LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Kina zhvillojnë bisedime mbi tensionet në Detin e Kinës Jugore dhe çështje të tjera

Komunikimi midis dy ushtrive u ndërpre në vitin 2021, pasi tensionet SHBA-Kinë u rritën për shkak të dallimeve në rritje për çështje si sovraniteti i Tajvanit, origjina e pandemisë së COVID-19 dhe çështjet ekonomike.

15 Shtator 2024, 22:50 Nga r.lll
SHBA dhe Kina zhvillojnë bisedime mbi tensionet në Detin e Kinës
pamje nga takimi

PEKIN- Udhëheqës ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u takuan në Pekin për bisedime rutinë, që rifilluan në janar pas një pezullimi gati dy vjeçar për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Takimet përfunduan të dielën dhe zyrtarët diskutuan çështje si Tajvani, lufta Rusi-Ukrainë dhe incidentet në Detin e Kinës Jugore.

Michael Chase, zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes për Kinën, Tajvanin dhe Mongolinë udhëhoqi delegacionin amerikan në Bisedimet dypalëshe të Koordinimit të Politikave të Mbrojtjes, të cilat u mbajtën për herë të fundit në janar. Ndërsa bisedimet nuk pritej të zgjidhnin dallimet mbi çështjet si incidentet në Detin e Kinës Jugore dhe Tajvani, Shtetet e Bashkuara vazhdimisht bën përpjekje për të nxitur diskutime për shmangie të konfliktin mes dy vendeve.

Takimet u zhvilluan pas pjesëmarrjes së zotit Chase në takimin e Xiangshanut në Pekin, një forum i mbrojtjes, që është i ngjashëm me forumin “Dialogu Shangri-La” në Singapor, në të cilin marrin pjesë zyrtarë të lartë të mbrojtjes nga rajoni i Azi-Paqësorit.

Komunikimi midis dy ushtrive u ndërpre në vitin 2021, pasi tensionet SHBA-Kinë u rritën për shkak të dallimeve në rritje për çështje si sovraniteti i Tajvanit, origjina e pandemisë së COVID-19 dhe çështjet ekonomike.

Pekini, në të kaluarën ka injoruar kërkesat e Shteteve të Bashkuara për angazhim në bisedime, veçanërisht lidhur me interceptimet e avionëve dhe anijeve kineze nga ushtria amerikane. Ndërsa komunikimet rifilluan pas takimit të presidentit Joe Biden me homologun e tij kinez Xi Jinping në San Francisko nëntorin e kaluar, nuk është e qartë nëse bisedimet e këtij lloji do të mund të vazhdojnë gjatë garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Në bisedimet dypalëshe u diskutua mbi mbështetjen e Kinës për Rusinë gjatë luftës së saj në Ukrainë, si dhe veprimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore, tha një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes në një konferencë për shtypin. Të dielën, anija filipinase “BRP Teresa Magbanua” filloi të largohej nga një rajon i cekët ujor, ndaj të cilit Kina ka pretendime territoriale, për t’u furnizuar dhe për trajtime mjekësore të nevojshme për ekuipazhin e saj. Zyrtari i mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara "po ndiqnin nga afër zhvillimet atje".

Pretendimet territoriale të Pekinit në Detin e Kinës Jugore janë bërë gjithnjë e më agresive dhe janë shoqëruar me përplasje në rritje me rojet bregdetare të Filipineve. Në gusht, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për një përplasje midis anijeve të tyre, që rezultuan në dëmtimin e një anijeje filipinase.

Pretendimet territoriale në rajonet e cekëta detare kanë shkaktuar incidente si ai në ishullin Sabina, që Kina dhe Filipinet thonë se është pjesë e territorit të tyre. Kina bllokoi përpjekjet për të furnizimin e anijes “BRP Teresa Magbanua”, në gusht, me ndihmën e një forcë prej 40 anijesh.

Filipinet thanë se do të dërgonin menjëherë në rajon një anije tjetër, por largimi i anijes “BRP Teresa Magbanua” ka rritur shqetësimin se Kina mund të marrë nën kontroll këtë zonë detare. Shkencëtarët filipinas kishin gjetur më parë grumbuj koralësh të grimcuar në zonat e saj të cekëtat, duke shkaktuar shqetësimin se Kina mund të përgatitet të ndërtojë një strukturë për forcuar pretendimet e saj territoriale të këtij rajoni të Filipineve.

Kina konfirmoi fillimin e largimit të anije nga rajoni, për të cilën tha se "shkelte sovranitetin territorial të Kinës".

“Gjatë kësaj periudhe, Kina ka marrë masa kontrolli ndaj anijes në përputhje me ligjin dhe ka penguar përpjekjet e shumta nga pala filipinase për të furnizuar me forcë anijen”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Kinës, Liu Dejun./VOA

shba kine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj