LIVE UPDATES
Bota

“Është vetëm fillimi”/ Volejbollistet e Kosovës të etura për më shumë suksese

Fitorja me rezultat 3:0 – ku vajzat e Kosovës fituan tri sete me rezultate 25:13, 25:23 dhe 25:21 kundër Malit të Zi - bëri që Kosova ta ketë për herë të parë një skuadër pjesëmarrëse në rundin e dytë të kualifikimeve për Kampionat Evropian

29 Janar 2023, 10:33 Nga I.A
“Është vetëm fillimi”/ Volejbollistet e Kosovës
Volejbollistet

KOSOVË- “Po bëmë punë të mirë, të fortë, të lozim bashkë... vijnë edhe rezultatet”, ishin fjalët e trajnerit të ekipit U-17 të vajzave të Kosovës në volejboll, Donald Suxho. Kjo fjali u ndoq nga të bërtitura e lot gëzimi nga vajzat që e kuptuan se atë ditë kishin arritur një sukses historik.

Vetëm disa orë më parë – në orën 15:00, më 22 janar – ato vajza nisën ndeshjen kundër Malit të Zi në sallën Bestepe në Ankara të Turqisë.

Fitorja me rezultat 3:0 – ku vajzat e Kosovës fituan tri sete me rezultate 25:13, 25:23 dhe 25:21 kundër Malit të Zi - bëri që Kosova ta ketë për herë të parë një skuadër pjesëmarrëse në rundin e dytë të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

Kapitenia e kësaj skuadre, Megi Bislimi, beson se kjo arritje erdhi si rezultat i punës së bërë dhe tani synon për suksese të tjera.

“Besoj që të gjitha ato që i kemi bërë në ushtrime, i kemi shfaqur edhe në lojë. Ne e kemi dhënë maksimumin dhe besoj që ajo energjia dhe mundi na u shpërblyen në fund. Synimet mbeten gjithmonë të njëjta: vetëm fitore. Pse të mos kualifikohemi edhe më tutje?!”, thotë 14-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, trajneri Donald Suxho - i cili ishte pjesë e ekipit kombëtar të SHBA-së në volejboll në Lojërat Olimpike në vitet 2004 dhe 2012 - thotë se ai nuk kishte menduar se do ta arrinin një sukses të tillë.

“Ka qenë një gjë fantastike, unë jam shumë i emocionuar. Por, më shumë jam i emocionuar për vajzat dhe për Kosovën”, thotë Suxho për REL-in, teksa shton se në skuadrën e tij kishte shumë vajza që nuk kishin dalë kurrë jashtë Kosovës deri atëherë.

Ai thotë se gjatë punës ishte përqendruar në përforcimin e skuadrës në aspektin psikologjik dhe në mënyrën se si luajnë bashkë gjatë ndeshjeve.

“Unë nuk i forcova shumë në anën teknike, e mora përsipër ta bëjmë një strukturë, ta bëjmë një sistem se si do të lozim brenda lojës. I lashë të jenë të lira, por të luajnë të lira brenda një sistemi, brenda një strukture si ekip”, shton 46-vjeçari, i lindur në Korçë të Shqipërisë.

Suxho e ka zhvilluar karrierën e tij në volejboll fillimisht si lojtar e më vonë si trajner në SHBA, ku familja e tij kishte emigruar në vitin 1996.

Një lëndim ia kishte pamundësuar pjesëmarrjen në ekipin e SHBA-së dhe në Lojërat Olimpike në vitin 2008, por tani ai po shfrytëzon përvojën e tij për t’i këshilluar vajzat e ekipit U-17 të Kosovës.

“Përvoja më ka treguar që nuk dihet kurrë e ardhmja. Kur kam qenë 15 vjeç - dhe këtë ua kam thënë edhe gocave - s’kisha as ëndrra dhe nuk dija ku do të shkoja dhe, dy vjet më vonë, ndryshuan të gjitha dhe m'u hap e gjithë bota. Ky është një mësim i madh për të gjithë ne”, thotë Suxho.

Ai u emërua në pozitën e trajnerit të ekipit U-17 të vajzave të Kosovës në nëntor të vitit të kaluar. Ofertën thotë se e pranoi pasi dëshiron ta ndihmojë sportin në Kosovë e Shqipëri.

“Për mua, kur ma dhanë ofertën, ishte një nder dhe kemi një mundësi t'i ndryshojmë jetët [e lojtareve] dhe kjo është një gjë fantastike”, thotë ai.

Kapitenia e skuadrës që drejton Suxho, Megi Bislimi, thotë se nuk ka dyshuar asnjëherë se volejbolli është karriera e duhur për të. E lindur në një familje sportistësh - babai i saj kishte karrierë në basketboll, ndërsa nëna në volejboll - ajo nisi rrugëtimin e saj në botën e sportit qysh në moshën gjashtëvjeçare.

“Ky është vetëm fillimi i karrierës sime. Unë besoj që e kam nisur karrierën me fillime shumë të mbara. Besoj që jam duke e bërë të lumtur familjen, shoqërinë dhe pse jo edhe të gjithë shqiptarinë”, thotë 14-vjeçarja, e cila luan për ekipin e parë të klubit Drita.

Gjilanasja, që kishte debutuar me ekip të parë të Dritës kur ishte vetëm 12 vjeçe, beson se raportet e mira që kishin ndërtuar vajzat dhe trajnerët e skuadrës, ua sollën fitoren.

“Aty jemi si motra – në fushë dhe jashtë fushës. Besoj që kjo na bën të korrim edhe suksese bashkë. Trajneri ka qenë shumë i mirë, shumë i afërt me ne. Besoj që edhe ai ka qenë një faktor që ne kemi korrur suksese”, shton ajo.

E gjatë 190 centimetra, Bislimi synon lartësitë më të mëdha në sportin e volejbollit, ku mendon të fokusohet gjithë jetën e saj.

“Ëndërr e kam të bëhem lojtarja më e fortë në botë, sepse besoj që i kam të gjitha mundësitë të bëhem”, përfundon ajo.

Marrë nga REL

volejbollistet e kosovës donald suxho

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim