LIVE UPDATES
Bota

Shënjestra e re e talebanëve? Dijetarët e fesë në Afganistan flasin hapur: Trajtimi që u bëjnë të akuzuarve nuk ka për bazë parimin e ligjit

Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

9 Qershor 2025, 07:38 Nga M.B
Shënjestra e re e talebanëve? Dijetarët e fesë në
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Kur talebanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Tani, liderët shtetërorë de facto duket se e kanë zgjeruar shkallën e shtypjes, duke shënjestruar dijetarë të islamit dhe klerikë, të cilët i kanë kritikuar publikisht rregullat e ashpra të talibanëve, apo pse kanë ngritur zërin për politika më të moderuara. Abdul Qadir Qanat, klerik mysliman në kryeqytetin afgan, Kabul, është njëri prej figurave më të njohura që është ndaluar nga talibanët.

“Ata ia lidhën duart dhe e larguan me makinë, së bashku me djalin e tij të vogël”, ka thënë një mik i Qanatit, që ka kërkuar të mbetet anonim, sepse frikësohet nga ndëshkimi i talebanëve.

“Deri më tani ne nuk e dimë pse është ndaluar ai, apo çfarë akuzash rëndojnë kundër tij”, ka thënë miku i tij, që është gjithashtu klerik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për të, sepse ai ka diabet”.

Qanat njihet për deklarime mbi bindjet e tij personale nëpër debate televizive dhe fjalime publike. Qanat dhe miku i tij Sirajuddin Nabil, janë ndaluar pse në një tubim publik e kanë kritikuar regjimin e talibanëve. Në janar, Qanat dhe kleriku tjetër, Mahmood Hassan, janë arrestuar pasi e kanë kritikuar monopolin e talebanëve në pushtet.

Bashir Ahmad Hanafi, dijetar mysliman që i ka mbështetur vazhdimisht talibanët në provincën jugore Helmand, është një tjetër figurë e njohur në mesin e atyre që janë ndaluar nga shërbimet e inteligjencës së talibanëve. Miqtë e Hanafit kanë thënë se ai është ndaluar nga shërbimet e spiunimit pak pasi ai e ka kritikuar ndalesën e talebanëve në edukim të grave dhe vajzave afgane muajin e kaluar.

Në raportimet e mediave sugjerohet se Hanafi është dënuar me tetë muaj burgim dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit për dy vjet, për “nxitje të opinionit publik kundër sistemit politik aktual”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar vazhdimisht një koment prej zëdhënësit të agjencisë së inteligjencës, Khalil Hamraz, mirëpo ai nuk është përgjigjur. Safia Arefi, aktiviste për të drejta të njeriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se talebanët nuk kanë treguar asnjë pikë tolerancë ndaj mospajtimeve apo kritikave.

“Trajtimi që ua bëjnë talebanët të akuzuarve nuk ka për bazë parimin e ligjit”, ka thënë ajo. “Ata as nuk i kanë informuar familjarët e të ndaluarve”.

Obaidullah Baheer, ish-hulumtues në Qendrën për Azi Qendrore të Shkollës së Londrës për Ekonomi, ka thënë se teokracitë, sikurse ajo e talebanëve, “shpesh e përziejnë vendimmarrjen me doktrinë fetare”, e cila lë pak hapësirë për mospajtime apo kritika. Ai e përshkruan shtypjen e talibanëve ndaj dijetarëve fetarë si vetëmposhtje.

“Është një goditje e shpejtë ndaj popullsisë lokale dhe figurave popullore”, ka thënë ai.

Për dallim prej regjimit brutal në vitet ’90, Qeveria aktuale e talibanëve e ka shtrirë gradualisht censurën. Ajo i ka shtypur disidenët duke shënjestruar segmente të ndryshme të shoqërisë afgane. Në fillim regjimi ka pranuar kritika nga mediat afgane, protestat e grave, të pensionuarit dhe bujqit që janë goditur nga politikat e ashpra. Talebanët kanë arritur t’i zhdukin mediat e pavarura afgane dhe kanë kufizuar qasjen e shtypit ndërkombëtar në këtë shtet. Ata kanë torturuar dhe ndaluar qindra aktivistë, akademikë dhe gazetarë, duke promovuar kulturë të vetëcensurës apo frikës.

“Ekziston një bindje që ka pasoja për kalim të linjave që nuk janë mira të përcaktuara”, ka thënë Baheer.

“Gjithçka që vetëm i ngjan kritikës, nuk tolerohet dhe më pas ndëshkohet”./ REL

talebanet

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit