LIVE UPDATES
Bota

“S’i kemi më produktet e fëmijërisë," ndalimi i importeve nga Serbia godet veriun e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor të vitit të kaluar, një ditë pasi forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës. Ndërkohë që policët kanë dalë nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, masa e ndalesës së shumicës së produkteve nga Serbia ka vazhduar. Është hequr ndalesa vetëm mbi importin e lëndës së parë dhe të gjysmëproduketeve, por jo edhe mbi produktet e gatshme.

10 Korrik 2024, 18:19 Nga N.F
“S’i kemi më produktet e fëmijërisë,"
Foto ilustruese

KOSOVË- Lubisha Vuçkoviç, nga Mitrovica e Veriut e banuar me shumicë serbe, ka disa muaj që ka mbyllur biznesin e tij me mallra të konsumit të përditshëm, pasi nuk ka mundur të sigurojë prodhime të Serbisë për konsumatorët.

“Shitorja nuk punon dhe mendoj se nuk do të punojë më kurrë. Arsyeja është e thjeshtë: nuk ka fare produkte tona”, thotë Vuçkoviç, duke iu referuar atyre me origjinë nga Serbia.

Ai tregon se ka tentuar ta vazhdojë biznesin me mallrat që janë të qasshme në Kosovë, por thotë se shitja e tyre ka qenë e dobët.

“Kam bërë përpjekje të punoj me atë mall, nga Turqia, Maqedonia [e Veriut]... por nuk ka qenë as afër kualitetit të produkteve tona. Klientët kanë ndaluar së ardhuri dhe ma kanë dhënë këtë arsyetim”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor të vitit të kaluar, një ditë pasi forcat serbe kanë arrestuar tre policë të Kosovës. Ndërkohë që policët kanë dalë nga paraburgimi për t’u mbrojtur në liri, masa e ndalesës së shumicës së produkteve nga Serbia ka vazhduar. Është hequr ndalesa vetëm mbi importin e lëndës së parë dhe të gjysmëproduketeve, por jo edhe mbi produktet e gatshme.

Bashkimi Evropian dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë i kanë kërkuar disa herë Qeverisë së Kosovës që ta shfuqizojë këtë ndalesë, por ajo nuk ka ndryshuar qëndrim. Disa qytetarë të Mitrovicës së Veriut, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se kjo masë i godet shumë ata që nuk mund të adaptohen me produktet që i kanë zëvendësuar ato serbe.

“Sa na përket neve, qytetarëve, mendoj se kjo masë ndikon shumë, sepse ne jemi mësuar me disa produkte që i kemi konsumuar gjatë gjithë fëmijërisë dhe rritjes sonë. Tash nuk kemi qasje tek ato”, thotë Teodora Zhivanoviq.

Ajo shton se edhe barnat me prejardhje nga Serbia, jo rrallëherë, mungojnë në barnatoret e qytetit. Për zëvendësimin e produkteve serbe, REL-i ka raportuar më herët se bizneset e Kosovës i kanë rritur importet nga vende të tjera, sidomos Maqedonia e Veriut. Por, Nenadi, po ashtu nga Mitrovica e Veriut, thotë se vështirësitë më të mëdha i ka me produktet ushqimore.

“Fatkeqësisht, produktet që i blejmë këtu, në masë të madhe, janë nga Turqia ose Evropa perëndimore. Kështu që, shpeshherë kur blejmë diçka, nuk e dimë se çfarë blejmë, sepse nuk e kuptojmë se në cilën gjuhë janë [udhëzimet] dhe cilët janë përbërësit e tyre”, thotë ai.

As Teodora, e as Nenadi nuk presin që ndalesa e produkteve serbe të hiqet së shpejti. Komuna e tyre, ashtu si edhe të tjerat të banuara me shumicë serbe në veri, janë më të lidhura me Serbinë dhe nuk u binden lehtësisht vendimeve të institucioneve të Kosovës.

Kur ka marrë vendimin për ndalimin e importeve nga Serbia, Qeveria e Kosovës e ka cilësuar atë si masë të sigurisë, dhe jo ekonomike apo tregtare. E pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse është duke shqyrtuar shfuqizimin e saj, Qeveria thotë se vendimi varet nga vlerësimet e institucioneve të sigurisë në vend.

“Masat në kufirin me Serbinë janë të sigurisë, për shkak të rrezikut të sigurisë që vjen nga Serbia. Janë institucionet e sigurisë ato që i bëjnë vlerësimet e vazhdueshme mbi nevojën apo jo të këtyre masave”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Aty përmendet edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - ku grupe të armatosura serbësh kanë sulmuar policinë e vendit, duke vrarë një oficer. Pas këtij sulmi, autoritetet e Kosovës kanë gjetur edhe sasi të mëdha armatimi.

Kjo ka bërë që “institucionet e sigurisë t’i shtrëngojnë masat e sigurisë në kufirin me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës. Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme se cili është vlerësimi aktual për nevojën ose jo të masave të sigurisë, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Mentor Vrajolli, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se mallrat që hyjnë në Kosovë, i nënshtrohen kontrollit doganor. Rrjedhimisht, kalojnë edhe procesin e verifikimit.

“Andaj, nuk do të duhej të paraqisnin problem për sigurinë”, thotë ai.

“Por, nëse ka ndonjë masë tjetër represive ndaj Serbisë, që ajo të jetë më konstruktive në trajtimin e incidenteve... atëherë kjo është çështje e politikës së jashtme të Kosovës në raport me Serbinë”, shton Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai nuk e përjashton edhe mundësinë që Kosova të mos ketë pajisje të sofistikuara për verifikimin e dërgesave tregtare.

Qeveria e Kosovës kujton se, muajin e kaluar, kryeministri Albin Kurti ka qenë në Portin e Hamburgut në Gjermani, “për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X dhe për të mësuar më shumë rreth mundësive që i ka Kosova për t’u pajisur me një sistem të tillë”.

Në deklaratën e Qeverisë dhënë REL-it thuhet se ky sistem “do të ndihmonte shumë në monitorimin e produkteve që kalojnë kufirin, duke garantuar një nivel më të lartë të sigurisë pa e penguar tregtinë”.

Por, aty nuk sqarohet se kur do të mund të sigurohet ky sistem dhe nëse ndalimi i produkteve të Serbisë do të mbetet në fuqi deri atëherë.

Për shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, masa që e bllokon importin e produkteve të gatshme serbe në Kosovë, bie ndesh me lëvizjen e lirë të mallrave, që është një nga kushtet që kërkon Plani i Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke i komentuar çështjet që ndërlidhen me këtë plan në fund të muajit maj, Szunyog tha se ai përfshin kushtin për lëvizjen e lirë të mallrave.

“Kështu që e inkurajojmë Kosovën që ta heqë ndalimin e produkteve serbe sa më shpejt që është e mundshme”, tha Szunyog.

Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh, për periudhën 2024-2027, u miratua nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 7 maj, me qëllim të mbështetjes së reformave që lidhen me BE-në në rajon dhe të rritjes ekonomike.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha përmes një postimi në Facebook më herët se Kosova mund të përfitojë 950 milionë euro nga Plani i Rritjes. Por, për të përfituar mbështetjen nga ky plan, BE-ja i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të kenë edhe qasje konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Profesori i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skenderi, thotë se, në rast se heqja e masës që bllokon importin e produkteve të gatshme të Serbisë shndërrohet në kusht politik të BE-së për Kosovën dhe Qeveria e saj nuk e zbaton, kjo mund t’i kushtojë vendit, sipas tij.

“Kjo do ta dobësonte ekonomikisht dhe politikisht shtetin e Kosovës. Paramendojeni, mbi 900 milionë euro janë sa një e treta e buxhetit të përgjithshëm të Kosovës... Nëse e humbim qasjen në këto fonde, kjo natyrisht që do të na çonte në regres ekonomik dhe jo në ndonjë progres”, thotë Skenderi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se Kosova, e cila synon integrimin në BE, duhet t’i dëgjojë rekomandimet që vijnë prej saj, përfshirë edhe heqjen e masës që bllokon importin e produkteve nga Serbia. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë thonë se është koha që Qeveria ta rishikojë vendimin e saj për ndalimin e importeve nga Serbia.

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se kjo masë e paraqet Kosovën si vend joserioz sa i përket respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Sipas tij, ajo bie ndesh me Marrëveshjen për tregun e përbashkët rajonal, të nënshkruar në nëntor të vitit 2020 në Sofje.

Me atë marrëveshje, të gjitha vendet nënshkruese, përfshirë Kosovën, janë zotuar për lejimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Marrëveshja është arritur në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin e vendeve të tij në BE.

Sipas Rafunës, i cili është edhe president i Forumit të Investimeve të Odave Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, masa e Qeverisë së Kosovës më shumë i ka goditur kompanitë e vendeve partnere të Kosovës sesa ato të Serbisë.

“Ai mall, në fakt, eksportohet prej Serbisë, por shumica absolute e tij, produkti final, prodhohet prej kompanive gjermane, amerikane, italiane, franceze dhe vendeve të tjera”, thotë Rafuna.

Sipas tij, pas lejimit të lëndës së parë dhe të gjysmëprodukteve nga Serbia, ndalesa e produkteve të gatshme është “e palogjikshme”.

“E them me shumë përgjegjësi se shumica e tyre prodhohen prej kompanive që janë të shteteve të Bashkimit Evropian”, thotë Rafuna.

Të njëjtin mendim ndan edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEA).

“Më tepër sesa një masë ndëshkimore për Serbinë, kjo duket të jetë një masë ndëshkimore për partnerët ndërkombëtarë dhe si e tillë duhet të hiqet sa më shpejt që është e mundshme”, thotë kryetari Arian Zeka.

Vendet nga ku importon Kosova, përfshijnë ato të rajonit, të Bashkimit Evropian dhe Turqinë. Por, Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar, që do të thotë se importon shumë më shumë sesa që eksporton.

Mesatarisht në vit, ajo importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh - duke filluar nga produktet bazë deri tek ato ndërtimore - ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove - më së shumti produkte të metalit dhe plastikës./ REL

serbia kosova importe

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari