Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas tyre, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështet drejtpërdrejt dhe hapur kryeministrin Kurti.
KOSOVË- Sot do të mbahet një protestë nga ana e shtetasve serbë në veri të Kosovës, pas deklaratave të bëra nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili më herët u shpreh se heqja e barrikadave do të shtojë tensionet dhe do të sjellë në degradim të situatës duke shkaktuar viktima. Protesta do të mbahet në Rudare të komunës së Zvecanit.
Përfaqësuesit e protestës kanë bërë të ditur se revolta vjen pasi deklaratat e kryeministrti kosovar Albin Kurti sipas tyre janë kërcënim. Ata gjithashtu do të bashkohen në këtë protestë kundër edhe deklaratave të bëra më herët edhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Sipas tyre, Kurti ka bërë thirrje për vrasjen e serbëve në barrikada dhe zhdukjen e tyre, ndërsa ambasadori gjerman me deklaratat e tij po e mbështet drejtpërdrejt dhe hapur kryeministrin Kurti. Ambasadori gjerman, duke folur rreth situatës më të re të krijuar në veri të Kosovës, tha se barrikadat duhet të hiqen deri për Krishtlindje, si dhe kërkesa e Beogradit për kthimin e forcave serbe në Kosovë është absurde dhe e papranueshme.
Bëhet me dije se, në këtë protestë pjesëmarrjen e kanë të detyrueshme të gjithë të punësuarit në institucionet të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, nga mbarë Kosova, ndërsa janë ftuar edhe qytetarë nga qytetet e afërta të Serbisë, siç janë Rashka, Novi Pazari etj.
Situata në pjesën veriore të vendit është e tensionuar që nga fillimi i dhjetorit. Në atë pjesë të banuar me shumicë serbe deri tani janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, shok-bomba e granata dore. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët në atë pjesë. Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë. Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë. Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Ai dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.
Iran IRAN- Trazirat dhe protestat në Iran vijojnë. Nga raportimet më të fundit nga mediat e huaja, gratë studente të un...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti dje në Uashington ku zhvilloi një takim të rënd...
Momenti i takimit Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin ukrainas Volodymyr Z...
Donald Trump Përmbledhja ekzekutive e raportit të komisionit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve për sulmin e 6 jana...
Foto ilustruese Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve iranianë më 21 dhjetor, përfshirë ndaj prokurorit ...
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA, Joe Biden mirëpriti presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e B...
Rruga MITROVICË- Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tjetër shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës. Teksa gazet...
Foto ilustruese KOSOVË- Një rast skandaloz ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është futur ...
Kenedy dhe Truproja SHBA- Kushdo që ka parë ndonjë nga dokumentarët e njohur mbi vrasjen e Presidentit J. F. Kennedy në Dalla...
Foto ilustruese KOSOVË- Një rast horror u raportua se ka ndodhur në Spitalin e Pejës ku një foshnjë e vdekur është ...