LIVE UPDATES
Bota

Shefi i inteligjencës ruse konfirmon bisedën me homologun e tij nga CIA

Naryshkin i tha TASS-it se negociatat për luftën do të zhvillohen në një moment.

13 Korrik 2023, 12:42 Nga k.m.
Shefi i inteligjencës ruse konfirmon bisedën me homologun e tij nga
Sergei Naryshkin

Kreu i inteligjencës së jashtme ruse, Sergei Naryshkin, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns, muajin e kaluar, raporton agjenica ruse e lajmeve TASS. Kjo telefonatë u bë pasi udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, dhe luftëtarët e tij, organizuan një rebelim të shkurtër kundër Moskës.

Qëllimi i thirrjes u tha se ishte që Burns të siguronte Moskën se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në asnjë formë të përfshirë në kryengritje, raporotojnë mediat amerikane. Naryshkin konfirmoi se Burns “ngriti temën për ngjarjet e 24 qershorit", duke iu referuar ditës kur mercenarët morën kontrollin e qytetit rus Rostov-mbi-Don dhe përparuan afërsisht 780 kilometra drejt Moskës, përpara se të ndalonin befas marshimin e tyre dhe të arrinin një zgjidhje me Kremlinin.

Naryshkin përmendi se telefonata zgjati rreth një orë dhe tha: Ne diskutuam veprimet që do të ndërmerren në lidhje me Ukrainën.

Naryshkin i tha TASS-it se negociatat për luftën do të zhvillohen në një moment. Agjencia e lajmeve nuk specifikoi nëse kjo ishte pjesë e bisedës së tij me Burnsin.

"Është e natyrshme që negociatat do të jenë të mundshme herët a vonë, sepse çdo konflikt, përfshirë konfliktin e armatosur, përfundon me negociata, por kushtet për këto ende duhet të piqen,"- citohet të ketë thënë Naryshkin.

Nuk ka pasur asnjë koment nga CIA mbi deklaratat e Naryshkinit. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur në mënyrë të përsëritur parimin se "asgjë [nuk do të flitet] për Ukrainën, pa Ukrainën", që do të thotë se vendet e tjera nuk duhet të negociojnë të ardhmen e vendit në emër të saj. I pyetur për raportin, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak, i tha Reuters-it se nuk mund të ketë negociata me njerëz si Naryshkin.

"Sot, dikush si Naryshkin nuk ka asnjë ndikim se si do të përfundojë kjo luftë,"- tha Podolyak.

"Kjo elitë ruse i percepton ngjarjet plotësisht në mënyrë joadekuate, kështu që nuk ka asgjë për të folur me ta".

Ukraina, e cila nisi një kundërofensivë muajin e kaluar, ka deklaruar se nuk do të angazhohet në negociata për momentin. Arsyeja e këtij vendimi është se hyrja në bisedime potencialisht mund të çojë në një ngërç në fushëbetejë, me Rusinë që ende pushton një pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas. Kievi është i shqetësuar se nëse vendoset një armëpushim për qëllime të bisedimeve, Rusia do ta shfrytëzonte atë si një mundësi për të rigrupuar dhe forcuar pozicionet e saj./REL

sergei naryshkin cia

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!