LIVE UPDATES
Bota

​Shqetësimet e EULEX-it: Hapja e Urës së Ibrit mund të ketë implikime serioze në siguri

Sipas tij, agresioni në Banjskë dëshmoi brishtësinë dhe cenueshmërinë e vendit, për çka shprehet se duhet të ketë edhe vëmendje të veçantë nga institucionet. Misioni i EULEX-it pret nga Serbia që të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin në Banjskë.

9 Qershor 2024, 14:08 Nga N.F
​Shqetësimet e EULEX-it: Hapja e Urës së Ibrit mund të

KOSOVË- Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaron se situata e sigurisë në vend është e brishtë dhe se ka shqetësime për tensione të mundshme. Sipas tij, agresioni në Banjskë dëshmoi brishtësinë dhe cenueshmërinë e vendit, për çka shprehet se duhet të ketë edhe vëmendje të veçantë nga institucionet. Misioni i EULEX-it pret nga Serbia që të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin në Banjskë.

Në intervistën për KosovaPress, Barbano flet edhe për iniciativën e hapjes së Urës së Ibrit, për çka konsideron se ka implikime serioze në siguri.

“Situata e përgjithshme në Kosovë është e qetë, por e brishtë, veçanërisht në veri, kemi disa shqetësime për shfaqjen e vazhdueshme të krizës dhe arsyet e mundshme për tensione. Dhe siç tha edhe përfaqësuesi i lartë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, z. Borrell, është koha që të ndalet ky cikël, ky rreth vicioz krizash dhe tensionesh. Tani është koha që të ndërtohet mbi institucionet, të vazhdohet angazhimi dhe të punohet në dialog, dhe të shkohet në qëllimet e ndryshme të dialogut, duke përfshirë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Në këtë, ne vazhdimisht jemi të angazhuar në monitorimin e situatës, parandalimin e krizave të mundshme, dhe duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me akterët e tjerë në atë që quhet teknikisht, sistemi i sigurisë tre shtresash në Kosovë, ku reaguesi i parë i sigurisë është Policia e Kosovës, reaguesi i dytë i sigurisë është EULEX-i, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, dhe i treti është KFOR-i”, deklaron ai.

Vëmendje të veçantë, shton ai, duhet të ketë Banjska e Zveçanit. Shefi i misionit të EULEX-it, thotë se janë duke bërë patrullime në veri të vendit, gjithashtu se janë të gatshëm të reagojnë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.

“Banjska e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e kësaj zone. Dhe kështu, kjo zonë kërkon vëmendje të veçantë. Ne jemi vigjilentë për të parandaluar çdo kthim, çdo rikthim të mundshëm të dhunës, përmes pranisë sonë, vigjilente dhe të dukshme. Ne po kryejmë patrullime 24/7 në veri me formën tonë në njësinë policore dhe jemi të gatshëm të reagojmë me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, përkatësisht të Policisë së Kosovës, si reagues i dytë i sigurisë me forcën tonë të reagimit të shpejtë për të adresuar trazirat e mundshme civile”, shton ai për KosovaPress.


Teksa komenton agresionin serb në Banjskë të Zveçanit, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano pret që Serbia të mbajë përgjegjës ata që kryen agresionin.

“Ne presim që Serbia të ushtrojë fuqinë e saj për të mbajtur përgjegjës ata që kryen këtë sulm. Ne gjithashtu duhet të kemi parasysh që të rrisim ndërgjegjësimin dhe vigjilencën tonë për të parandaluar që një sulm i tillë të mund të përsëritet. Dhe jo vetëm EULEX-i, por të gjitha institucionet e tjera të sigurisë. Nuk mund të flas se çfarë po bën KFOR-i, për të parandaluar një sulm të tillë, por është e qartë se Kosova ka përforcuar praninë dhe kapacitetet e saj përgjatë kufirit.


Por edhe Serbia duhet të bëjë të pamundurën për të parandaluar që një dukuri e tillë të përsëritet. Dhe nëse diçka do të përsëritej, kjo do të thotë se me shumë gjasa, institucionet në Serbi, institucioni i sigurisë në Serbi nuk kishte arritur të parandalonte një sulm si ky. Pra, përsëri, një sulm mund të jetë i mundur, por ne e shohim atë si një mundësi shumë të rrallë për të ndodhur…11:12….Autorët e sulmit në Banjskë duhet t’i nënshtrohen drejtësisë. Dhe kjo bëhet përmes institucioneve përkatëse dhe autoriteteve përkatëse”, thekson ai.

Ai nuk komenton deklarimet e institucioneve vendore për baza ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, veçse shton se kjo i përket KFOR-it. Situatë fatkeqe e konsideron bojkotin e serbëve në katër komunat në veri të vendit në procesin zgjedhor për shkarkimin apo jo të kryetarëve.


“Kjo është një situatë shumë fatkeqe, na vjen keq që qytetarët serbë të Kosovës humbën mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre, duke larguar kryetarët e komunave të cilët u zgjodhën me një mbështetje shumë të vogël të votuesve dhe në zgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe institucioneve të reja që pasqyrojnë vërtetë përbërjen e popullsisë në veri. Ushtrimi i votës është një e drejtë parësore e qytetarëve. Duke mos e ushtruar (këtë të drejtë), e drejta e votës po lë një vakum, një boshllëk që më pas provokon uljen e të drejtave të të njëjtëve qytetarë. Pra, është diçka në të cilën ne prisnim një pjesëmarrje më të madhe”, thotë ai.

Barbano deklaron se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë, ani pse respektojnë pavarësinë e institucioneve të Kosovës.


“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me institucionet e sigurisë. Pas marrëveshjes së Bratislavës, ne kemi edhe takime periodike për të vlerësuar situatën e sigurisë në veri, me praninë e KFOR-it dhe me pjesëmarrjen e KFOR-it, kur është e nevojshme. Ne kemi këtë shkëmbim të vazhdueshëm informacioni dhe monitorojmë aktivitetet e tyre. Megjithatë, duke e bërë këtë, ne vazhdimisht e respektojmë pavarësinë e institucioneve të Kosovës dhe i përmbahemi parimit të mosndërhyrjes.

Kjo do të thotë se kur ata janë duke kryer operacione që bazohen në hetimin e tyre, pra nevojat e tyre për të zbatuar ligjin, ne pritet të marrim informacion dhe njoftim për aktivitetet në vazhdim, jo një konsultim. Sepse ne nuk mbajmë më mandat ekzekutiv. Pra, ne duhet të jemi të informuar për të dhënë mendimin tonë për situatën dhe për të na lejuar të fillojmë veprimet tona për të monitoruar aktivitetet në terren. Në këtë fushë ka vend për përmirësim, sigurisht që koordinimi, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës po përmirësohet dita-ditës, por ka ende vend për përmirësim në mënyrë që të bëhet njoftimi i duhur dhe paraprak i operacioneve me misionin dhe reagues të tjerë të sigurisë në zonë”, shprehet ai.


Iniciativa për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, ai deklaron se duhet të trajtohet në kuadër të dialogut.

“Kjo është diçka që duhet trajtuar në kuadër të dialogut, natyrisht, është një aspekt për të cilin ne jemi të shqetësuar sepse mund të ketë implikime serioze në siguri. Dhe ne presim që mençuria të përdoret në këtë drejtim”, deklaron ai shkurt.

Në intervistën për KosovaPress, shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Barbano thotë se ka përmirësim dhe zhvillim në institucionet e drejtësisë.

“Jemi duke i mbështetur aktivitetet e kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Ne jemi të shqetësuar nga gjendja e keqe e infrastrukturës dhe po fillojmë një program për të dhuruar kontejnerë për të ndihmuar IML-në të ofrojë më mirë në këtë periudhë kalimtare. Jemi të lumtur, le të themi për zhvillimet, ka ende shumë për të bërë, shumë aspekte duhen trajtuar veçanërisht në hartimin e rregullave për zbatimin e legjislacionit ekzistues, apo në shkrimin e procedurave.


Këtë po e bëjmë jo vetëm duke mbështetur sistemin korrektues të Kosovës, por edhe sistemin sprovues të Kosovës, ku jemi plotësisht të angazhuar me ta për hartimin e kësaj rregulloreje, si dhe kemi monitoruar aktivitetet e kryera në kuadër të të ashtuquajturës Deklarata e Përbashkët e angazhimit për hartimin e ligjeve të reja në fushën e rrugëtimit të karrierës, rekrutimit dhe zhvillimit të akterëve të drejtësisë dhe prokurorisë. E shohim me shqetësim se ky sistem tani po përballet me vështirësi dhe presim një riangazhim të mundshëm të të gjithë akterëve në këtë mekanizëm. Dhe ne jemi disi të brengosur”, përfundon ai. /KP

giovanni pietro barbano eulex kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet