Pjesa më e madhe e të moshuarve të këtushëm nuk e kanë të lehtë të largohen. Përveç kësaj, nëse këtu nuk ndodhet më askush me siguri që do të vijnë plaçkitësit.”

Paratë e fundit që kishte, Iryna i investoi për të bërë dritare të reja, sepse të vjetrat u thyen nga presioni i shpërthimeve. Përveç kësaj ajo ka varur në dritare batanije të trasha, për të mos e lenë të ftohtit e madh të hyjë brenda. Nga sulmet e muajve të fundit u shkatërrua edhe ngrohja qendrore e bllokut me pallate. Gjatë vjeshtës, vullnetarë erdhën dhe i sollën Irynës një ngrohës elektrik për të kaluar muajt e dimrit. Ajo ia di atyre për faleminderit, megjithatë në shtëpinë e saj është shpesh ftohtë.

Ka javë që Rusia i ka shtrirë sulmet shumë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe ikja e dritave janë pjesë e ngjarjeve të ditës. "Sapo kaluam dy ditë pa drita,” thotë pensionistja. Në situata të tilla nuk mbetet gjë tjetër për të bërë po të vishesh trashë dhe të harxhosh rezervat e fundit të gazit për të zier çaj të ngrohtë.

Të moshuarit nuk largohen nga shtëpitë

Kudo përgjatë frontit, të moshuarit ndodhen në rrezik të madh nga rënia e temperaturave në javët e ardhshme. Edhe po të kenë familjarë të tjerë që jetojnë në rajonet ku nuk ka luftë ose jashtë vendit, shumë prej tyre nuk duan të largohen nga ambienti ku janë mësuar të jetojnë. E ëma e Oxana Melnyks-it, jetonte deri para pak ditësh në një fshat në anën tjetër të linjës së frontit, në ato pjesë të Ukrainës Lindore që është pushtuar nga rusët. Oxana u mundua muaj me radhë t'i mbushte mendjen që të ikte nga fshati. Ajo e paralajmëroi të ëmën për luftimet që ishin duke u bërë gjithnjë e më të ashpra dhe për dimrin që pritej të vinte. Por shtatëdhjetëvjeçarja ishte kokofortë. "Ajo kujtonte se do t'ia dilte disi të mbijetonte, se çdo gjë do të merrte fund në njëfarë mënyre,” tregon Oxana. "Por ne të gjithë e dimë, se nuk do marrë fund kaq lehtë.”

Më në fund ajo mori guximin dhe hipi në makinën lada, makinë që ka 40 vjet që e përdor. Së bashku me një të njohur ajo kaloi rrugët e shkatërruara të korridorit të vetëm që lidh territoret e kontrolluara nga ukrainasit dhe ato të pushtuara nga rusët. Kur mbërriti tek e ëma arriti ta bindë që të bënte gati valixhet. "Mbeta duke i shpjeguar se jeta e saj është në rrezik. Çfarë ka vlerë më të madhe se jeta? As banesa, as makina, as ndonjë gjë tjetër çfarë do që të jetë. Vetëm jeta ka vlerë në fund fare.”

Siguri në Zaporizhzhja dhe ngrohtësi

Gjatë rrugës gratë ngecën shumë herë në baltë, u ndalën në dhjetra postblloqe kontrolli ukrainas dhe rus dhe makina pati një dëmtim të motorit. Por në fund ato arritën të shkonin në një qendër humanitare në Saporishshja, në kryeqytetin e rajonit lindor të Ukrainës, të ngritur për të ndihmuar të larguarit nga territoret e pushtuara nga rusët.

Për gratë, kjo qendër është pika e parë ku u ndien të sigurta pas shumë ditësh, dhe vendi i parë ku mundën të ngrohen më në fund. Këtu në Saporishshja tregon Oxana, nuk donin ta besonin në fillim se Rusia e përdor dimrin me qëllim për të luftuar popullsinë civile. Por pikërisht kjo është duke ndodhur tani. "Unë i lutem Zotit që t'u japë një arsye që të ndalin,” psherëtin ajo. "Të largohen në paqe. Vetëm të largohen nga vendi ynë, që të mos vdesin më shumë njerëz.”

Gratë nuk e dinë çfarë do të ndodhë më tej me to. Në fillim duan të shkojnë në Odesa. Oxana ka atje një banesë. Atje nuk është siguri e madhe, sepse si shumë vende të tjera edhe Odesa është kthyer në objektiv të sulmeve ajrore. Por të paktën muajt e dimrit nuk janë aq të ftohta në qytetin port të Detit të Zi.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit