LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Demokracia, një nga faktorët në zgjedhjet e 8 nëntorit

Bill Greiner, një pronar restoranti, tha se kandidatët e mbështetur nga zoti Trump fituan zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane dhe më pas u hapën rrugë demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme.

11 Nëntor 2022, 07:51 Nga DOSJA
SHBA: Demokracia, një nga faktorët në zgjedhjet e 8 nëntorit
Foto Ilustruese

SHBA- Në zgjedhjet e kësaj jave në Shtetet e Bashkuara ishte një kandidat që nuk shfaqej me emër në fletët e votimit: demokracia amerikane. Shumë nga kandidatët që mbështetën pretendimin se ish-presidenti Donald Trump fitoi në zgjedhjet e vitit 2020, humbën garat që mund t'u kishin dhënë atyre mundësinë të ndikonin në zgjedhjet e ardhshme.

Por faktorët që vunë në rrezik demokracinë mbeten ,dhe amerikanët i shohin ato nga këndvështrime shumë të ndryshme, në varësi të politikës së tyre. Në New Hampshire, votuesit rizgjodhën guvernatorin republikan Chris Sununu për një mandat të katërt, por refuzuan tre kandidatë për kongresin të cilët ose u mbështetën nga zoti Trump ose u radhitën në krah të ish-presidentit. Përkundrazi, votuesit rikthyen në Uashington zyrtarët demokratë.

Bill Greiner, një pronar restoranti, tha se kandidatët e mbështetur nga zoti Trump fituan zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane dhe më pas u hapën rrugë demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme. Zoti Greiner, një republikan, tha se në të kaluarën se ai ka mbështetur kandidatët e partisë së tij kur kandidatët e tij të preferuar kishin humbur zgjedhjet paraprake, por ai nuk mund të votonte për kandidatët që vazhdonin të mohonin legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

"Zgjedhjet nuk u vodhën dhe cilido që ka si temë qendrore mohimin e zgjedhjeve nuk do të ketë sukses," thotë ai.

Në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit, Presidenti Joe Biden vuri në qendër të vëmendjes kërcënimet ndaj demokracisë amerikane, megjithëse kritikët sugjeruan se ishte një taktikë për të larguar vëmendjen nga shifrat e ulëta për mbështetjen e tij dhe shqetësimet e votuesve për ekonominë. Të enjten, zoti Biden tha se parimet thelbësore të vendit kishin rezistuar: "Kishte shumë shqetësime nëse demokracia do ta përballonte sfidën. Dhe ia doli!"

Dita e zgjedhjeve tregoi se zoti Biden nuk ishte i vetmi që shqetësohej në këtë drejtim: 44% e votuesve thanë se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor për ta, sipas një sondazhi me më shumë se 94,000 votues në mbarë vendin. Kjo përfshinte rreth 56% të demokratëve dhe 34% të republikanëve. Por në mesin e republikanëve, ata që identifikohen si pjesë e lëvizjes “Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore (MAGA)" të Donald Trumpit, kishin më shumë gjasa se të tjerët të thonin se e ardhmja e demokracisë ishte faktori kryesor kur votonin, 37% me 28%.

Shqetësimet për demokracinë ishin një emërues i përbashkët mes anëtarëve të dy partive të mëdha, por për arsye të ndryshme: vetëm rreth një e treta e republikanëve besojnë se zoti Biden u zgjodh në mënyrë legjitime, sipas sondazhit të agjencisë AP, duke demonstruar se sa shumë kanë depërtuar pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhjet në partinë e tij.

Demokratët, ndërkohë, besonin se përhapja e gënjeshtrave zgjedhore dhe numri i kandidatëve republikanë që i përsërisnin ato ishin një sulm mbi themelet e demokracisë. Disa nga kandidatët më të zëshëm që mohuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale 2020 i humbën garat për poste mbarëkombëtare. Akuzat e ish-presidentit Trump për manipulime u hodhën poshtë nga dhjetëra gjykata, përfshirë nga gjyqtarë të emëruar prej tij.

Megjithatë nuk është e lehtë të çrrënjosen teoritë e konspiracionit. Ato krijuan terrenin për mbjelljen e mosbesimit kur u shfaqën probleme rutinë të martën në Detroit dhe në qarkun Maricopa të Arizonës. Problemi u zgjidh lehtësisht, por jo përpara se të ngjallte debat në mediat sociale, përfshirë postimet e zotit Trump.

Megjithatë, fakti që disa prej mbështetësve më të fortë të pretendimeve të zotir Trump pranuan humbjen mund të ndihmojë në "rikthimin e normave të procesit demokratik që u goditën gjatë presidencës së zotit Trump," thotë historiani i Universitetit Dartmouth, Matthew Delmont. Pyetja që shtrohet tani është nëse demokracia është e sigurt në mënyrë të përhershme apo thjesht për momentin”, shton ai.

Marrë nga VOA

zgjedhjet e mesmandatit ne shba

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim