LIVE UPDATES
Bota

Luftërat e monedhës, The Economist: Përpjekjet për të sfiduar dollarin vetëm sa e kanë forcuar epërsinë e tij

Shtatë shtete të tjera të BE-së u bashkuan. Në mars 2020, u bë tregtia e parë me sistemin INSTEX, që përfshinte shitjen e mallrave mjekësore në Iran. Por INSTEX nuk zgjati shumë kohë. Republika Islamike bllokoi disa marrëveshje të propozuara. Firmat europiane kishin frikë se tregtia me Iranin mund të zemëronte Amerikën dhe kështu, INSTEX u braktis në heshtje në vitin 2023, tre vjet pasi u përurua.

9 Qershor 2024, 11:29 Nga N.F
Luftërat e monedhës, The Economist: Përpjekjet për të
Foto ilustruese

SHBA- Përpjekjet për të sfiduar Dollarin vetëm sa e kanë forcuar epërsinë e tij, shkruan The Economist. Në vitin 2018, zyrtarët europianë panë teksa presidenti Donald Trump braktisi një marrëveshje bërthamore me Iranin, rivendosi sanksione gjithëpërfshirëse ndaj vendit dhe hodhi si ide përjashtimin e bankave iraniane nga sistemi financiar SWIFT.

Me kaq, europianëve ju sos durimi. Amerika po përdorte sërish hegjemoninë e saj financiare, për t’i detyruar aleatët që të ndëshkonin viktimën e saj të radhës. Kompanitë europiane filluan të largohen nga Irani, nga frika e sanksioneve dytësore amerikane.

Britania, Franca dhe Gjermania vendosën të kundërpërgjigjeshin. Ato krijuan së bashku “Instrumentin për Mbështetjen e Shkëmbimeve Tregtare” (INSTEX), një sistem shkëmbimi që mund të mbështeste tregtinë humanitare me Iranin, pa bërë asnjë lloj shkëmbimi në dollar.

Shtatë shtete të tjera të BE-së u bashkuan. Në mars 2020, u bë tregtia e parë me sistemin INSTEX, që përfshinte shitjen e mallrave mjekësore në Iran. Por INSTEX nuk zgjati shumë kohë. Republika Islamike bllokoi disa marrëveshje të propozuara. Firmat europiane kishin frikë se tregtia me Iranin mund të zemëronte Amerikën dhe kështu, INSTEX u braktis në heshtje në vitin 2023, tre vjet pasi u përurua.

Në vend që të mundësonte një alternativë ndaj Dollarit, ai përfundoi duke nxjerrë në pah pozicionin epror të monedhës së gjelbër.

Kjo ishte vetëm një nga përpjekjet e shumta për të zbehur epërsinë e Dollarit. Bota ka shumë arsye për të kërkuar alternativa të tjera të forta. Politika e trazuar e Uashingtonit e ka bërë pothuajse të pamundur parashikimin e politikës ekonomike afatgjatë dhe rrjedhimisht, edhe parashikimin e vlerës së Dollarit.

Politikanët amerikanë debatojnë vazhdimisht me njëri-tjetrin nëse duhet të hiqet kufiri mbi borxhin kombëtar. Nëse nuk hiqet, mund të çojë në dështim të shlyerjes së borxhit, duke rrezikuar statusin e bonove të thesarit si aseti më i sigurt në botë.

Gjatë viteve të fundit, Rezerva Federale ka lejuar që inflacioni të rritet më shumë se në çdo kohë që nga vitet 1980, dhe ende nuk e ka vënë atë plotësisht nën kontroll.

E megjithatë, pavarësisht gjithë këtyre përpjekjeve për të shmangur Dollarin, asnjë rival tjetër nuk ka arritur t’i rrëmbejë kurorën Dollarit, si monedha rezervë botërore. Në vend të kësaj, argumenton Eswar Prasad nga Instituti Brookings, gara e vërtetë për epërsi, ka ndodhur midis monedhave të tjera, një proces që ai e quan “fragmentim i nivelit të dytë”.

Si për ironi, edhe pse arsyet për ta shmangur Dollarin janë rritur, epërsia e tij ndaj rivalëve më të afërt, është rritur më shumë se kurrë. Kjo nuk është askund më e dukshme se sa në pjesën që zë monedha e gjelbër në shkëmbimin monetar. Që nga fillimi i shekullit XXI, ky nivel ka qenë i qëndrueshëm midis 85% dhe 90%.

Përhapja e gjerë e monedhës rrjedh nga përdorimi i dollarit në pagesat globale, tregti dhe flukset e kapitalit. Por ka të bëjë gjithashtu me rolin qendror që ka monedha për tregtarët e këmbimit valutor. Nëse dëshironi të shkëmbeni Paund për Jen, mund ta bëni këtë drejtpërdrejt; por nëse doni të shkëmbeni, për shembull, monedhën malazeze Ringgit me atë polake Zloty, mund të keni vështirësi.

Prandaj, për ta lehtësuar procesin, do duhej të kthenit monedhën Ringgit në Dollar dhe më pas do t’i përdornit dollarët për të blerë monedhën Zloty. Tregu i këmbimit valutor përfiton nëse një monedhë e vetme merr këtë rol kryesor, pasi lejon që të grupohen së bashku grupe të veçanta likuiditeti që tregtohen më rrallë.

Ndërkohë, vlerat e monedhave të tjera janë luhatur. Në vitin 2001, Euro ishte një rival që po rritej. Ai po përdorej në një bllok shtetesh me prodhim ekonomik të krahasueshëm me Amerikën dhe ishte i pranishëm në 38% të tregtimeve valutore.

Por gjatë dy dekadave të ardhshme, ndërsa u përdorën më gjerësisht monedha të tjera si Juani i Kinës, u pakësuan transaksionet në Euro, më shumë se sa ato në Dollarë. Deri në vitin 2022, pjesa që zinte Euro në tregtinë ndërkombëtare, kishte rënë në 31%.

Jeni japonez pati një fat të ngjashëm. Dhe kështu, epërsia e Dollarit ndaj rivalëve të tij u rrit. Vitet e fundit, është përdorur edhe në pagesat ndërkufitare. Në janar, ai përbënte 47% të shkëmbimeve të kryera nëpërmjet sistemit SWIFT, nga 38% tre vite më parë.

Prirje të ngjashme janë të dukshme në ndarjen valutore të rezervave të bankës qendrore. Rezerva të tilla valutore ruhen për t’u përdorur në kohë trazirash ose krize.

Kjo do të thotë se ato duhet të jenë të përshtatshme për t’u shitur sa më shpejt të jetë e mundur, dhe mundësisht, duhet të jenë një përzierje e homologëve më të mëdhenj tregtarë të monedhës vendase.

Këto kushte sigurojnë që, edhe një herë, Dollari të dalë fitimtar (shih grafikun). Megjithëse pesha e Euros u rrit në dekadën pas krijimit të tij, duke arritur në 28% në vitin 2009, krahasuar me 62% të monedhës së gjelbër, ai ra pas krizës së Eurozonës, në 20% në vitin 2023, kundrejt 58% të Dollarit.

Juani dhe dollarët australianë dhe kanadezë u rritën secili në më shumë se 2% të rezervave. Por si me tregun e këmbimit valutor, rritja e tyre erdhi në kurriz të konkurrentëve kryesorë të monedhës së gjelbër.  Epërsia e Dollarit ka vazhduar edhe pasi Perëndimi bllokoi rezervat valutore të Bankës Qendrore të Rusisë, në vitin 2022. Rivalët gjeopolitikë të Amerikës mund të duan alternativa, por asnjë nuk mund të përmbushë rolin qendror të Dollarit në tregtinë globale.

Për këtë arsye, këto monedha nuk do të ishin në gjendje të përmbushnin siç duhet as funksionin stabilizues që duhet të ketë një monedhë rezervë.

Dollari është tërheqës edhe në mënyra të tjera. Kërkesa e lartë ul normat e interesit për borxhin në Dollarë, duke e bërë atë zgjedhjen e parapëlqyer të firmave dhe qeverive që marrin hua në valuta të huaja. (Përafërsisht gjysma e të gjitha huave bankare ndërkufitare dhe letrave me vlerë të borxhit, janë të shprehura në Dollarë.)

Besimi i përbashkët se Rezerva Federale ka më shumë fuqi se bankat e tjera qendrore, bën të mundur që Dollari të forcohet në një kohë krize, edhe pse ka raste si në vitin 2008, kur telashet buruan nga vetë Amerika. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë se asetet në Dollarë, veçanërisht bonot e thesarit, shihen si më të sigurta se të tjerat dhe prandaj konsiderohen si kolateral më i dobishëm.

Përpjekjet për të gjetur zgjidhje të tjera më të mira kanë dështuar. Kriptomonedhat si bitcoin luhaten shumë në vlerë, duke i bërë ato të pabesueshme. “Stablecoins” dixhitale që e kanë kapërcyer këtë mangësi nëpërmjet lidhjeve me monedhat e duhura, janë më të dobishme.

Por vetëm ato që lidhen me Dollarin (dhe mbështeten në pagesat në dollarë), kanë pasur një përdorim të gjerë. Bankat qendrore po fillojnë të prodhojnë monedhat e tyre dixhitale. Projekti më i madh i Bankës Popullore të Kinës për krijimin e Juanit dixhital, arriti një vëllim të përgjithshëm transaksioni prej vetëm 1.8 trilionë juanësh (250 miliardë dollarë) deri në qershor 2023. Edhe nëse monedha të tilla dixhitale gjejnë sukses, nuk ka gjasa që ato të garojnë seriozisht monedhën e gjelbër.

Një monedhë e pazakontë

Dollari përballet ende me kërcënime të mundshme. Përhapja e sistemeve alternative të pagesave dhe transaksioneve që nuk kanë nevojë për Dollarin, mund të përshpejtohet me kalimin e kohës, ose për shkak të sanksioneve të rrepta perëndimore, ose për shkak të zhvillimit të rrjeteve të tjera tregtare.

Nëse sistemi kinez ndërkufitar korr fitime të mëdha, atëherë pasuria e Juanit mund të rritet (edhe pse bankat qendrore të huaja do të ngurronin të mbështeteshin te jeni si një monedhë rezervë, për shkak të kontrollit të kapitalit).

Vitin e kaluar, në Kinë, për herë të parë, pagesat ndërkufitare në juan ua kaluan atyre në dollarë. Duke u mbështetur në historinë e Paundit, monedhës së mëparshme rezervë në botë, e cila ra për disa dekada para se të zëvendësohej nga Dollari, mund të themi se ndryshime të tilla ka të ngjarë të vazhdojnë me një ritëm të ngadaltë. Vetëm në rast se ndodh ndonjë e papritur dhe sistemi financiar global goditet nga një krizë e re.

Marre nga Monitor

monedha dollari shba

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale