Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit.

IRAN- Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ka sulmuar Iranin për të nëntën natë radhazi, me synimin për t’i dobësuar aftësitë e Teheranit për të goditur anijet në Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se sulmet u kryen në nderim të amerikanëve të vrarë gjatë operacioneve të ditëve të fundit.
“Edhe sonte i goditëm shumë rëndë dhe këtë e bëmë në nderim të - me gjasë - tre patriotëve të mëdhenj”, u tha Trump gazetarëve.
Ai tha se i vjen shumë keq për ushtarët amerikanë që humbën jetën, duke shtuar se ata ranë duke luftuar që “Irani të mos ketë armë bërthamore”.
Ai i bëri këto komente gjatë kthimit në Uashington, pasi ndoqi finalen e Kupës së Botës në Nju Xhersi.
CENTCOM njoftoi, ndërkohë, se forcat amerikane “nisën një valë të re sulmesh ndaj Iranit për të nëntën natë radhazi”.
Sipas komandës amerikane, sulmet synojnë të dobësojnë kapacitetet ushtarake të Iranit që përdoren për të sulmuar anije tregtare dhe marinarë civilë, që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
CENTCOM raportoi më herët për viktimat e para në radhët e forcave amerikane që nga përshkallëzimi i luftës me Iranin në mujain mars.
Sipas njoftimit, dy ushtarë amerikanë u vranë më 17 korrik, ndërsa i treti u raportua i zhdukur gjatë mbrojtjes kundër një sulmi iranian me raketa dhe dronë, në një lokacion të pazbuluar në Jordani.
Më vonë, ushtria amerikane tha se në vendngjarje u gjetën mbetje mortore të paidentifikuara, duke rritur gjasat që edhe ushtari i tretë të ketë humbur jetën.
Më 19 korrik, CENTCOM tha se një tjetër ushtar amerikan është vrarë në Irak si pasojë e shpërthimit të municionit nga një dron i rrëzuar iranian.
Një ushtar tjetër u plagos lehtë dhe vazhdon të marrë trajtim mjekësor.
Irani, në anën tjetër, vazhdoi sulmet e tij, duke goditur disa prej aleatëve arabë të Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik, në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore amerikane.
Ushtria izraelite i tha agjencisë AFP se forcat izraelite dhe ato jordaneze kapën një raketë iraniane, e cila kishte në shënjestër qytetin jordanez të Akabës.
Ushtria e Jordanisë tha se ka rrëzuar “tri raketa iraniane që synonin territorin e mbretërisë”, por nuk tregoi se cilat zona ishin shënjestruar.
Kuvajti, po ashtu, njoftoi se Irani ka goditur një central për prodhimin e energjisë dhe furnizimin me ujë, duke shkaktuar zjarr.
Ky ishte sulmi i tretë brenda tri ditësh ndaj një objekti të tillë në Kuvajt.
Autoritetet thanë një ditë më parë se ishte goditur edhe një objekt i naftës./REL
Foto ilustruese KANADA- Qeveria kanadeze ka njoftuar vendosjen e një mase të përkohshme për të parandaluar përhapjen e epidem...
Trumpip- Infantino SHBA- Presidenti Donald Trump zuri vendin e tij në finalen e Kupës së Botës në stadiumin e New York New Je...
çfarë u sekuestrua GREQI- Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të përbërë nga dy shtetas t&...
PERU- Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 21 u plagosën pasi dy tërmete me magnitudë 5.1 dhe 3.7 të ...
Hakeri TAJLANDË- Në shtator të vitit 2024, ekspertët holandezë të sigurisë kibernetike zbuluan se dikush kishte dep...
Foto ilustruese IZRAEL- Kolonët izraelitë kanë sulmuar gjatë natës fshatin Al-Tuwani në Bregun Perëndimor të pushtu...
RUSI- Viktor Hordiyenko ishte dëshmitar i djegies rishtazi të punës së tij të palodhshme dyvjeçare, kur forcat ruse sulmu...
Luigi Esposito ITALI- Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Italinë, ku është gjetur i pajetë dhe i djegur trupi i ...
Rome ITALI- Rreth 6,000 anëtarë të forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë së Italisë marshuan n...
Pamje GUAJANA- Një traget me 116 pasagjerë është fundosur në brigjet e Guajanës, duke shkaktuar një operacion të gj...