LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Presidentit Herzog në Uashington nuk mund të fshehë tensionet SHBA-Izrael

Presidenti Biden theksoi lidhjen e tij të thellë me shtetin hebre, duke e quajtur atë të pathyeshme. Por fakti që Shtëpia e Bardhë ftoi presidentin izraelit, një figurë simbolike, i cili mbajti edhe një fjalim para Kongresit amerikan, dhe jo kryeministrin Netanyahu, tregon për tensionet e thella mes Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë aktuale izraelite.

21 Korrik 2023, 18:33 Nga k.m.
Vizita e Presidentit Herzog në Uashington nuk mund të fshehë
Isaac Herzog

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e shfrytëzoi vizitën e tij në SHBA këtë javë për të zbutur tensionet me mbështetësin më të madh të Izraelit. Politikat e Kryeministrit Benjamin Netanyahu, të etiketuara si ekstreme nga disa, janë kritikuar nga Uashingtoni. Nga duartrokitjet e shumta gjatë fjalimit të Presidentit izraelit Isaac Herzog në Kongresin amerikan, dukej se marrëdhëniet SHBA-Izrael janë më të forta se kurrë. Por tensionet mes dy vendeve ishin të pranishme gjatë gjithë vizitës së tij.

“Nuk jam i pavëmendshëm ndaj kritikave midis miqve, përfshirë disa të shprehura nga anëtarë të respektuar të Kongresit. Unë i respektoj kritikat, veçanërisht nga miqtë, edhe pse jo gjithmonë duhet t’i pranosh ato,”- tha Presidenti Herzog.

Gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden theksoi lidhjen e tij të thellë me shtetin hebre, duke e quajtur atë të pathyeshme. Por fakti që Shtëpia e Bardhë ftoi presidentin izraelit, një figurë simbolike, i cili mbajti edhe një fjalim para Kongresit amerikan, dhe jo kryeministrin Netanyahu, tregon për tensionet e thella mes Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë aktuale izraelite.

Vetëm një ditë para vizitës së Presidentit Herzog dhe shtatë muaj pas kthimit të Netanyahut në pushtet, Presidenti Biden e ftoi kryeministrin për takim, por pa përcaktuar vendin dhe kohën. Zëri i Amerikës bisedoi me Nimrod Novik, anëtar i Forumit të Politikave mbi Izraelin. 

“Në Izrael, kryeministri nuk shihet si kryeministër derisa të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Tradicionalisht, kjo ndodhte brenda disa javësh pas bërjes së betimit”.

Presidenti Biden e ka paralajmëruar Netanyahu se po minon demokracinë izraelite, përmes reformës radikale të sistemit gjyqësor, që synon të kryejë, pa patur konsensus të gjerë publik dhe përballë protestave popullore. Biden gjithashtu ka shprehur shqetësime lidhur me ekstremistët në koalicionin e qeverisë së Netanyahu.

Zëri i Amerikës bisedoi me Michael Oren, ish ambasador i Izraelit në Uashington gjatë mandatit të Presidentit Obama

“Problemi në dukje është reforma, por mendoj se ka probleme shumë më të thella. Ato kanë të bëjnë me qëndrimin e kësaj qeverie ndaj palestinezëve, ndaj zgjidhjes me dy shtete, që ende mbështetet nga Uashingtoni dhe nga prania e ministrave si Ben Gvir dhe Smotrich, të cilët janë krejtësisht të papranueshëm për administratën e tanishme amerikane dhe për çdo administratë tjetër në fakt”.

Gjatë vizitës së tij, Presidenti Herzog u përpoq të siguronte udhëheqësit amerikanë se demokracia izraelite mbetet e fortë, edhe nëse aktualisht është shqetësuese. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të kapërcyer hendekun midis politikave të administratës së Biden dhe qeverisë së Netanyahut./VOA

isaac herzog shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet