LIVE UPDATES
Bota

“Është një kërcënim ekzistencial!”/ VOA: Do krijohen qendra amerikane të Trajnimit për HIMARS në Evropë

Kjo u bë e ditur pasi Departamenti i Shtetit miratoi të martën shitjen e 18 sistemeve HIMARS në Poloni, së bashku me qindra sisteme raketash me shumë lëshime dhe dhjetëra sisteme raketore taktike të ushtrisë. Qeveria polake do të paguaj rreth 10 miliardë dollarë për këtë blerje.

9 Shkurt 2023, 23:42 Nga DOSJA
“Është një kërcënim ekzistencial!”/ VOA: Do
Tank

SHBA- Ushtria amerikane po planifikon të ngrejë një qendër trajnimi në Evropë për t'u mësuar aleatëve të NATO-s se si të përdorin sistemet raketore HIMARS, i tha Zërit të Amerikës një gjeneral i lartë amerikan. Vendimi pason rritjen e kërkesave për këtë sistem në Evropën Lindore dhe përdorimin e sukseshëm të kësaj arme në Ukrainë.

“Ne jemi ende në fazat paraprake, por do të ishte një qendër që do shërbente për disa shtete”, i tha Zërit të Amerikës në një intervistë ekskluzive komandanti i Korpusit V gjeneral-lejtnanti John Kolasheski, i cili është përgjegjës për operacionet e ushtrisë amerikane përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Kjo u bë e ditur pasi Departamenti i Shtetit miratoi të martën shitjen e 18 sistemeve HIMARS në Poloni, së bashku me qindra sisteme raketash me shumë lëshime dhe dhjetëra sisteme raketore taktike të ushtrisë. Qeveria polake do të paguaj rreth 10 miliardë dollarë për këtë blerje.

Sistemet HIMARS që janë miratuar për shitje do t’u ofrohen vendeve të NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania në krahun lindore të NATO-s.

“Ata [NATO] e shohin brutalitetin e asaj që ka ndodhur në Ukrainë dhe ka një ndjenjë urgjence, të 30-të kombet janë të bashkuar në këtë mbrojtje efektive të territorit të NATO-s”, tha zoti Kolasheski.

Ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur i tha Zërit të Amerikës se “një nga mësimet më të mëdha të nxjerra” nga lufta në Ukrainë është se “armët me rreze të gjatë janë jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Ndryshimi i kursit të luftës në Ukrainë është bërë pas dërgimit të sistemve HIMARS.

Estonia ka blerë gjashtë njësi HIMARS që pritet të dorëzohen në harkun kohor 2024-2025. Një sistem tjetër HIMARS po ofron mbrojtje shtesë në Baltik. Ministri Pevkur tha se forcat estoneze po stërvitjen tashmë me sistemin egzistues, që të jenë gati t'i përdorin ato “që nga dita e parë”.

Akademia e Tankeve Abrams e Polonisë

Gjeneral-lejtnant Kolasheski tha se akademia e propozuar e trejnimit për sistemet HIMARS do të ishte e ngjashëme me Akademinë e Trajnimit të Tankeve Abrams. Kjo qendër u hap vitin e kaluar pranë Poznanit në Poloni për të stërvitur forcat polake me tanket Abrams të prodhuara nga SHBA. Polonia ishte aleati i parë evropian që bleu 250 tanke M1A2 Abrams vitin e kaluar dhe 116 tanke M1A1 Abrams në janar.

Një pjesë e programit për tanket Abrams përfshin një trajnimin praktik, ku forcat polake u janë bashkuar njësive amerikane të tankeve për të mësuar si t’i kryejnë shërbime tankut dhe si të hapin zjarr me të, sipas gjeneral-lejtnant Kolasheskit.

Që nga hapja e akademisë Abrams verën e kaluar, një grup operatorësh polakë tankesh dhe një grup mirëmbajtësish janë diplomuar prej saj.

Polonia është bërë një qendër e rëndësishme ushtarake për forcat amerikane në Evropën Lindore dhe ka qenë një avokate e hapur për dërgimin e tankeve perëndimore në Ukrainë.

“Kërcënimi ekzistencial”

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha javën e kaluar se Polonia kishte filluar stërvitjen e forcave ushtarake ukrainase për përdorimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman.

I pyetur nëse Akademia e Trajnimit të Tankeve Abrams në Poloni do të përdoret për të trajnuar ukrainasit, gjeneral-lejtnant Kolasheski i tha Zërit të Amerikës se ende “nuk ka një vendim për këtë”.

Presidenti Joe Biden njoftoi muajin e kaluar se SHBA do t'u siguronte forcave ukrainase tanke Abrams. Pentagoni njoftoi më pas se ai duhet të porosisë tanke shtesë, pasi nuk ka tepricë të mjaftueshme në rezervat e SHBA-së. Kjo do të vonojë dorëzimin e tankeve Ukrainës.

Megjithatë, tanket Leopard 2 dhe tanket Challenger 2 të prodhimit britanik, pritet të mbërrijnë në fushën e betejës ukrainase sapo të përfundojë trajnimi i ukrainasve.

“Mezi presim të vijnë tanket… dhe shpresoj vërtet që të mos jemi shumë vonë për këtë”, tha ministri estonez Pevkur për Zërin e Amerikës.

I pyetur nëse ishte realiste të pritej që forcat ukrainase të operonin tanket Leopard 2 ose Challenger brenda pak muajsh, gjeneral-lejtnant Kolasheski u përgjigj: “Unë mendoj se është e mundshme”.

“Ata janë shumë, shumë të motivuar. Ata janë shumë të etur. Ky për ta është një kërcënim ekzistencial”, tha ai.

Zëri i Amerikës i kërkoi Pentagonit qasje tek forcat amerikane që trajnojnë ukrainasit në Gjermani dhe në Akademinë e Trajnimit të Tankeve Abrams në Poloni, por kërkesa u refuzua.

Marrë nga VOA

himars ne evrope

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!