LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë

Megjithatë, ambasada kineze në SHBA tha se Kina nuk i ka ofruar armatim asnjërës palë, duke shtuar se ajo “nuk është shkaktare, apo palë në krizën e Ukrainës”.

15 Prill 2024, 20:45 Nga E. D
SHBA: Kina po forcon makinerinë e luftës ruse në Ukrainë
foto ilustruese

KINA- Kina po mbështet agresionin rus në Ukrainë duke ndihmuar Moskën në përforcimin më të madh ushtarak që nga epoka sovjetike, duke ofruar teknologji për dronët dhe raketat, imazhe satelitore dhe pjesë për makineritë, thanë të premten zyrtarë të lartë amerikanë.

Megjithatë, ambasada kineze në SHBA tha se Kina nuk i ka ofruar armatim asnjërës palë, duke shtuar se ajo “nuk është shkaktare, apo palë në krizën e Ukrainës”.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se Presidenti Joe Biden e ngriti këtë çështje me presidentin kinez Xi Jinping gjatë telefonatës së fundit mes tyre dhe se kjo është një temë diskutimi me aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe në mbarë botën.

Një zyrtar tha se ndihma kineze po plotëson boshllëqe jetike në industrinë e mbrojtjes të Rusisë dhe se po e ndihmon Moskën të sigurojë "përforcimin e saj më ambicioz të mbrojtjes që nga epoka sovjetike dhe në një periudhë kohore më të shpejtë nga sa ne besuam të ishte e mundur në fillim të këtij konflikti".

"Pikëpamja jonë është se një nga mundësitë me ndikimin më të madh që kemi tani në dispozicion për të mbështetur Ukrainën është që ta bindim Republikën Popullore të Kinës (PRC) të ndalë së ndihmuari Rusinë për rindërtimin e bazës së saj industriale ushtarake. Rusia më pas do të kishte vështirësi të mbështeste përpjekjet e saj të luftës pa ndihmën e PRC-së”, tha zyrtari.

Një zëdhënës i ambasadës kineze i tha agjencisë së lajmeve 'Reuters' se nuk duhet ndërhyrë e as kufizuar tregtia normale mes Kinës dhe Rusisë.

“I bëjmë thirrje palës amerikane të mos i trajtojë me përçmim dhe mospërfillje marrëdhëniet normale mes Kinës dhe Rusisë”, tha zoti Liu Pengyu.

Disa nga informacionet e dhëna nga zyrtarët amerikanë në një konferencë për shtypin mbështeteshin në të dhëna të deklasifikuara të zbulimit. Ata paraqitën një gamë të gjerë mënyrash se si Kina po ndihmon luftën dyvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, ndonëse Kina nuk ka ofruar atë që quhet 'ndihmë me materiale vdekjeprurëse'.

Presidenti Joe Biden ka ushtruar trysni ndaj republikanëve që kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar një ndihmë të rëndësishme ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo lufton kundër agresionit rus.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë qenë gjithashtu më të drejtpërdrejtë për përballjen me agresionin kinez në Detin e Kinës Jugore dhe ishullin e vetëqeverisur, Tajvanin.

Kina u ankua për atë që e shihte si retorikë kundër Kinës pas bisedimeve të Presidentit Biden këtë javë me udhëheqësit e Japonisë dhe Filipineve, duke nxitur një reagim nga Shtëpia e Bardhë për ta mohuar këtë.

Rusët ka të ngjarë të kenë përdorur importet e pajisjeve nga Kina për të rritur prodhimin e raketave balistike, thanë zyrtarët. Ata përmendën "Dalian Machine Tool Group", një nga prodhuesit kryesorë në Kinë të këtyre pajisjeve, si një kompani që furnizon Rusinë.

Në vitin 2023, 90% e importeve të pajisjeve mikro-elektronike në Rusi u morën nga Kina, pajisje të cilat Rusia i ka përdorur për të prodhuar raketa, tanke dhe avionë, thanë zyrtarët.

Ata thanë se kompanitë kineze si "Wuhan Global Sensor Technology Co", "Wuhan Tongsheng Technology Co Ltd" dhe "Hikvision 002415.SZ" po ofrojnë pajisje për t’u përdorur për sistemet ruse, përfshirë tanket dhe automjetet e blinduara.

Përveç kësaj, Rusia ka marrë pajisje të tjera për tanke dhe automjete të blinduara që prodhojnë firmat kineze "IRay Technology Co Ltd" me bazë në Yantai dhe Instituti i Kërkimeve të Kinës së Veriut për Elektro-Optikë, thanë ata.

Zyrtarët thanë gjithashtu se Kina i ka ofruar Rusisë motorë dronësh dhe motorë për raketat që lëshohen nga anijet dhe se kompanitë kineze dhe ruse kanë punuar për të prodhuar së bashku dronë brenda Rusisë.

Kompanitë kineze ka të ngjarë t'i ofrojnë Rusisë nitro-celulozë për të prodhuar lëndën e nevojshme për armatimet, duke e ndihmuar kështu Rusinë të zgjerojë me shpejtësi kapacitetin e saj për të prodhuar municione jetike, si predhat e artilerisë, shtuan ata.

Zyrtarët amerikanë thanë gjithashtu se Kina po ndihmon Rusinë të përmirësojë aftësitë satelitore të saj dhe kapacitetet e tjera të bazuara në hapësirë për t’i përdorur në Ukrainë, duke rritur kërcënimin rus edhe për mbarë Evropën. Ata thanë se Shtetet e Bashkuara kanë informacione që Kina po i ofron imazhe satelitore Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës./VOA

zyrtarë të lartë amerikanë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj