LIVE UPDATES
Bota

VOA: Zelenskyy në Uashington, kërkon ndihmë më të madhe kundër sulmit rus. Biden i jep siguri: Do forcojmë sistemin mbrojtës

Presidenti ukrainas, i cili tha se kishte dashur të vinte në Shtetet e Bashkuara më herët, falenderoi presidentin Biden, Kongresin dhe amerikanët e zakonshëm për mbështetjen e dhënë ndaj vendit të tij.

21 Dhjetor 2022, 23:30 Nga k.m.
VOA: Zelenskyy në Uashington, kërkon ndihmë më të madhe
Momenti i takimit

Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, të cilin e garantoi sërish për mbështetjen e Uashingtonit mes sulmeve të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës.

Para së gjithash u faleminderoj, është një nder i madh të jem këtu”, i tha zoti Zelenskiy presidentit amerikan gjatë takimit në Zyrën Ovale.

Presidenti ukrainas, i cili tha se kishte dashur të vinte në Shtetet e Bashkuara më herët, falenderoi presidentin Biden, Kongresin dhe amerikanët e zakonshëm për mbështetjen e dhënë ndaj vendit të tij.

Gjatë takimit zoti Zelenskiy i dha zotit Biden, një medalje për merita ushtarake, ofruar nga një ushtarak ukrainas. Zoti Biden premtoi t'i jepte në këmbim ushtarakut ukrainas, një medalje nga një prej fushëbetejave ku janë përfshirë trupat amerikane, Iraku, ku ka luftuar edhe djali i tij Beau Biden.

"Ti je njeriu i vitit", i tha Presidenti Biden zotit Zelenskiy, duke iu fereruar vendimit të revistës “Time” për ta vendosur atë në kopertinë.

Zoti Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin po përshkallëzon sulmet ndaj civilëve dhe po përpiqet të përdorë dimrin si armë. Zoti Zelenskiy tha se do të zhvillonte bisedime me zotin Biden për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kievit kundër sulmeve shkatërruese të Rusisë.

Po sot administrata e Presidentit Biden njoftoi një pakete të re ndihme ushtarake prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin edhe sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’. Ky është udhëtimi i parë i presidentit Zelenski jashtë vendit që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti. Pas takimit me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë ai do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan.

Presidenti Zelenski dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë ushtruar trysni ndaj udhëheqësve perëndimorë që të ofrojnë armë më të avancuara, përfshirë sistemin e raketave ‘Patriot’, për të ndihmuar vendin e tyre në luftën kundër Rusisë. ‘Patriot’ është sistemi më i avancuar i raketave tokë-ajër që Perëndimi do t’i japë Ukrainës për ta ndihmuar atë në zmbrapsjen e sulmeve ajrore ruse.

Vizita e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski në Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Kongresi amerikan pritet të votojë për buxhetin, i cili do të përfshijë një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe përgatitjeve të Uashingtonit për t’i dhënë Kievit sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’.

Presidenti Zelenski të martën bëri një vizitë të guximshme dhe të rrezikshme në vijën e frontit në Bakhmut, në provincën e Donetskut, ku lavdëroi trupat ukrainase për “trimërinë, rezistencën dhe forcën e tyre” ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna me artileri.

Një video e publikuar nga zyra e tij për vizitën në Bakhmut tregon se si ushtarët i japin zotit Zelenski një flamur ukrainas që ai la të kuptohej se do t’ia jepte udhëheqësve të Shteteve të Bashkuara.

"Djemtë më dhanë flamurin tonë të bukur ukrainas me nënshkrimet e tyre. Nuk jemi në një situatë të lehtë. Armiku po i shton forcat dhe njerëzit tanë janë më të guximshëm dhe kanë nevojë për armë më të fuqishme. Do t’ia japim atë nga djemtë Kongresit, Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne u jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre, por ajo nuk mjafton", tha ai.

Ndihma e re amerikane, që përfshin edhe sistemin e raketave 'Patriot', sinjalizon një zgjerim nga Shtetet e Bashkuara të llojit të armatimeve të avancuara, që do të dërgojnë në Ukrainë për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore kundër sulmeve në rritje me raketa nga Rusia në javët e fundit.

Vendimi për dërgimin e sistemit të raketave ‘Patriot’ vjen pavarësisht kërcënimeve nga Ministria e Jashtme e Rusisë se furnizimi i Ukrainës me këtë sistem të avancuar raketash do të konsiderohej një hap provokues. Moska ka thënë se personeli ushtarak që do të shoqërojë sistemin e raketave ‘Patriot’ do të ishte një objektiv legjitim i goditjes nga forcat ruse.

Kremlini paralajmëroi të mërkruen se rritja e furnizimit të Kievit me armë nga Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të përkeqësonte luftën shkatërrimtare në Ukrainë, të cilën Rusia e filloi në mënyrë të paligjshme 10 muaj më parë.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të zgjerojnë furnizimin me armë dhe me llojet e armëve për Ukrainën. E gjithë kjo, natyrisht, çon në një përkeqësim të konfliktit dhe, në fakt, nuk është një shenjë e mirë për Ukrainën", u tha të mërkuren gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Nuk është e qartë saktësisht se kur pritet të mbërrijë në vijën e frontit në Ukrainë sistemi i raketave ‘Patriot’, pasi trupat amerikane së pari do të duhet të stërvisin forcat ukrainase se si të përdorin këtë sistem të teknologjisë së sofistikuar. Stërvitja mund të zgjasë disa javë dhe pritet të kryhet në Gjermani. Deri më sot, të gjitha stërvitjet e forcave të Ukrainës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë janë kryer në vendet evropiane.

Për vizitën e Presidentit Zelenski në Shtetet e Bashkuara janë marrë masa të forta sigurie. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Presidentit Zelenski jashtë vendit, që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti, që ka shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve dhe shkatërrimin e shumë qyteteve në mbarë vendin./VOA

zelenskyy vizite ne uashington

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet