LIVE UPDATES
Bota

SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane

Në ndalesën e fundi të turneut në Amerikën Latine, Sekretari Rubio ndoqi të enjten një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ndërsa vendosi dokumentin e sekuestrimit zyrtar të avionit, i cili ndodhej në Santa Domingo për mirëmbajtje.

6 Shkurt 2025, 22:52 Nga N.F
SHBA konfiskon një aeroplan të qeverisë së Venezuelës
Foto ilustruese

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbikëqyri të enjten konfiskimin e një avioni të qeverisë së Venezuelës në Republikën Dominikane. Departamenti i Shtetit tha përmes një deklarate se konfiskimi i aeroplanit kishte baza ligjore që lidhen me shkeljen e sanksioneve amerikane, kontrollet e eksportit dhe pastrimin e parave nga qeveria e Venezuelës. Ky është avioni dytë venezuelian që konfiskohet nga Shtetet e Bashkuara në Republikën Dominikane gjatë muajve të fundit.

Në ndalesën e fundi të turneut në Amerikën Latine, Sekretari Rubio ndoqi të enjten një zyrtar të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ndërsa vendosi dokumentin e sekuestrimit zyrtar të avionit, i cili ndodhej në Santa Domingo për mirëmbajtje.

Departamenti i Shtetit tha se drejtues të lartë të qeverisë së Presidentit venezuelian Nicolas Maduro e kishin përdorur avionin e tipit ‘Dassaul Falcon 200’ për të shkuar në Greqi, Turqi, Rusi, Nikaragua dhe Kubë.

Gjatë kohës që shërbeu në Senatin e Shteteve të Bashkuara, zoti Rubio, djalë emigrantësh kubanë, ishte mbrojtës i zjarrtë i sanksioneve të ashpra ndaj qeverisë së Maduros, një aleat i ngushtë i qeverisë komuniste në Kubë. Sekretari Rubio tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Maduron si udhëheqës legjitim të Venezuelës.

Muajin e kaluar, Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, u takua me zotin Maduro për bisedime dhe u largua nga Karakasi me gjashtë amerikanë që ishin arrestuar në Venezuelë. Ai gjithashtu i ka kërkuar Venezuelës që të pranojë shtetasit e saj që do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara. Fitorja e zgjedhjeve të korrikut 2024 nga zoti Maduro është kundërshtuar nga opozita, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe shumë vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj