LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja donte ta përfshinte Navalnyn në këmbimin e të burgosurve

Pak pasi Navanly vdiq, aleatët e tij thanë se Moska ishte përfshirë në bisedime me Perëndimin për një këmbim të të burgosurve ku do të përfshihej edhe politikani. Disa javë më vonë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha gjithashtu se ishte i gatshëm ta lironte Navalnyn në një këmbim të burgosurish, me kusht që ai të mos kthehej kurrë më në Rusi.

2 Gusht 2024, 09:30 Nga N.F
SHBA-ja donte ta përfshinte Navalnyn në këmbimin e të
Navalny

SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin punuar për ta përfshirë liderin opozitar rus, Alexei Navalny, në këmbimin e të burgosurve, para se ai të vdiste në burg.

Pak pasi Navanly vdiq, aleatët e tij thanë se Moska ishte përfshirë në bisedime me Perëndimin për një këmbim të të burgosurve ku do të përfshihej edhe politikani. Disa javë më vonë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha gjithashtu se ishte i gatshëm ta lironte Navalnyn në një këmbim të burgosurish, me kusht që ai të mos kthehej kurrë më në Rusi.

Sullivan, duke folur për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë pas njoftimit për lirimin e 16 të burgosurve nga burgjet e Rusisë dhe Bjellorusisë në këmbim të lirimit të tetë rusëve, tha se në kohën e vdekjes së Navalnyt, zyrtarët po bisedonin për një këmbim të mundshëm që do ta përfshinte Vadim Krasikovin.

Krasikov, njëri nga tetë rusët e liruar në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, ishte dënuar për vrasjen e një ish-militanti çeçen në Berlin më 2019. Pasi Navalny vdiq në një burg në Arktik në rrethana të dyshimta më 16 shkurt, zyrtarët e lartë amerikanë bënë përpjekje edhe më të mëdha për ta nxitur Gjermaninë ta lirojë Krasikovin.

Disa prej bashkëpunëtorëve të Navalnyt u liruan, përfshirë Lilia Chanysheva, Ksenia Fadeyeva, dhe Vadim Ostanin. Në këmbim u përfshi edhe politikani opozitar rus, Ilya Yashin, një kritik i madh i Kremlinit. Aleati më i ngushtë i Navalnyt, Leonid Volkov, tha se këmbimi historik i të burgosurve ndodhi shumë vonë për mikun e tij.

“Sot, ne po e festojmë lirimin e të burgosurve politikë, pengjeve të Putinit të cilët po vuanin në gulagun e Putinit. Por, prapëseprapë do të jetë gëzim me lot në sytë e tonë. ‘Këmbimi i Navalnyt’ ka ndodhur... por pa Navalnyn. Dhemb shumë”, shkroi ai në X.

E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, reagoi gjithashtu për këmbimin e të burgosurve, duke thënë se është “e lumtur” që gati dhjetëra aktivistë dhe politikanë opozitarë rusë janë liruar.

“Lirimi i çdo të burgosuri politik është fitore e madhe dhe arsye për të festuar”, shkroi Navalnaya në X, duke shtuar se të liruarit janë “shpëtuar nga regjimi i Putinit”.

Navalnaya bisedoi me telefon me nënpresidenten Kamal Harris, tha zëdhënësja e Navalnayas. Harris i telefonoi asaj “për t’i shprehur mbështetjen, duke e nënvizuar kontributin e Alexeit dhe Yulias për të luftuar për një Rusi demokratike”, shkroi Kira Yarmysh në X./ REL

alexei navalny shba kembimi i te burgosurve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet