LIVE UPDATES
Bota

“I pasjellshëm, arrogant”, Scholz masakrohet në rrjet pas ‘ironisë’ me gazetaren

Video bëri xhiro në media sociale gjermane, vetëm në Twitter ai është klikuar mbi 1,6 milionë herë. Shumica e shikuesve ishin të indinjuar. Shumë komentues dhe përfaqësues të medias e quajtën sjelljen e kancelarit "arrogante” dhe të padenjë për postin e tij si kancelar, si  njeri, por edhe si organizator i samitit.

6 Korrik 2022, 09:57 Nga e.k
“I pasjellshëm, arrogant”, Scholz masakrohet në rrjet pas
Olaf Scholoz

GJERMANI- Jo vetëm kryeministri, Edi Rama, edhe kancelari Olaf Scholz, u sulmua masivisht javën e kaluar nga opinioni për një “shaka të pakuptuar”.

Pak ditë para se kryeministri Edi Rama të shqiptonte masën drastike të përjashtimit të gazetarit Klevin Muka, opinioni mediatik gjerman u morr intensivisht me një sjellje - sipas mendimit të shumicës së komentuesve - arrogante të kancelarit Scholz ndaj gazetares politike të DW, Rosalia Romaniec. Ngjarja ndodhi pikërisht në konferencën e shtypit në përfundim të samitit të G7-ës në Elmau, të Bavarisë. 

Pyetja e saj: A do të mundeshit të specifikoni se çfarë sigurie i garantojnë fuqitë e G7-ës Ukrainës, edhe pas luftës?

Scholz: "Po."  Pas një pauze ngërqeshet dhe shton: "Do të mundesha."  Sërish ngërqeshet, ngre vetullën, sheh nga publiku. Shumë pak gazetarë i bashkohen ngërqeshjes së kreut të qeverisë. "Kaq ishte!”, thotë ai dhe shton edhe një racion ngërqeshjeje.

Video bëri xhiro në media sociale gjermane, vetëm në Twitter ai është klikuar mbi 1,6 milionë herë. Shumica e shikuesve ishin të indinjuar. Shumë komentues dhe përfaqësues të medias e quajtën sjelljen e kancelarit "arrogante” dhe të padenjë për postin e tij si kancelar, si  njeri, por edhe si organizator i samitit.  

Rosalia Romaniec, gjermane me prejardhje nga Polonia, e ruajti mirësjelljen, por reagoi në Twitter,

"Sa keq, zoti Kancelar! Kur kam mësuar gjermanisht më kanë rekomanduar që në konferenca shtypi ta ruaj formën e mirësjelljes. Dhe e kisha seriozisht me atë pyetje

Më të ashpër ishin kolegët e tjerë, shumica drejtues departamentesh në gazetat dhe revistat kryesore të Gjermanisë.

"Siri, përkufizo arrogancën”, shkroi në Twitter, Mathieu von Rohr, drejtues i departamentit të jashtëm, në revistën Der Spiegel. 

Markus Decker, nga Redaktion Netzwerk Deutschland, shkroi po në Twitter. "Të trajtosh me arrogancë një gazetare që bën një pyetje plotësisht legjitime me një ton të sjellshëm – kjo është gjë që s'bëhet. As si njeri dhe as si kancelar.”

Kryeredaktorja e të përditshmes gjermane, tageszeitung, Ulrike Winkelmann, e quajti këtë reagim "momenti Schröder”, duke iu referuar kështu ish-kancelarit socialdemokrat (1998-2005). "Pyetja që karakterizonte konferencat e shtypit me të ishte, se a do të arrinte egoja sallëmbushëse e tij që ta degdiste renë e egove të gazetarëve nëpër qoshkat dhe cepat më të largët të sallës. Në të shumtën e herës fitonte egoja e Schröderit", kujton ish-korrespondentja parlamentare, Ëinkelmann në një artikull. "Është një lojë ndërmjet qeveritarëve dhe gazetarëve, është edhe lojë për pushtet”.

Hamburger me humor

Scholz vetë më në fund, të dielën, më 3.7.2022, e zgjidhi enigmën e sjellës që indinjoi gazetarët. Pas shumë spekulimesh në media për motivin që e shtyu të sillej në atë mënyrë, në intervistën e madhe të verës në ARD, për pyetjet e bëra nga gazetarja për garancitë e sigurisë për Ukrainën ai tha: "Është ende herët që të flitet për këtë temë ashtu si duhet, sepse mund të prodhonte kriza”. Dhe shtoi: „Dhe kur e njëjta pyetje bëhet për herë të tretë, mund të thuhet edhe, se kësaj pyetjeje i jam përgjigjur”.

Politologu, Werner Weidenfeld, i cili ka vite që vëzhgon komunikimin e kancelarëve, Helmut Kohl, Gerhard Schröder, Angela Merkel dhe tani Olaf Scholz,  kishte spekuluar që më parë se kjo sjellje e Scholzit, kishte qenë një lloj humori hamburgez.  "Scholz komunikon në një mënyrë të relaksuar, miqësore, hamburgeze, por i mungon saktësia strategjike", tha ai në një intervistë për DW. 

Stil i vjetruar

Por Weidenfeld është i mendimit se ky stil nuk përputhet me nevojat e kohës dhe vetëkuptimin e shoqërive të sotme. Sidomos në këto kohëra të ndërlikuara, me probleme serioze si kriza e klimës, pandemia e koronës dhe lufta në Ukrainë, është vendimtare që kreu i një qeverie të mos e lëshojë nga dora pushtetin e interpretimit. "Prandaj edhe është kaq e rëndësishme që të sqarohet opinioni”, thotë Weidenfeld. "Politika është pikërisht pushteti i interpretimit që ofron dhe ndërmjetëson një politikan.” 

Ulrike Winkelmann, kryeredaktore e taz-it, së paku vëren një efekt pozitiv nga ky incident. Ai tregoi se vetëdija e gazetarëve ka evoluar, dhe se ata nuk janë më të gatshëm të pranojnë heshturazi qoftë edhe një shaka të pakuptuar. "Loja për pushtetin tashmë funksionon me rregulla pak më ndryshe”, shkruan Winkelmann. "Ndërprerja e fjalës, keqinterpretimi apo injorimi i pyetjes, këto janë teknika kulturore pa të ardhme. E ky është ndërkohë një verdikt shpartallues”.  

Marrë nga DW

gjermani olaf scholz

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez