27 Shkurt 2025, 19:21
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bjellorusia njoftohet se po negociojnë një marrëveshje për lirimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve politikë në Bjellorusi. Në këmbim të lirimit të të burgosurve politikë, Uashingtoni po shqyrton lehtësimin e disa sanksioneve ndaj vendit që është i lidhur ngushtë me Rusinë.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi ditët e fundit se qeveria bjelloruse kishte rënë dakord të lironte tre të burgosur politikë, Andrey Kuznechyk, gazetar në shërbimin bjellorus të Radios Evropa e Lirë dhe shtetasin amerikan Nikolai Shugayev, 56 vjeç.
Pas lirimit, zyrtari i Departamentit të Shtetit Christopher Smith tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për të siguruar lirimin e më shumë të burgosurve.
Por Kenneth Yalowitz, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bjellorusi, nuk është optimist se lirimi është pjesë e ndonjë ndryshimi të madh në politikën bjelloruse.
"Në një nivel humanitar, është shumë pozitive të shohësh lirimin e disa të burgosurve politikë nga burgjet bjelloruse. Pra, ky është një hap përpara. Por ka mbi një mijë të burgosur politikë në Bjellorusi dhe diktatura vazhdon të jetë e rrënjosur thellë."
Ambasadori Yalowitz thotë se vendimet e udhëheqësit autoritar të Bjellorusisë, Presidentit Alexander Lukashenko, janë të lidhura me situatën në Ukrainë. Ai mendon se Bjellorusia po reagon ndaj mundësisë së përfundimit të luftës në Ukrainë dhe një shkrirjeje në marrëdhëniet SHBA-Rusi.
Sipas gazetës New York Times, zyrtarët e administratës së Presidentit Trump janë të hapur për një marrëveshje, e cila do ta lidhte lirimin e të burgosurve me një lehtësim të sanksioneve amerikane të vendosura ndaj Bjellorusisë për shkelje të të drejtave të njeriut.
Analisti politik bjellorus Vadim Mojeiko thotë se një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Bjellorusisë i përshtatet logjikës së politikës së sanksioneve.
"Besoj se është një shembull i qartë se si funksionojnë sanksionet. Nëse Minsku është i gatshëm të bëjë lëshime, të lirojë të burgosurit politikë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, kjo do të ishte rezultat i trysnisë së suksesshme", tha ai.
Historiani dhe analisti politik Alexander Friedman pajtohet se sanksionet kanë funksionuar, por gjithashtu dyshon se një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara do të mund ta sillte Bjellorusinë më pranë Perëndimit.
"Lukashenko nuk do ta kundërshtonte aspak një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Por sigurisht që ekziston faktori rus. Pra, a do ta lejojë Rusia Lukashenkon të bënte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara?", thotë ai.
Gazetarja bjelloruse dhe ish e burgosura politike Olga Loiko thotë se ajo i gëzohet lajmit për lirimin e të burgosurve, por ajo e di se çfarë mund të ndodhë më pas.
"Ne të gjithë e dimë se Lukashenko nuk i zbaton në tërësi marrëveshjet. Në fund lirimi i të gjithëve nuk do të ndodhë, shtypja do të vazhdojë dhe asgjë nuk do të ndryshojë", thotë ajo.
Një grup laureatësh të çmimit Nobel kohët e fundit u bënë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësve të Bashkimit Evropian që të ndërmarrin "veprime urgjente dhe vendimtare" për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Bjellorusi./ VOA
shba
Bota
27 Shkurt 2025, 19:15
E. D
Keir Starmer dhe Donald Trump
SHBA- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer ka mbërritur sot në Shtëpinë e Ba...
Bota
27 Shkurt 2025, 19:02
E. D
Papa Françesku
ROMË- Vatikani thotë se Papa Françesku fjeti mirë gjatë natës së kaluar dhe po pushon të e...
Bota
27 Shkurt 2025, 18:45
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlame...
Bota
27 Shkurt 2025, 18:32
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Një sulm në një stacion autobusi në Izraelin verior të enjten plagosi shtatë persona, njëri prej...
Bota
27 Shkurt 2025, 17:37
M.B
Vladimir Putin
RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar të enjten “elitat perëndimore” kundër sabotimit t&eum...
Bota
27 Shkurt 2025, 17:06
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se tarifat e tij të propozuara ndaj Meksikës dhe Kanadasë do të hyjn&...
Bota
27 Shkurt 2025, 16:31
E. D
foto ilustruese
SHBA- Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të en...
Bota
27 Shkurt 2025, 16:25
B.Z
Zelensky, Trump
SHBA - Presidenti Donald Trump thotë se do të presë të premten në Shtëpinë e Bardhë Presidenti ukra...
Bota
27 Shkurt 2025, 15:28
B.Z
Foto ilustruese
UASHINGTON – Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump urdhëroi të mërkurën agjencitë federale të...
Bota
27 Shkurt 2025, 14:56
M.L
Vladimir Putin
RUSI- Vladimir Putin iu referua rifillimit të marrëdhënieve ruso-amerikane në një fjalim para zyrtarëve&n...