LIVE UPDATES
Bota

'Shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush'/ Kamberi komenton fjalimin e Brnabiç në Bled: Po thotë, mjafton që s'po iu vrasim

Kamberi komenton se, sipas deklaratës së Brnabiç shqiptarët duhet të mjaftohen meqë s’po vriten, teksa rendit krimet serbe në Luginë të Preshevës.

29 Gusht 2023, 15:46 Nga a.l
'Shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i
Shaip Kamberi

KOSOVË- Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur me një pjesë të fjalimit të kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, dje në Bled të Sllovenisë për komunitetin shqiptar në Serbi e cila tha se shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush. Kamberi komenton se, sipas deklaratës së Brnabiç shqiptarët duhet të mjaftohen meqë s’po vriten, teksa rendit krimet serbe në Luginë të Preshevës.

"Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled , e paska dërguar Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë. Sipas Brnabiç, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimsëi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër”, shkruan ai. 

Deklarata e plotë:

Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim” ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled, e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.

Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzistojnë në asnjë shtet tjetër.

Brnabiq, paska thënë se “shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush”.

Faktet flasin diçka tjetër.

Vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO-së më 1999, në komunën e Preshevës, territor nën kontrollin absolut të forcave serbe të sigurisë, janë vrarë 11 civilë shqiptarë, për të cilët nuk ka dhënë llogari askush.

Në Komunën e Bujanocit, gjatë vitit 2000, janë vrarë 13 civilë tjerë.

Qindra  shqiptarë tjerë, janë keqtrajtuar: rrahur e plaçkitur nga forcat serbe të sigurisë, pa u dënuar askush.

Më 2003, më 2009, me qëllim të krijimit të situatës së pasigurisë së përgjithshme, nën akuzat e rrejshme për “terrorizëm e krime lufte” janë arrestuar dhjetra shqiptarë, të cilët, pas mbajtjes në paraburgim me muaj e vite janë liruar të pafajshme.

E vrasja e Dashhnim Hajrullahut si të cilësohet?

Ndaj shumë të rinjve janë ngritur procedura penale, për shkak të përdorimit të simbolit kombëtar. Ata janë detyruar ta braktisin Luginën.

Të gjithë drejtuesit institucional dhe politik janë të dënuar nga gjykatat serbe, për shkak të përdorimit publik të simbolit kombëtar me rastin e Festës së Flamurit.

Kur jemi te të drejtat që garantohen edhe gëzohen, situata është krejtësisht tjetër nga ajo që pretendon Brnabiq.

Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimorë, në të cilën, me ligj është ndaluar përdorimi publik i simbolit kombëtar.

Serbia është vendi me pjesëmarrje më të ulët të pakicave në jetën publike dhe vendimmarrje, për shkak të politikave diskriminuese që me decenie po zbatohen.

Në administratën shtetërore, institucionet publike, organizatat me interes të veçantë për qytetarët pjesëmarrja e shqiptarëve është ose simbolike ose janë fare të pastruara nga shqiptarët.

Gjyqësori, kadastra, inspekcionet republikane, dogana, shërbimi i të ardhurave, hekurudha, elektrodistribucioni dhe shëndetësia, janë shembujt më drastik të këtij diskriminimi në përfaqësim.

Është krejtësisht e kundërta me atë që Kosova  dhe Kushtetuta e saj garanton dhe realizon për pakicat, sidomos për serbët.

Serbët kanë 10 vende të garantuara në Parlament, dy ministri, përfaqësim të garantuar në gjyqësor prej gjykatave themelore deri te ajo kushtetuese.

Shqiptarët (edhe pakicat tjera) duhet të luftojnë bashkë me partitë serbe për një vend në parlament, janë të privuar nga e drejta e përfaqësimit të barabartë e proporcional në gjyqësor, polici dhe të gjitha institucionet e shtetit. 

Por, është e njëjta Serbi e cila po udhëhiqet me logjikën e vjetër, që pakicat, sidomos shqiptarët i sheh si “armik të shtetit”.

E njëjta Serbi që në territorin e vet pengon integrimin e barabartë dhe poporcional të pakicave, në Kosovë i detyroi serbët të dalin nga institucionet.

Shqiptarët në Serbi, prej përfundimit të konfliktit të armatosur, më 2001, kanë punuar bashkë me ndërkombëtarët dhe qeverinë në Beograd, për të tejkaluar problemet. Në këtë proces politik edhe kanë arritur tre marrëveshje të nënshkruara me qeverinë qendrore 2001, 2009 dhe 2013.

Në jetën e përditshme, për çdo ditë përballen me gjuhën e urrejtjes, racizëm e ksenofobi.

As edhe një herë të vetme nuk kanë sulmuar organet e rendit apo vendor dhe nuk kanë vendosur barrikada për të penguar qarkullimin e lirë. 

Ndoshta edhe kjo është problem më vete.

Bashkësia ndërkombëtare në vend që të punojë në prevencion të konflikteve vrapon pas shuarjeve të zjarreve.

Nga ana tjetër, serbët në Kosovë, kanë përdorur të gjitha mjetet, prej atyre politike (bojkotit të zgjedhjeve) deri te sulmet kundër pjesëtarëve të organeve të rendit dhe vetë ushtarëve të KFOR-it, për të destablizuar veriun e Kosovës.

Qëllimi destabilizues është pasojë e filozofisë politike të projektit “Bota serbe”.

Serbia po punon të kontrollojë gjithë serbët në rajon, jo për të ndikuar në ngritjen e raporteve me ato shtete, përkundrazi për të dëshmuar fuqinë e vet destabiizuese në mbarë Ballkanin perëndimorë.

Qëllim destruktiv me pasoja destabilizuese.

Çka kanë Serbët në Kosovë, çka atyre u ofron Kushtetuta dhe ligjet sistemore, është shembull unik i trajtimit të një pakice që po trajtohet “sui generis”.

Shqiptarët, në Luginë të Preshevës, që nuk kanë mundësinë e pjesmarrjes adekuate në institucionet shtetërore e publike, jetojnë në rajonin më të pazhvilluar, sepse diskiminimi politik e ekonomik, ka për qëllim që Luginën e Preshevës ta shndrrojë në “Tokë të djegur”.

Një shtet dhe kryeministër me vlera evropiane, do të duhej të kishte folur ndryshe. Serbia po vazhdon të mbetet një oazë regresioni. Mendimet politike ndaj shqiptarëve këtu  akoma janë të njëjta sikurse para Luftërave Ballkanike.

“Po pyes veten”, kishte deklaruar me një rast Bogdan Bogdanoviç, intelektual e politikan serb, “sa është e vështirë të flasësh për dhunën ndaj serbëve pas gjenocidit të Srebrnenicës”.

z. Brnabiq: Pse njëherë nuk shkove ta vizitosh Batajnicën dhe vendet tjera në Serbi ku gjenden varrezat masive të shqiptarëve? 

shaip kamberi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale