LIVE UPDATES
Bota

Shtetet me shumicë myslimane të zemëruara për përdhosjen e Kuranit në Suedi

Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani urdhëroi dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë irakian nga Suedia. Por një gjest i tillë mund të mos mjaftojë për të qetësuar gjakrat e të zemëruarve dhe një protestë tjetër është planifikuar të mbahet të premten pasdite.

21 Korrik 2023, 19:32 Nga k.m.
Shtetet me shumicë myslimane të zemëruara për
Foto ilustruese

Shtete me shumicë myslimane po vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre për përdhosjen e Kuranit në Suedi. Disa kanë organizuar demonstrata pas lutjeve të së premtes. Në Iran, Irak, Liban, protestuesit kanë planifikuar demonstrata, pasi policia suedeze lejoi një protestë të enjten, në të cilën një i krishterë irakian, që jeton në Stokholm dhe që tani e quan veten si ateist, shkelmoi dhe shkeli mbi Kuranin, librin e shenjtë të fesë islame, para ambasadës irakiane. Disa orë para kësaj ngjarjeje, demonstruesit në Bagdad hynë me forcë në ambasadën suedeze, duke ndezur zjarr brenda, për të shprehur zemërimin e tyre.

Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani urdhëroi dëbimin e ambasadorit suedez nga Iraku dhe tërheqjen e të ngarkuarit me punë irakian nga Suedia. Por një gjest i tillë mund të mos mjaftojë për të qetësuar gjakrat e të zemëruarve dhe një protestë tjetër është planifikuar të mbahet të premten pasdite.

E drejta për të protestuar është e garantuar në Kushtetutën e Suedisë. Ligjet e blasfemisë u hoqën në vitet ‘70. Policia zakonisht i lejon protestat bazuar në shkallën e rrezikshmërisë që ato paraqesin për sigurinë. Për myslimanët, djegia apo çfarëdo lloj abuzimi me Kuranin, paraqet përdhosje të librit të shenjtë të fesë së tyre.

Ndonëse nuk tregoi shenja se do të tërhiqet nga vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Suedinë, Sudani të premten u bëri thirrje protestuesve irakianë, “të identifikojnë dhe të frenojnë individët problematikë, që tentojnë të devijojnë protestat nga natyra e tyre paqësore dhe e garantuar me kushtetutë”, si dhe forcave të sigurisë “të ruajnë pronën publike dhe private.”

Të enjten, agjencia shtetërore e lajmeve irakiane njoftoi se 20 individë janë arrestuar në lidhje me sulmin ndaj ambasadës suedeze. Në mesin e të arrestuarve ishin një fotograf i agjencisë së lajmeve The Associated Press dhe dy punëtorë të agjencisë së lajmeve Reuters, që po mbulonin protestën. Gazetarët e ndaluar u liruan pas disa orësh pa akuza, pas një urdhëri nga zyra e kryeministrit.

Në Iran, demonstruesit gjithashtu po planifikojnë protesta. Ministri i jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian i dërgoi një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për përdhosjen e Kuranit dhe thirri ambasadorin suedez.

“E konsiderojmë qeverinë suedeze përgjegjëse për provokimin e reagimeve nga myslimanët e botës,”- deklaroi Nasser Kanaani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.

Protestuesi irakian në Stokholm fshiu këmbët më fotografinë e Udhëheqësit Ssuprem të Iranit, Ajatollah Ali Kamenei dhe bëri një gjest të ngjajshme edhe me fotografinë e klerikut shiit irakian, Muktada al-Sadër, udhëheqës me ndikim në Irak.

Grupi militant shiit libanez Hezbolla gjithashtu bëri thirrje për protesta të premten pasdite. Khamenei dhe teokracia e Iranit janë mbështetësit kryesorë të Hezbollahut. Përmes një fjalimi me video të enjten mbrëma, udhëheqësi i Hezbolla Hasan Nasrallah, u bëri thirrje myslimanëve të kërkojnë nga qeveritë e tyre të dëbojnë ambasadorët e Suedisë.

“I ftoj vëllezërit dhe motrat në të gjitha lagjet dhe fshatrat të shkojnë në të gjitha xhamitë, të marrin me vete Kuranin dhe të ulen mbi të dhe të kërkojnë nga shteti të mbajë qëndrim ndaj Suedisë,”- deklaroi Nasrallah, sipas agjencisë libaneze të lajmeve.

Të premten “e gjithë bota duhet të shoh se si ne e përqafojmë Kuranin tonë dhe e gjithë bota duhet të shoh se si e mbrojmë Kuranin tonë me gjakun tonë.” Arabia Saudite dhe Katari, dy shtete të Gjirit të drejtuara nga udhëheqës të besimit suni, thirrën diplomatët suedezë për të dënuar përdhosjen e Kuranit. Ministria e jashtme e Turqisë po ashtu e kritikoi ngjarjen.

Në Pakistan, Kryeministri Shehbaz Sharif i dënoi ashpër zhvillimet në Suedi. Ai i bëri thirrje Organizatës Islamike për Bashkëpunim të luajë “rol historik në përfaqësimin e ndjenjave të myslimanëve dhe t’i japë fund këtij demonizimi.” Ndërkohë, islamistët në Pakistan po i bëjnë presion Sharif, i cili është në prag të zgjedhjeve, të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Suedinë. Të enjten në mëngjes, protestuesit në Bagdad pushtuan Ambasadën Suedeze për disa ora dhe ndezën një zjarr të vogël brenda saj. Personeli i ambasadës ishte evakuuar nga ndërtesa një ditë më herët. Pasi protesuesit u larguan nga ambasada, diplomatët e mbyllën atë pa ofruar sqarim se kur do të hapet.

Kjo është përdhosja e dytë e Kuranit nga një i krishter irakian në Suedi, i identifikuar si Saluan Momika. Muajin e kaluar, një burrë i identifikuar nga mediat lokale dhe rrjetet e tij sociale si Momika, dogji Kuranin pranë një xhamie në Stokholm gjatë festës myslimane të Bajramit, që nxiti dënim të gjerë në tërë botën myslimane.

Në të kaluarën, djegia e Kuranit ka nxitur protesta në tërë botën myslimane. Disa prej tyre u shndërruan në protesta të dhunshme. Në Afganistan, Talibani pezulloi të gjitha aktivitetet e organizatave suedeze në vend, si reagim ndaj djegies së fundit të Kuranit. Një protestë e ngjajshme nga një aktivist i krahut të djathtë ekstrem para ambasadës turke në fillim të këtij viti, komplikoi përpjekjet e Suedisë për të bindur Turqinë që të lejonte anëtarësimin e saj në NATO. Në qershor, përkrahësit e klerikut al-Sadër sulmuan Ambasadën e Suedisë në Bagdad në shenjë proteste për djegien e Kuranit./VOA

suedi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet