LIVE UPDATES
Bota

Verifikimi i statusit të viktimave të përdhunimit “nuk duhet të ketë” afat

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës i kaloi në lexim të dytë ndryshimet në një ligj të hartuar nga Qeveria, i cili, mes tjerash, trajton edhe statusin dhe të drejtat e personave të përdhunuar gjatë luftës. Me këtë masë, afati për aplikim është shtyrë për dy vjet, përkatësisht deri më 15 maj 2025, me mundësi zgjatjeje edhe dy vjet. Por, kufizimi nxiti kundërshtimin e disave - nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deri tek organizatat që mbrojnë të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftë.

21 Korrik 2023, 16:26 Nga k.m.
Verifikimi i statusit të viktimave të përdhunimit “nuk
Foto ilustruese

Të mbijetuarit e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë, tash e sa muaj, nuk mund të parashtrojnë kërkesa për të siguruar statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës. Sipas ligjit aktual, afati kohor për një gjë të tillë ka skaduar më 5 shkurt.
Në Kosovë nuk dihet saktë numri i personave të përdhunuar gjatë luftës më 1999, por besohet të jetë rreth 20.000. Nga shkurti i vitit 2018, kur ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimës, atë e kanë siguruar gjithsej 1.558 veta.

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës i kaloi në lexim të dytë ndryshimet në një ligj të hartuar nga Qeveria, i cili, mes tjerash, trajton edhe statusin dhe të drejtat e personave të përdhunuar gjatë luftës. Me këtë masë, afati për aplikim është shtyrë për dy vjet, përkatësisht deri më 15 maj 2025, me mundësi zgjatjeje edhe dy vjet. Por, kufizimi nxiti kundërshtimin e disave - nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deri tek organizatat që mbrojnë të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale në luftë.

Sipas tyre, afati i aplikimit për këtë status duhet të jetë i pakufizuar, derisa viktima të ndihet e gatshme për një hap të tillë.

Statusi i viktimës së dhunës seksuale të luftës i siguron asaj një pension prej 230 eurosh në muaj dhe disa përfitime të tjera, si: shërbime shëndetësore falas dhe përparësi në punësim. Sipas ligjit në Kosovë, i cili është miratuar në vitin 2014, statusi i tillë i takon çdo personi, i cili arrin ta bindë një komision qeveritar se ka qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, përkatësisht në periudhën 27 shkurt 1998 - 20 qershor 1999.

Dafina, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, thotë se edhe 24 vjet pas përdhunimit, nuk mund ta bindë veten që të dalë para një komisioni dhe ta rrëfejë përjetimin e saj. Shprehet e sigurt se një gjë të tillë nuk do të mund ta bëjë as gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

“Nuk jam në gjendje tash për tash të flas [për dhunën], për arsye të familjes, fëmijëve, sepse jetoj në bashkësi familjare. Më kanë thënë se janë disa proceduara, komisione dhe kam frikë se mos po zbulohem. Nuk e di, ndoshta pas një kohe... pas katër-pesë vjetësh mund ta bëj një gjë të tillë”, thotë Dafina, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë e REL-it.

Dafina thotë se, përveç bashkëshortit, askush tjetër në familjen e saj nuk e di se është përdhunuar. Pikërisht për këtë - mosgatishmërisë së viktimave për të folur - disa kërkojnë që afati për aplikim për statusin e viktimës të mos ketë kohë të caktuar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila duhet ta nënshkruajë ligjin për të hyrë në fuqi, ka thënë më 17 korrik se “afati i aplikimit për statusin e viktimës së dhunës seksuale duhet të jetë i pakufizuar”.

Organizata joqeveritare, që mbrojnë të drejtat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, kanë kërkuar të njëjtën gjë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në Kosovë, bashkë me anëtarë të platformës “Bëhu Zëri Im”, kanë thënë se kufizimi i afatit për aplikim për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, është në kundërshtim me konventat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Sipas praktikave ndërkombëtare, për shembull në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, afati për aplikim për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale në luftë, nuk është i kufizuar.

“QKRMT-ja do të vazhdojë ta adresojë nevojën që afati për aplikim të mos kufizohet, por të jetë pa kufi, ashtu siç është adresuar përmes letrave avokuese në Zyrën e Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare dhe Komisioneve përkatëse. Kësisoj, ligji do të ishte në harmoni me të drejtën dhe praktikat ndërkombëtare, si dhe me nevojat dhe ndjeshmërinë e viktimave që e drejta për njohjen e vuajtjeve të tyre të mos jetë e kufizuar në kohë,”- thotë QKRMT-ja në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

“Ne insistojmë se nuk duhet të ketë kufizime kohore në ligj”, thotë edhe Kadire Tahiraj, drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Kosovë.

Kryetarja e Komisionit për të Drejta të Njeriut në Kuvendin e Kosovës, Duda Bale, thotë se ky organ i ka kërkuar Qeverisë që të bëjë ndryshme në propozim-ligj, duke mos e kufizuar afatin, por, sipas saj, Qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat.

“Tash është vonë për [ndryshme]. Unë e respektoj shumë mendimin e presidentes, por tash është vonë se është votuar në Kuvendin e Kosovës”, thotë Bale.

Presidentja, me autoritetin e saj, mund të mos e nënshkruajë një projektligj të miratuar nga Kuvendi dhe mund ta kthejë atë në Kuvend me vërejtje të caktuara. Por, edhe Kuvendi mund ta kundërshtojë një propozim të presidentes nëse ai ligj hyn sërish në procedurë dhe votohet me 61 vota për.

Kryetarja e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, Leonora Selmani, thotë se nuk duhet të ketë vonesa në dekretimin e projektligjit të miratuar nga Kuvendi. Sipas saj, mundësitë e tjera rreth afatit do të mund të shikohen më vonë.

“Fillimisht duhet të dekretohet ligji ashtu siç është vendosur në Kuvend dhe mandej është çështje që duhet të diskutohet se a do të duhet të jetë me një afat më të gjatë apo jo. Aktualisht, unë mendoj se duhet të jetë 2+2 [vjet] dhe gjatë kësaj periudhe kohore të mobilizohen të gjithë për të parë se si duhet të veprohet në të ardhmen,”- thotë Selmani.

Më herët, disa organizata joqeveritare, përmes të cilave numër i caktuar personash ka aplikuar për statusin e viktimës së dhunës seksuale, kanë shprehur shqetësimin se pritjet e gjata për shqyrtimin e rasteve nga Komisioni qeveritar, kanë bërë që shumë viktima të heqin dorë nga aplikimi për statusin që do të mund t’iu takonte. Ka pasur raste kur një person ka pritur deri në 17 muaj. Situatën, sipas tyre, e vështirëson shpesh edhe paraqitja fizike para komisionit, pasi viktimat kanë frikë nga stigmatizimi.

Për aplikim, viktima duhet të plotësojë një formular me të dhëna e detaje për vendin dhe periudhën kur ka ndodhur përdhunimi, me deklarata nga dëshmitarët dhe me raporte eventuale mjekësore. Nëse komisioni nuk bindet, viktima duhet të dalë fizikisht para tij./REL

viktimat e luftes ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet