4 Tetor 2022, 23:35
Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë
SHBA- Shtetet e Bashkuara nuk kanë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore, pavarësisht “retorikës kërcënuese” për përdorimin e këtyre armëve të presidentit rus, Vladimir Putin.
Kështu tha më 4 tetor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Putin ka përshkallëzuar luftën që ka nisur në Ukrainë në shkurt, duke shpallur muajin e kaluar mobilizim të “pjesshëm” ushtarak.
Presidenti rus, vendi i të cilit është fuqi bërthamore, ka përsëritur në disa raste se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur, siç ka thënë, territorin e tij.
“Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them... ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor, dhe nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, tha Jean-Pierre për gazetarët.
Më 30 shtator, Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur territoret ukrainase që pretendoi se i ka aneksuar.
Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se nuk do të njohin vendimin e Putinit për aneksimin e Hersonit, Donjeckut, Luhanskut dhe Zaporizhjës. Ky vendim i Putinit u kumtua pasi në këto katër rajone ukrainase, që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse, Rusia mbajti referendume të rreme.
Më herët gjatë këtij muaji, presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë dhe ka thënë se deklaratat e “pamatura” të Putinit nuk do të frikësojnë Amerikën dhe aleatët e saj.
Marrë nga REL
shtepia e bardhe
Bota
4 Tetor 2022, 22:42
F.M
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të martën në një bisedë telefonike se...
Bota
4 Tetor 2022, 22:27
e.k
Flamuri i Maqedonisë së Veriut
SHKUP- Për të parën herë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar në Fletor...
Bota
4 Tetor 2022, 22:16
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Gjykata e Apelit në Larisa ka dënuar me 10 vite burg një 32-vjeçar identiteti i t&eum...
Bota
4 Tetor 2022, 22:01
e.k
Elon Musk
SHBA- Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për të blerë kompaninë për 44 miliardë dollarë, me nj&e...
Bota
4 Tetor 2022, 21:30
e.k
Michel dhe Barack Obama
SHBA- Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle, kanë shënuar një datë të rënd...
Bota
4 Tetor 2022, 21:24
e.k
Yuri Kimi dhe Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sot n...
Bota
4 Tetor 2022, 21:17
e.k
Vladimir Putin
RUSI- A do ta tërheqë këmbëzën Presidenti rus Vladimir Putin? Nuk ka pikëpyetje më urgjente dhe më t...
Bota
4 Tetor 2022, 20:23
e.k
Anna dhe bashkëjetuesi i saj
GREQI- Mediat greke kanë publikuar së fundmi një letër që autori i krimit i kishte shgkruar part...
Bota
4 Tetor 2022, 20:11
e.k
Momenti i shembjes
TAJLANDË- Një faltore e lashtë në Chiang Mai, Tajlandë, u shemb dhe u shkatërrua pas shirave të ...
Bota
4 Tetor 2022, 19:58
e.k
Deli Leka
KOSOVË- Një 54-vjeçar në Pejë ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në ashensorin e një b...