Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo është hera e parë që një zyrtar indian bën deklaratë të tillë, disa muaj pas konfliktit më të rëndë ushtarak në dekada mes dy vendeve fqinje.
INDIA- India i rrëzoi pesë avionë luftarakë pakistanezë dhe një tjetër avion ushtarak gjatë luftimeve në maj, tha të shtunën shefi i forcave ajrore të Indisë, Amar Preet Singh. Kjo është hera e parë që një zyrtar indian bën deklaratë të tillë, disa muaj pas konfliktit më të rëndë ushtarak në dekada mes dy vendeve fqinje. Shumica e avionëve pakistanezë u rrëzuan nga sistemi rus i raketave tokë–ajër, S-400, tha Singh gjatë një aktiviteti në qytetin jugor të Bengalurusë. Ai përmendi të dhëna nga gjurmuesit elektronikë si konfirmim të goditjes së avionëve.
"Kemi konfirmim për të paktën pesë avionë luftarakë të shkatërruar, dhe një avion të madh", tha ai, duke shtuar se avioni i madh, që mund të ketë qenë avion vëzhgues, u rrëzua nga një distancë prej 300 kilometrash.
"Ky është në fakt shkatërrimi më i madh i regjistruar ndonjëherë nga toka në ajër", tha ai, duke nxitur duartrokitje nga turma që përfshinte oficerë të shërbimit ajror, veteranë, si dhe zyrtarë të Qeverisë dhe industrisë.
Ushtria e Pakistanit nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të Reuters për këtë çështje. Singh nuk shpjegoi se çfarë lloji ishin avionët luftarakë që u rrëzuan. Islamabadi, forcat ajrore të të cilit kanë kryesisht avionë të prodhimit kinez dhe avionë F-16 amerikanë, më parë e ka mohuar që India kishte rrëzuar ndonjë avion pakistanez gjatë luftimeve të majit.
Luftimet zgjatën nga 7 deri më 10 majit mes fqinjëve të armatosur me armë bërthamore. Ndërkohë, Pakistani ka pretenduar se i ka rrëzuar gjashtë avionë indianë gjatë luftimeve, përfshirë një avion luftarak Rafale të prodhimit francez.
India e ka pranuar e kishte pësuar disa humbje, por ka mohuar se ka humbur gjashtë avionë. Shefi i forcave ajrore të Francës, gjenerali Jerome Bellanger, ka thënë më parë se ka parë prova për humbjen e tre avionëve indianë, përfshirë një Rafale. Forcat Ajrore Indiane nuk kanë komentuar mbi këto pretendime./ REL
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-sëDonald Trump dhe ai Rusisë Vladimir Putin të premten e ardhshm...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Irani i ka arrestuar 20 njerëz për të cilët dyshon se janë operativë të agjencisë s...
Benjamin Netanyahu LINDJE E MESME- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e akuzoi Gjermaninë se me vendimin e saj për...
Volodymyr Zelensky UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka kundërshtuar të shtunën një samit të caktuar midi...
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin më ...
Foto ilustruese SHBA- Analiza sugjeron se kjo varet nga lloji i kulturës që drejtuesit duan të ndërtojnë. “Nuk ka të b...
Foto ilustruese SHBA- Keqardhje për Tommy Norris dhe homologët e tij në botën reale, shkruan The Economist.Tommy Norris, një perso...
foto ilustruese UKRAINË- Një takim Trump-Putin është propozuar nga të dyja palët për njëfarë kohe. P...
Jim Lovell SHBA- Astronauti dhe komandanti i misionit të famshëm Apollo 13, Jim Lovell, ka ndërruar jetë në moshën 97-vje&cce...
foto ilustruese FRANCË- Ministria e Jashtme franceze ka dënuar sot me tone të ashpra planin e qeverisë izraelite për Gaz&eum...