LIVE UPDATES
Bota

Si i bindi historia e vetëm një gruaje anëtarët e jurisë për të dënuar ish-producentin e famshëm?

Weinstein u shpall fajtor nën akuzën e përdhunimit për dy raste ndaj Jane Doe 1. Ai përballet me një dënim prej 18 vjetësh burg në Kaliforni, që i shtohet dënimit të tij në Nju Jork, prej 23 vitesh për përdhunim dhe sulm seksual.

22 Dhjetor 2022, 08:51 Nga A.B
Si i bindi historia e vetëm një gruaje anëtarët e
Harvey Weinstein

Shumica e anëtarëve të jurisë në gjyqin e mbajtur në Los Anxhelos ndaj ish producentit Harvey Weinstein ishin të gatshëm ta shpallnin atë fajtor për dhune seksuale ndaj tre nga katër gra për të cilat ai akuzohej për përdhunim të tyre.

Pasi morën disa javë kohë për të marrë vendimin, juria e përbërë nga 8 burra dhe 4 gra, votoi njëzëri për shpalljen e tij fajtor vetëm për sulmin seksual ndaj një gruaje, një modeleje dhe aktoreje të lindur në Rusi, që njihet me pseudonimin Jane Doe 1, pseudonim që përdoret për të ruajtur identitetin e grave ndaj të cilave janë kryer krime të ndryshme. Ajo jetonte në Romë dhe kishte shkuar në Kaliforni për të marrë pjesë në një festival filmi në vitin 2013, kur ishte 34 vjeç. Ajo tha se ish manjati i filmave u shfaq i paftuar në dhomën e saj të hotelit në mes të natës.

Weinstein u shpall fajtor nën akuzën e përdhunimit për dy raste ndaj Jane Doe 1. Ai përballet me një dënim prej 18 vjetësh burg në Kaliforni, që i shtohet dënimit të tij në Nju Jork, prej 23 vitesh për përdhunim dhe sulm seksual.

Anëtarët e jurisë thanë se qetësia e Jane Doe 1 dhe fakti se ajo nuk e kishte kontaktuar zotin Weinstein pasi ai e kishte përdhunuar, bëri që anëtarët e jurisë të binin dakord pas mosmarrëveshjes mbi këtë rast.

“Mendoj se Jane Doe 1 ishte shumë bindëse në rrëfimin e historisë së saj”, tha Michael, një anëtar 62 vjeçar i jurisë i cili pranoi të identifikohej vetëm me emër për të ruajtur privatësinë teksa çështja ka marrë shumë vëmendje.

Për rastin e Jane Doe 1 kishte pak prova, por jurisë iu tha se sipas ligjit, ata mund të jepnin vendimin për të shpallur fajtor ish-producentin nëse e gjenin të besueshme historinë e saj.

Juria rrëzoi akuzat ndaj zotit Weinstein për sulm seksual kundër një terapisteje masazhi. Në dy raste të tjera, vendimmarrja e bllokua, pasi vetëm 10 nga 12 anëtarë votuan që ai të shpallej fajtor për sulm seksual ndaj Lauren Young, ndërsa 8 votuan pro dhe 4 kundër për dënimin për përdhunim dhe sulm seksuale ndaj Jennifer Siebel Newsom, prodhuese dokumentaresh dhe bashkëshortja e guvernatorit të Kalifornisë Gavin Newsom.

Jane Doe 1 ishte e vetmja e cila nuk kishte patur komunikime të drejpërdrejta apo me përfaqësues të zotit instein pas ngjarjes. Ajo dëshmoi se mezi e kishte njohur, pasi ishte prezantuar me të shkurtimisht gjatë festivalit të filmit dhe nuk donte asgjë prej tij.

Të tjerat, përfshirë Siebel Newsom, kishin shkëmbyer email-e miqësore me zotin Weinstein ose kishin patur takime të tjera pas ngjarjeve, një pikë që mbrojtja e përdori gjatë marrjes së dëshmime.

Anëtari i jurisë Michael tha se ai votoi që ish producenti të shpallej fajtor për rastin e Jane Doe 1, por votoi me ngurim për rrëzimin e akuzave në rastin e Siebel Newsom. Ndryshimi sipas tij ishin veprimet e tyre pas ngjarjes.

“Për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë zonja Newsom i kishte dërguar zotit Weinstein më shumë se 35 emaile. Ajo duket se donte të kishte qasje tek Harvey Weinstein, tek burimet e tij. Të gjitha këto me krijuan dyshime”, tha ai.

Zoti Weinstein ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në raporte seksuale të padëshiruara. Avokatët e tij i quajtën ngjarjet e sajuara, përfshirë dhe historinë e treguar nga Jane Doe 1. Ata vunë në dukje se prokurorët nuk kishin siguruar prova që faktonin se zoti Weinstein ishte në hotelin e saj.

Avokati Alan Jackson, që mbrojti ish producenin tha se Jane Doe 1 kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme.

“Mendoj se komentet e avokatit se ish producenti nuk ishte në hotel, e dëmtuan atë”, tha gjyqtari Arnold Esqueda, i cili punon si drejtor për sigurinë në Departamentit e Ujit dhe Energjisë në Los Anxheles. Ata renditën një sërë argumentesh mbrojtëse dhe në fund thanë se ai nuk kishte qenë në hotel, kur duhej thjesht të thoshin se ai nuk ishte atje”.

Dëshmia e Jane Does 1 ishte më e përmbledhur dhe drejpërdrejtë në krahasim me dëshmitë e tjera. Ajo foli ngadalë, mes lotësh dhe nuk pati nevojë për përkthyes.

Anëtari i jurisë Esquea tha se dëshmia emocionale e Siebel Newsoom, e cila bërtiti disa herë teksa fliste, e gjithashtu qante, mund të ketë qenë e tepërt për disa anëtarë të rinj të jurisë.

Anëtari i jurisë Michael tha se ndryshimi disa herë i dëshmisë se terapistes së masazhit çoi në vendimin e jurisë për rrëzimin e akuzave për këtë rast ndaj ish producentit.

Gjykatësja Lisa Lench tha se dënimi për rastin që zoti Weinstein u shpall fajtor do jepej në 9 janar, teksa avokatët kërkuan që vendimi të jepej menjëherë. Por gjykatësja tha se vendimi nuk mund të jepej kaq shpejt nisur nga rrethanat e çështjes, përfshirë edhe vendimin e prokurorëve për të kërkuar ose jo rigjykim për rastet ku pati “vendim të bllokuar”./VOA

harvey weinstein

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet