LIVE UPDATES
Bota

Shtëpia e Bardhë organizon takim të nivelit të lartë kundër urrejtjes

Presidenti Joe Biden iu referua tubimit të supremacistëve të bardhë në vitin 2017 në Charlottesville, Virxhinia gjatë të cilit u vra një kundërprotestuese, kur foli të enjten në takimin e nivelit të lartë “Qëndrojmë të Bashkuar”.

16 Shtator 2022, 17:42 Nga I.A
Shtëpia e Bardhë organizon takim të nivelit të lartë
Joe Biden

SHBA- Në një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë të enjten që kishte në qendër përpjekjet kundër ndasive dhe dhunës së nxitur nga urrejtja, presidenti Joe Biden kritikoi supremacistët e bardhë dhe i kërkoi kombit të kapërcejë mosmarrëveshjet "toksike" politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, njofton se kritikët e zotit Biden thonë se është vetë presidenti ai që nxit përçarjen.

Presidenti Joe Biden iu referua tubimit të supremacistëve të bardhë në vitin 2017 në Charlottesville, Virxhinia gjatë të cilit u vra një kundërprotestuese, kur foli të enjten në takimin e nivelit të lartë “Qëndrojmë të Bashkuar”.

“Supremacistët e bardhë nuk do të thonë fjalën e fundit dhe ky helm dhe dhunë nuk mund të jenë historia e kohës sonë”, tha presidenti.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi nderon komunitetet që kanë përjetuar sulme me bazë urrejtjen, duke përfshirë të shtënat masive që ndodhën në një tempull të Sikhëve në Uiskonsin në vitin 2012; një klub nate homoseksualësh në Florida në vitin 2016; një sallon aziatik në Xhorxhia në vitin 2021; një supermarket në Teksas në vitin 2019, që vuri në shënjestër hispanikët; dhe një supermarket në Nju Jork në fillim të këtij viti, që kishte në shënjestër njerëzit me ngjyrë.

Të dhënat e FBI-së tregojnë se krimet e urrejtjes janë rritur vitet e fundit.

Disa faktorë kanë kontribuar në rritjen e tyre, duke përfshirë stresin e lidhur me pandeminë dhe retorikën e ashpër politike.

“Ky ka qenë një faktor kryesor për gjashtë vitet e fundit, ku ne dëgjojmë politikanë të zakonshëm që thonë gjëra që janë plotësisht në përputhje me atë që thonë supremacistët e bardhë dhe ekstremistët”, thotë Phyllis Gerstenfeld, profesore e drejtësisë penale.

Një sondazh i revistës Economist dhe organizatës YouGov tregon se 66% e amerikanëve besojnë se ndasitë politike në vend janë përkeqësuar që nga fillimi i vitit 2021 dhe se 62% presin një rritje të tyre vitet e ardhshme.

“Dhuna e nxitur nga urrejtja lind në tokën pjellore të një ndarjeje toksike. Nuk do ta zgjidhim problemin vetëm duke shkuar pas skajeve ekstreme. Ne duhet të përballemi me mënyrat në të cilën kjo ndarje toksike nxit këtë krizë për të gjithë ne."

Kritikët e tij argumentojnë se vetë presidenti Biden po nxit ndarjen teksa shton sulmet javët e fundit kundër të ashtuquajturve republikanë të MAGA-s – ndjekës besnikë të ish-presidentit Donald Trump – duke e quajtur këtë retorikë të ashpër politike që përfshin akuzimin e tyre si “gjysmë-fashistë”.

Marrë nga VOA

joe biden donald trump

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari